LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump: Është arritur marrëveshje për çarmatimin e Hamasit

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

31 July 2026, 14:59 Nga E.d
Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump: Është arritur marrëveshje
Foto ilustruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se bisedimet e zhvilluara të enjten në Kajro mes ndërmjetësve dhe udhëheqësve të Hamasit kanë çuar në arritjen e një marrëveshjeje për çarmatimin e grupit militant me faza në Gazë.

Megjithatë, një zyrtar i Hamasit e përshkroi marrëveshjen si draft, ndërsa zyrtarë amerikanë thanë se Izraeli nuk është i bindur se grupi militant palestinez do t’i dorëzojë armët.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

"Sot, Bordi i Paqes arriti një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gazë", tha Trump në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se çarmatimi do të bëhet me faza.

"Ky është një hap i madh drejt një paqeje dhe sigurie të qëndrueshme", nënvizoi Trump.

Trump tha se marrëveshja është hap vendimtar drejt krijimit të një qeverie të re palestineze që do ta qeverisë Gazën dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të ashtuquajturin Bord i Paqes.

"Në të njëjtën kohë, Izraeli do të ketë sigurinë që meriton, pasi Gaza nuk do të përdoret më si bazë për sulme terroriste", shtoi ai. 

Një burim i Hamasit i tha Reutersit se "draft-marrëveshja" parashikon që armët e rënda të ruhen dhe të mbeten vetëm nën kontrollin e një administrate palestineze, dhe ato nuk mund t'i dorëzohen Izraelit.

"Nuk do të ndërmarrim asnjë veprim lidhur me çarmatimin para se Izraeli të tërhiqet nga Rripi i Gazës", tha për Al Jazeera Ghazi Hamad, anëtar i ekipit negociator të Hamasit.

Një zyrtar amerikan u tha gazetarëve të enjten se Izraeli është "shumë skeptik se Hamasi do të çarmatoset".

"Ne jemi shumë të bindur se ata do t'i përmbahen marrëveshjes", shtoi zyrtari amerikan. "Nëse nuk e bëjnë, padyshim që presidenti Trump do të jetë shumë, shumë i zhgënjyer".

Po ashtu, u ngritën pikëpyetje edhe për kohëzgjatjen e procesit. Një zyrtar i Bordit të Paqes vlerësoi se ai mund të zgjasë nga 200 deri në 320 ditë, por një zyrtar amerikan e hodhi poshtë këtë afat.

Një zyrtar izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti, tha para njoftimit të Trumpit se Izraeli kishte refuzuar një propozim.

"Izraeli kërkon çarmatimin e plotë të Hamasit, përfshirë largimin e të gjitha armëve nga Gaza dhe demilitarizimin e plotë të Rripit si parakusht për çdo proces", tha ai të enjten.

"Dokumenti me 15 pika nuk jep përgjigje të kënaqshme ndaj këtyre kërkesave dhe Izraeli i ka bërë të ditura mospajtimet e veta".

Udhëheqësit e Hamasit zhvilluan bisedime me ndërmjetës nga Egjipti, Katari dhe Turqia për fazën e dytë të planit të Trumpit për Gazën, ashtu siç ua kishte paraqitur Bordi i tij i Paqes.

Trump e krijoi këtë bord për ta mbikëqyrur planin që synon përfundimin e luftës së Izraelit në Gazë dhe rindërtimin e territorit të shkatërruar palestinez.

Pjesë e këtij bordi është edhe Kosova. 

Ai emëroi anëtarët e bordit, duke e vendosur veten në krye të tij, dhe vitin e kaluar tha se ky organ do të mbikëqyrte qeverisjen e përkohshme të Gazës.

"Përpara nesh është një Gazë e rindërtuar, e qeverisur nga palestinezët dhe në paqe me Izraelin, me një perspektivë politike drejt një zgjidhjeje kuptimplotë të konfliktit izraelito-palestinez", tha në një deklaratë Nickolay Mladenov, i dërguari i Bordit të Paqes për Gazën, pas postimit të presidentit.

Zyrtarët e përfshirë në bisedime ndanë pak hollësi lidhur me planet për rindërtimin e Gazës.

Plani parashikon gjithashtu rritjen e ndihmës humanitare, qeverisjen nga një administratë civile palestineze, tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza dhe vendosjen e një force ndërkombëtare për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë.

Dorëzimi i armëve mund të jetë pengesa kryesore

Realiteti në terren në Gazë, deri tani, mbetet larg synimeve të marrëveshjes.

Hamasi kërkon që Izraeli të zotohet për ndërprerjen e sulmeve ndaj Gazës dhe t’i tërheqë forcat e tij.

Ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me armët e lehta ose ato personale, apo nëse qëndrimi i ri i Hamasit do të pranohet nga Izraeli ose nga Bordi i Paqes.

Një diplomat i përfshirë në bisedime tha se plani përfshin eliminimin e tuneleve, depove të armëve dhe objekteve për prodhimin e armëve, duke shtuar se në fund të procesit nuk do të mbetet asnjë infrastrukturë ushtarake e grupeve militante në Gazë.

"Kjo nuk është në të vërtetë një marrëveshje e bazuar te besimi", tha të enjten një zyrtar amerikan, duke e cilësuar atë si një "marrëveshje të bazuar në përmbushjen e kushteve".

Ndërkohë, ushtria izraelite ka vazhduar ta zgjerojë kontrollin e saj ushtarak në Gazë, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli synon ta zgjerojë zonën nën kontrollin e tij në 70 për qind të enklavës.

Ende mbetet e paqartë se sa trupa do të jenë në dispozicion për t'u vendosur në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (FNS) dhe nëse trupat izraelite do të tërhiqen nga enklava.

Kosova është në mesin e pesë shteteve të para – së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë – që janë zotuar për angazhim në këtë mision, me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Në maj të këtij viti, Kosova dërgoi një ekip ushtarësh në Gazë, për të bërë vlerësimin e vendit ku do të veprojë si pjesë e misionit paqeruajtës.

Sulmet vazhdojnë

Zyrtarët shëndetësorë thanë se sulme të ndara izraelite vranë të paktën dy fëmijë, një grua dhe tre burra në Gazë të enjten.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur militantë të Hamasit në enklavë.

Armëpushimi në Gazë është shkelur vazhdimisht. Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë dhe autoriteteve izraelite, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në tetor, më shumë se 1.200 palestinezë, kryesisht civilë, janë vrarë nga sulmet izraelite, ndërsa katër ushtarë izraelitë janë vrarë nga militantët.

Hamasi zakonisht nuk publikon të dhëna për humbjet në radhët e veta./REL

shba hamas lufta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin