LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme godet ekonominë gjermane, rritja do të jetë vetëm 0.5% këtë vit

Raporti vjetor ekonomik, të cilin ajo e paraqiti në janar para sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, tani mund të hidhet në shportë. Në atë kohë, ajo ende parashikonte një rimëkëmbje të ngadaltë, por të qëndrueshme ekonomike.

24 April 2026, 09:02 Nga E. D
Lufta në Lindjen e Mesme godet ekonominë gjermane, rritja do të
Katherina Reiche

GJERMANI- Ministrja e Ekonomisë Katherina Reiche pati shumë lajme të këqija kur doli para gazetarëve në Berlin. Vlerësohet, tha ajo, se lufta në Iran do të shkaktojë uljen e parashikimeve të mëparshme, ndaj rritja e ekonomisë gjermane në këtë vit do të jetë vetëm 0.5 përqind. "Ky përshkallëzim na ka kthyer prapa ekonomikisht", tha Reiche.

Raporti vjetor ekonomik, të cilin ajo e paraqiti në janar para sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, tani mund të hidhet në shportë. Në atë kohë, ajo ende parashikonte një rimëkëmbje të ngadaltë, por të qëndrueshme ekonomike.

Çfarë ndodh nëse lufta vazhdon? Çfarë nëse Ngushtica e Hormuzit hapet së shpejti dhe nafta rrjedh normalisht? Ministrja nuk mund të parashikojë se cili prej këtyre skenarëve do të ndodhë. Këto ditë, ju nevojitet një top kristali për këtë.

Megjithatë, ajo që është e sigurt, thotë Reiche, është se inflacioni do të arrijë të paktën rreth 2.7 përqind këtë vit. Rritja e inflacionit nxitet nga rritja e çmimeve të benzinës, naftës, gazit dhe energjisë elektrike.

Shoku dhe kriza

Pas recesionit, rritja ekonomike gjermane dukej delikate dhe e brishtë. Tani erërat janë më të fuqishme. "Lufta në Lindjen e Mesme çoi në një tronditje energjitike që nuk mundëm ta parandalonim, por që po ushtron një presion mbi njerëzit dhe ekonominë”, thotë Reiche.

Reformat janë bërë edhe më urgjente për të rritur "rritjen potenciale”. "Potenciali” i ekonomisë gjermane – domethënë rritja në kohë "normale” – vlerësohet të jetë vetëm 0.5 përqind. Dhe kjo është shumë pak për të siguruar prosperitet në Gjermani në vitet e ardhshme.

Rimëkëmbja aktuale e ngadalshme pas viteve të recesionit është po ashtu për shkak të investimeve të mëdha shtetërore. Qeveria e Kancelarit Friedrich Merz ka marrë hua shumë të mëdha të parave. Gjysma e tyre do të shkojë për mbrojtje ndërsa gjysma tjetër për infrastrukturë.

Vendet e punës në industri po zhduken ose po migrojnë jashtë vendit, ankohet Reiche. "Dobësia në rritjen ekonomike është strukturore – vendet e tjera i kanë bërë detyrat e shtëpisë më mirë.”

Sipas Komisionit Evropian, Gjermania do të ketë rritjen më të ulët në BE.

Reiche kundërshton taksën mbi fitimet shtesë

Reiche nuk sheh asgjë të mirë në ndërhyrjen në treg, për shembull duke kufizuar çmimin e karburantit në pompa. Këtu ajo ndryshon nga Ministri i Financave Lars Klingbeil nga partia SPD,

Paratë e taksave që mund të përdoren për njëfarë lehtësimi "nuk bien nga qielli", tha Reiche. Ajo gjithashtu kundërshton një taksë të veçantë mbi fitimet shtesë që po shënon industria e naftës në Gjermani. Ajo thotë se kjo mund të çojë në uljen e kapacitetit të rafinerive ose zhvendosjen e operacioneve diku tjetër.

Komisioni Evropian gjithashtu e sheh një taksë të tillë me skepticizëm, megjithëse e bëri të mundur me fillimin e agresionit rus kundër Ukrainës katër vjet më parë. Gjermania ka mbledhur dy miliardë e gjysmë euro nga taksat, por çështja është ende duke u përpunuar para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg.

A po vjen shtrëngimi i rripit?

Institutet kryesore ekonomike publikuan parashikimet e tyre para Pashkëve. Ngjashëm me Ministrinë e Ekonomisë tani, ato gjithashtu i përgjysmuan parashikimet e tyre të rritjes ekonomike.

Timo Wollmersheim, nga Instituti për Kërkime Ekonomike në Universitetin e Mynihut, kujton se edhe kjo rritje e vogël do të vijë vetëm si rezultat i investimeve masive qeveritare. Dhe kjo ka një çmim.

Normat e interesit për borxhin qeveritar do të rriten aq shumë sa që deri në fund të kësaj dekade, siç thonë ekspertët, do të nevojiten "përpjekje të konsiderueshme konsolidimi".

E përkthyer në terma të thjeshtë - rripat e pagave do të duhet të shtrëngohen. Dhe kjo do të thotë shkurtim i parave për përfitimet sociale dhe pensionet, ndër tjerash./DW

katherina reiche

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin