15 December 2023, 17:57
Nga I.A
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të premten se ende është i hapur të bisedojë me homologun e vet rus, Vladimir Putin, nëse kjo do të ndihmonte në sjelljen e paqes së qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë. Macroni dhe Putini gëzonin marrëdhënie të mira pune para se Rusia ta niste pushtimin e fqinjit të vet në shkurt 2022.
Përpjekjet diplomatike të Macronit disa javë para se të nisnin luftimet dështuan për ta parandaluar luftën, por ai e kishte mbajtur të hapur për disa muaj linjën e komunikimeve me presidentin rus. Marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe personale u përkeqësuan shumë me vazhdimin e luftës. Në fillim të këtij viti, Macroni e kishte menduar mundësinë për t’ia hequr Putinit medaljen më të lartë franceze të nderit.
Putini ishte pyetur të enjten gjatë një konference me gazetarë për qëndrimet e tij rreth Francës dhe Macronit. Putini tha: “Në një çast, presidenti francez i dha fund marrëdhënieve me ne. Nuk e bëmë ne, nuk e bëra unë. E bëri ai. Nëse ka interes, ne jemi të gatshëm. Nëse jo, do t’ia dalim”.
Duke folur në Bruksel të premten në fund të një samiti të liderëve të BE-së, Macroni tha se është i hapur për dialog me Putinin për të gjetur një zgjidhje paqësore, nëse lideri rus e kontakton.
“Nuk e nisa unë luftën në mënyrë të njëanshme, duke i shkelur marrëveshjet të cilat i kisha nënshkruar. Dhe, nuk ishte Franca ajo që vendosi të kryejë krime lufte në veri të Ukrainës, duke i bërë të pamundura bisedimet”, tha Macroni.
Ai shtoi se “ne duhet të jemi seriozë” dhe se “unë nuk e kam ndryshuar numrin”.
Lideri francez nënvizoi se, nëse Putini tregon vullnet për ta nisur dialogun për ndërtimin e paqes afatgjate, Franca është e gatshme të ndihmojë. Por, Putini tha këtë javë se nuk do të ketë paqe derisa Rusia t’i arrin synimet e veta, të cilat, sipas tij, mbesin të pandryshueshme pas gati dy vjetëve luftime në Ukrainë.
Marrë nga REL
emmanuel macron
Bota
15 December 2023, 17:06
h.k
Pamje nga momenti
UKRAINË-Ky është momenti i tmerrshëm kur një politikan lokal lëshon tre granata në një mbledhje ...
Bota
15 December 2023, 16:51
h.k
Jemeni
JEMEN-Dy anije mallrash në Detin e Kuq janë sulmuar me raketa dhe dronë të shprehura nga Jemeni, thanë Shtetet e Bashkuara ...
Bota
15 December 2023, 16:40
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Izraeli do të hapë vendkalimin Kerem Shalom për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza. Ky vendimi u...
Bota
15 December 2023, 16:24
h.k
Panteoni grek
LONDËR-Britania duhet të jetë pjesë e një përpjekjeje pan-evropiane për të rikthyer mermeret e P...
Bota
15 December 2023, 15:23
r.ll
charles mc gonigal dhe bashkëshortja
SHBA- Charles McGonigal, ish- shefi I FBI-së, shoqërohej nga bashkëshorja teksa po diltenga ambien...
Bota
15 December 2023, 14:20
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i është bashkuar Bashkimit Evropian, Australisë dhe Kanadasë, ...
Bota
15 December 2023, 14:13
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Një anije mallrash e cila mori zjarr në Detin e Kuq u godit nga një raketë balistike e lëshuar nga terr...
Bota
15 December 2023, 14:04
a.l
Iran
IRAN- Njëmbëdhjetë policë u vranë dhe të tjerë u plagosën pasi një stacion policie u sulmua në Iran,...
Bota
15 December 2023, 14:01
a.l
Tank
IZRAEL- Ushtria izraelite ka njoftuar vdekjen e një komandanti izraelit tank në luftime tokësore në Rripin jugor të Gazë...
Bota
15 December 2023, 13:30
a.l
Behgjet Pacolli
KOSOVË- Ish-Presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me lajmet që qarkullojnë për vrasjen e Liridona A...