LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë, Heusgen: Rusia po luan lojëra kudo

Përveç luftës në Ukrainë, Rusia po përdor luftën hibride në vende të ndryshme për të arritur interesat e saj, paralajmëron Christoph Heusgen, kryetar i Konferencës së Mynihut për Sigurinë, në një intervistë për DW.

3 December 2022, 09:47 Nga d.a.
Lufta në Ukrainë, Heusgen: Rusia po luan lojëra kudo
Christoph Heusgen

GJERMANI-Përveç luftës në Ukrainë, Rusia po përdor luftën hibride në vende të ndryshme për të arritur interesat e saj, paralajmëron Christoph Heusgen, kryetar i Konferencës së Mynihut për Sigurinë, në një intervistë për DW.

DW: Zoti Ambasador, në fjalën e hapjes së Takimit të krerëve të Konferencës së Mynihut për Sigurinë, presidenti rumun theksoi, se rajoni i Detit të Zi ka kohë që është kthyer në objektivin kryesor të sjelljes agresive të Rusisë. Ç'duhet të bëjë NATO në rajon nga pikëpamja ushtarake në mënyrë që të dekurajojë Rusinë?  

Christoph Heusgen: Presidenti rumun ka të drejtë, NATO nuk është përqendruar sa duhet në Detin e Zi. Ne të gjithë i kemi pasur sytë tek Deti Baltik, ku po ashtu agresioni rus është prezent, por lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka kthyer Detin e Zi në qendër të vëmendjes sonë. Po, ne duhet të jemi më aktivë në rajon, dhe për këtë po japim një sinjal duke mbajtur në Budapest takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s. Po ashtu, Konferenca e Sigurisë në Mynih organizon për herë të parë këtu Takimin e krerëve të Mynihut. Unë mendoj se dëshira e presidentit rumun, për të tërhequr më shumë vëmendjen për këtë rajon po merret aktualisht parasysh nga partnerët. 

DW: A duhet të përpiqet, sipas mendimit tuaj, Ukraina për ta rimarrë Krimenë? 

Christoph Heusgen: Krimeja është pjesë e Ukrainës dhe Ukraina ka gjithë të drejtat që ta rimarrë dhe të mbajë territorin e saj, por ky vendim duhet marrë nga Ukraina vetë. Gjermania është munduar shumë që të përballojë sfidat diplomatike që kemi pasur me Rusinë gjatë invazionit të parë më 2014 dhe 2015, ne u munduam të gjejmë një zgjidhje diplomatike me anë të Marrëveshjes së Minskut. Tani Rusia i ka lënë mënjanë të gjitha këto përpjekje, Rusia është bërë shumë agresive, Rusia është përgjegjëse për vdekjen e dhjetra-mijëra vetëve, po të shihni si e kanë shkatërruar Mariupolin, ata e kanë shkatërruar atë siç kanë shkatërruar Groznin. Nga kjo pikëpamje, ne duhet të mbështesim Ukrainën plotësisht dhe nëqoftëse ukrainasit janë në gjendje të rimarrin Krimenë, ne do t'i mbështesim. 

DW: A mendoni se NATO duhet të ketë një flotë të përbashkët detare në Detin e Zi me pjesëmarrjen e Rumanisë, të Bullgarisë dhe të Turqisë?  

Christoph Heusgen: Unë mendoj se ne duhet të përqendrohemi tek Deti i Zi, ne duhet të jemi aty të pranishëm. Në të njëjtën kohë, ne duhet t'i përmbahemi respektimit të rendit ndërkombëtar të bazuar tek ligjet, ne duhet t'u përmbahemi rregullave. Prandaj ne duhet të respektojmë Konventën e Montrosë (Montreux), por brenda kuadrit të saj duhet të jemi më të pranishëm, më aktivë në rajonin e Detit të Zi.   

DW: Rëndësia e Rumanisë dhe Polonisë është rritur pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. A varet Europa në ndonjë mënyrë nga këto vende? A janë duke krijuar këto vende një qendër të re në Europë? 

Christoph Heusgen: Mua nuk më ka pëlqyer asnjëherë ideja e krijimit të një qendre në Europë. Europa është komunitet i 27 vendeve, çdo vend ka rolin e vet. Nganjëherë përqendrimi bëhet më shumë tek një rajon, pastaj tek një rajon tjetër. Prandaj ne duhet të bashkëpunojmë dhe në këtë fazë fokusi është tek ky rajon, por edhe rajonet e tjera janë po aq të rëndësishme. 

DW: Çfarë mund t'i ofrojë NATO Republikës së Moldavisë?  

Christoph Heusgen: Në këtë fazë ne duhet ta mbështesim Moldavinë. Ajo ç'po ndodh në Moldavi  është fatkeqësi e madhe. Edhe moldavët janë viktima të agresionit të Rusisë. Ata janë viktima, sepse shumë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe kanë gjetur strehim në Moldavi, njërin nga vendet më të varfëra të Europës, i cili u ka ndihmuar shumë. Por më e rëndësishmja është se Rusia, është duke manovruar në shumë mënyra, ata kanë rritur çmimin e gazit duke e bërë edhe më të vështirë jetën për moldavët, ata bëjnë shantazh duke u përpjekur ta kthejnë Moldavinë në sferë të ndikimit të tyre, prandaj ne duhet ta mbështesim Molavinë me të gjitha mënyrat, por sidomos tani duhet ta ndihmojmë ekonomikisht. Ata kanë nevojë për mbështetje buxhetore, dhe ne duhet t'ua japim këtë mbështetje. 

DW: A mund të luftohet ose ndalohet lufta hibride e Rusisë në Evropë, që po bën për shembull me anë të propagandës dhe shantazhit me gazin?  

Christoph Heusgen: Vitet e fundit ne kemi parë se sidomos Rusia është duke përdorur luftë hibride për të arritur intereset e veta. Ne e kemi parë një gjë të tillë, dhe kur kemi folur me amerikanët ata na kanë thënë se zgjedhja e Donald Trumpit, ka qenë të paktën pjesërisht, rezultat i ndërhyrjes së rusëve. Ne e kemi parë një gjë të tillë në shumë vende dhe duhet të bëhemi më vigjilentë. Nganjëherë ne jemi shumë naivë, kur vjen puna tek liria e mediave, ne jemi në favor të saj, por kur propaganda përdoret shumë, kur objektivizmi mungon, dhe mediat përdoren në favor të interesave të diktatorëve, ose në favor të dikujt që ka bërë krime lufte, krime kundër njerëzimit, ne nuk duhet ta mbështesim më këtë .  

DW: A është e mundur një gjë e tillë? 

Christoph Heusgen: Unë mendoj se ne jemi në gjendje të bëjmë shumë gjëra. Së pari, nuk duhet të lejojmë propagandën, duhet ta luftojmë atë. Dhe duhet të rrisim imunitetin ndaj propagandës, dhe kjo fillon me edukimin. Në botën e tanishme, ne duhet t'u mësojmë fëmijëve në shkollë si t'i trajtojnë mediat sociale, si të dallojnë lajmet e rreme nga lajmet e vërteta, që janë të ekuilibruara mirë dhe janë rezultat i kërkimeve të thella, pra ka shumë punë për t'u bërë në fushën e edukimit. 

DW: Çfarë duhet bërë kundër Rusisë në Ballkan, ku Serbia historikisht është vend aleat? Po ashtu çfarë duhet bërë në vendet e Evropës lindore, ku Rusia është prezente dhe ka ndikim me anë të propagandës dhe Kishës Ortodokse. 

Christoph Heusgen: Ne e shohim këtë gjë dhe duhet të jemi më aktivë, duhet të jemi më të pranishëm atje. Nganjëherë të dhemb shumë kur sheh që në ato vende ku investitori më i madh, partneri më i rëndësishëm tregtar është BE-ja, njerëzit çmojnë Rusinë dhe madje demostrojnë në favor të Rusisë. Unë mendoj se ne duhet të bëjmë publicitet më të mirë duke treguar çfarë është duke bërë Evropa. Në vendet ku Rusia është popullore dhe ku nuk dënohet çfarë është duke bërë Rusia në Ukrainë, ne duhet të jemi më aktivë, ashtu siç duhet të jemi edhe jashtë Europës. Një nga sfidat më të mëdha që po hasim është, se shumë vende të të ashtuquajturit Jugu Global, janë ekuidistantë, kanë vlerësim të njëjtë si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë, kur bëhet fjalë për konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë. Dhe ne duhet ta bëjmë të qartë se ajo që Rusia është duke bërë në Ukrainë, nuk është vazhdim i konfliktit Lindje-Perëndim, por shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare. Sipas Kartës së OKB-së Rusia është duke shkatërruar njerëzimin, dhe ne duhet ta bëjmë këtë shumë të qartë. Por, ne mund ta bëjmë një gjë të tillë, vetëm nëse si Bashkimi Evropian ashtu edhe shtetet e veçanta janë më aktivë në vendet e Ballkanit Perëndimor, të Azisë, të Afrikës dhe të Amerikës Latine.   

DW: Si diplomat me eksperiencë të madhe kur është sipas mendimit tuaj koha më e mirë për të filluar me bisedimet dhe ndaluar luftën? 

Christoph Heusgen: Siç e thashë dhe më parë, ne jemi munduar shumë me Rusinë për të zgjidhur konfliktin e Ukrainës me rrugë diplomatike. Putini vendosi të përdorë mjetet ushtarake. Dhe unë i kuptoj ukrainasit kur thonë se nuk mund të nënshkruajnë një marrëveshje me Rusinë, sepse Rusia nuk i përmbahet asnjë marrëveshjeje të nënshkruar në të kaluarën. Ishte Rusia që nënshkroi në vitin 1994 Memorandumin e Budapestit, kur Rusia tha se nëse Ukraina dorëzon armët atomike të stacionuara në territorin e saj, Rusia, do të japë garanci për integritetin territorial të Ukrainës, sovranitetin e saj. Në atë kohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte ambasador në OKB dhe kërkoi me ngulm që Memorandumi i Budapestit të kthehej në dokument të Këshillit të Sigurimit. Ju duhet të kuptoni, se ne nuk mund t'u kërkojmë ukrainasve të nënshkruajnë një marrëveshje me Sergei Lavrovin, sepse ne e dimë se ai është gënjeshtar. Prandaj, ajo që na duhet është së pari që ukrainasit të marrin drejtimin dhe të vendosin kur është koha për të bërë marrëveshje. Dhe nëse ata kërkojnë garanci sigurie, atëherë ne duhet t'ia ofrojmë Ukrainës këto garanci sigurie. 

DW: A mendoni se vetoja e Austrisë kundër përfshirjes së Rumanisë në zonën e Shengenit, mund të jetë në favor të Rusisë? 

Chrisoph Heusgen: Kur BE-ja është e përçarë, Rusia sheh atë që do, një Bashkim Evropian të dobët. Kur arrijnë sukses në futjen e spicave midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, Rusia bën festë. Prandaj, në këto kohëra kur jemi duke u përballur me agresionin e Rusisë, BE-ja duhet të jetë e bashkuar, NATO duhet të jetë e bashkuar, Aleanca Atlantike duhet të jetë e bashkuar, sepse përndryshe fiton Rusia. 

DW: Po, por ndarjet ekzistojnë, si p.sh. nëse flasim për Hungarinë, Austrinë, mbase dhe vende të tjera... 

Christoph Heusgen: Ne duhet ta bëjmë të qartë se kjo është e papranueshme. Sigurisht, që kur vjen puna tek anëtarësimi duhet tëjenë dakord të gjitha grupet e ndryshme që kemi, kur ju aplikoni për t'u futur në një organizatë, sigurisht që duhet të plotësoni kushtet, kjo është shumë e rëndësishme. Sot, ne shohim sa të vështirë e ka BE-ja me vende si Hungaria, e cila është anëtare me të drejta të plota të BE-së, por ka kohë që nuk u përmbahet vlerave bazë të BE-së, shohim sa e vështirë është të bashkëpunosh me kolegë të tillë. Prandaj, ne duhet të sigurojmë funksionimin e BE-së si organizatë, që bazohet në respektimin e ligjeve, e vlerave që përshkruhen në marrëveshjet evropiane. Ne duhet të parandalojmë luajtjen lojërave me to.  /DW/

christoph heusgen lufta ne ukraine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin