LIVE UPDATES
Bota

Macron: Europa duhet t’i përgjigjet ‘elektroshokut’ të Trump

Macron theksoi se unilaterizmi amerikan nuk nisi me kthimin e Trump në pushtet, duke përmendur faktin se ai nuk kishte marrë asnjë telefonatë paraprake nga administrata Biden për marrëveshjen e nëndetëseve bërthamore “Aukus” me Australinë dhe Britaninë apo për tërheqjen nga Afganistani.

14 February 2025, 22:47 Nga M.B
Macron: Europa duhet t’i përgjigjet ‘elektroshokut’
Foto ilustruese

EUROPA- Emmanuel Macron e ka përshkruar rikthimin e Donald Trump si një “elektroshok” që duhet ta shtyjë Europën të sigurojë të ardhmen e saj dhe atë të Ukrainës. Në një intervistë për Financial Times në Pallatin Élysée, menjëherë pasi Trump ra dakord me Vladimir Putin për të nisur bisedime të menjëhershme për paqe, presidenti francez theksoi nevojën që Europa të forcojë kapacitetet e saj në mbrojtje dhe ekonomi.

Ai këmbënguli se vetëm presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, mund të negociojë në emër të vendit të tij, duke paralajmëruar se një “paqe që është kapitullim” do të ishte “lajm i keq për të gjithë”, përfshirë SHBA-në.

“E vetmja pyetje në këtë fazë është nëse presidenti Putin është sinqerisht, në mënyrë të qëndrueshme dhe të besueshme i gatshëm të bjerë dakord për një armëpushim mbi këtë bazë. Pas kësaj, u takon ukrainasve të negociojnë me Rusinë,” tha Macron, duke shtuar: “Ne të gjithë duhet të qëndrojmë vigjilentë kolektivisht.”

Lideri francez ka argumentuar prej kohësh se Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj, gjë që mund të bëhet vetëm duke rritur pavarësinë ekonomike dhe duke reduktuar varësinë nga SHBA dhe Kina.

Macron e përshkroi rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë si një tronditje që duhet ta shtyjë BE-në të investojë në mbrojtjen e saj dhe në një rilindje ekonomike e teknologjike. Ai argumentoi se ishte koha për të braktisur një kornizë fiskale dhe monetare të miratuar nga BE në vitin 1992, të cilën e cilësoi si “të vjetëruar”.

“Kjo është koha e Europës për të përshpejtuar dhe për të vepruar,” tha ai, ndërsa paralajmëroi rrezikun e dështimit për BE-në. “Nuk ka zgjidhje tjetër. Po i mbaron koha.”

Macron organizoi një takim mes Trump dhe Zelenskyy në dhjetor të vitit të kaluar në Pallatin Élysée, për të diskutuar situatën në Ukrainë. Mbetet e pasigurt nëse Macron mund të bindë vendet e tjera europiane për programin e tij, veçanërisht pasi ai është dobësuar politikisht si në Francë ashtu edhe në Bruksel pas paralizës politike që pasoi zgjedhjet e parakohshme të vitit të kaluar. Gjithashtu, financat publike të Francës e kufizojnë aftësinë e saj për të bërë investimet e nevojshme në mbrojtje dhe fusha të tjera prioritare.

Pavarësisht kësaj, presidenti francez miratoi pozicionin e administratës së Trump se ishte përgjegjësi e Europës të siguronte sigurinë e Ukrainës, duke thënë se kjo ishte një pasojë e një ndryshimi brezash dhe konsensusi dypartiak në politikën e jashtme amerikane, e cila po largohet nga Europa për t’u fokusuar në Azi.

Macron theksoi se unilaterizmi amerikan nuk nisi me kthimin e Trump në pushtet, duke përmendur faktin se ai nuk kishte marrë asnjë telefonatë paraprake nga administrata Biden për marrëveshjen e nëndetëseve bërthamore “Aukus” me Australinë dhe Britaninë apo për tërheqjen nga Afganistani.

“Ajo që Trump po i thotë Europës është se barra bie mbi ju. Dhe unë them, është detyra jonë ta mbajmë atë,” tha Macron.

Ndërsa shumë liderë europianë reaguan ashpër ndaj bisedimeve të Trump me Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë, Macron u shfaq më i matur. Pasi kishte biseduar me Trump në telefon më herët gjatë javës, ai tha se nuk ishte “i befasuar” nga lëvizja e presidentit amerikan. Macron theksoi se Trump kishte krijuar një “dritare mundësie” për një zgjidhje të negociuar, ku “çdokush duhet të luajë rolin e tij”.

Roli i SHBA-së është të “rifillojë këtë dialog” dhe të marrë iniciativën, sepse Trump solli një “element tronditës strategjik”. Ai tha se Zelenskyy do të ishte “i vetëm” për të diskutuar “çështjet territoriale dhe të sovranitetit”, ndërsa “komuniteti ndërkombëtar, me një rol specifik për europianët, duhet të diskutojë garancitë e sigurisë dhe, më gjerë, kornizën e sigurisë për të gjithë rajonin. Këtu kemi një rol për të luajtur.”

Macron po udhëheq diskutimet mes aleatëve europianë mbi mënyrat për të garantuar çdo marrëveshje paqeje, përfshirë mundësinë e vendosjes së trupave në Ukrainë për të penguar agresionin e mëtejshëm rus. Macron theksoi nevojën që Europa të krijojë një industri të mbrojtjes të integruar dhe të pavarur nga SHBA, duke argumentuar se partnerët europianë duhet të investojnë në sistemin e mbrojtjes ajrore franco-italian SAMP-T, në vend të blerjes së sistemit amerikan Patriot.

Ai theksoi gjithashtu se Europa duhet të sigurojë më shumë financime inovative për të rritur investimet në mbrojtje dhe teknologji. Ai sugjeroi se një model i ri financimi, si huamarrjet e përbashkëta të BE-së gjatë pandemisë COVID-19, mund të ishte një zgjidhje për të adresuar këto sfida. Macron përfundoi duke thënë se Europa duhet të shkëputet nga varësia strategjike dhe të investojë në teknologjitë e së ardhmes, mbrojtjen dhe autonominë ekonomike për të siguruar sovranitetin e saj afatgjatë./ Financial Times

donald trump europa

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin