LIVE UPDATES
Bota

Macron në mision paqeje në Lindjen e Mesme

Zyrtarisht flitet se tema qendrore është bashkëpunimi ekonomik. Por fokusi i vërtetë është tek lufta e Gazës.

7 April 2025, 13:49 Nga N.F
Macron në mision paqeje në Lindjen e Mesme
Macron

KAJRO- Presidenti francez, Emmanuel Macron po angazhohet për armëpushim në luftën e Gazës. Të hënën (07.04.). presidenti francez takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe mbretin jordanez Abdullah II, njoftoi vetë Macron në shërbimin online X. Presidenti francez mbërriti të dielën në mbrëmje për vizitë në Kajro. Kurse të martën Macron dëshiron të udhëtojë pranë Rripit të Gazës.

Sipas Pallatit Elysée, ai planifikon një takim me punonjësit humanitarëpol në qytetin Al-Arish për të nënvizuar mbështetjen e tij për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Arish ndodhet rreth 50 kilometra nga Rripi i Gazës dhe është një pikë e rëndësishme kalimi për dërgimin e ndihmave në territorin palestinez.

Fokusi tek Gaza

Është takimi i dymbëdhjetë mes Macron dhe al-Sisit, që kur Macron mori detyrën në vitin 2017. Por ky udhëtim konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm. "Do të flitet për krizat në rajon - në Siri dhe vendet fqinje të Libisë, Sudanit dhe Izraelit," tha Pallati Elysée. Ka shpresë për një përparim në konfliktin e Lindjes së Mesme - gjithashtu duke pasur parasysh rolin e Francës si një urë lidhëse me botën arabe. 

Zyrtarisht flitet se tema qendrore është bashkëpunimi ekonomik. Por fokusi i vërtetë është tek lufta e Gazës. Izraeli së fundi e theu armëpushimin që e arriti si vend në janar me Hamasin, që është klasifikuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania dhe disa shtete arabe. Izraeli filloi ofensivë të gjerë në Rripin e Gazës pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, dhe vrau më shumë se 1200 njerëz, mori më shumë se 200 pengje, nga të cilët jo të gjithë janë ende të lirë.

Sipas Hamasit, më shumë se 50,000 njerëz thuhet se kanë vdekur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës. "Ne do të flasim për një armëpushim dhe një fund të mundshëm të luftës," thotë një zëdhënëse e Elysee. "Ne duam gjithashtu të vulosim një partneritet strategjik midis Francës dhe Egjiptit - si ai që ekziston tashmë për Egjiptin dhe BE-në."

Rruga e De Golit në botën arabe

Franca ka një pozicion kyç ndër shtetet e BE-së në Egjipt - dhe në botën arabe - shpjegon Ahmed El Keiy, ish-gazetar, drejtor menaxhues i qendrës së konsulencës politike AEK Conseil. Marrëdhëniet franko-egjiptiane kanë qenë të shkëlqyera për dekada të tëra”, tha ai në një intervistë për DW. "Shumë kompani franceze operojnë në Egjipt dhe kanë dhjetëra mijëra punonjës atje. Egjipti ishte gjithashtu vendi i parë që bleu 24 avionë luftarakë Rafale në 2015, duke hapur rrugën për eksporte të mëtejshme të avionëve në vende të tjera." Egjipti është një nga importuesit kryesorë të mallrave ushtarake franceze.

Këto marrëdhënie të ngushta historikisht lidhen me politikën e Lindjes së Mesme të ish-presidentit të shtetit të Francës, Charles de Gaulle. Ish gjenerali, i cili drejtoi Francën nga viti 1958 deri në 1969, zgjodhi një rrugë të mesme për Lindjen e Mesme: mbështetjen dhe njohjen e shtetit të Izraelit, por jo pa kushte. De Gaulle e dënoi Izraelin pasi vendi filloi Luftën Gjashtë Ditore me një sulm parandalues ​​në Egjipt në qershor 1967 dhe vendosi një embargo armësh. Ai bëri thirrje për maturi në marrëdhëniet e tij me shtetet arabe.

“Kjo është një arsye tjetër pse Franca njihet shumë mirë në botën arabe dhe veçanërisht në Egjipt,” shpjegon El Keiy. Gazetari Khaled Saad Zaghloul, i cili është akredituar në Elysee që nga viti 1995, e përjeton këtë drejtpërdrejt. “Presidentët Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy, François Hollande dhe tani Emmanuel Macron janë koordinuar të gjithë me Kajron të paktën çdo javë”, shprehet gazetari egjiptian për DW. "Që nga traktati i paqes midis Egjiptit dhe Izraelit i nënshkruar në vitin 1979, Kajro ka qenë e pranuar." Në atë kohë, Egjipti ishte vendi i parë arab që njohu zyrtarisht Izraelin si pjesë e së ashtuquajturës Marrëveshje e Camp David.

Për Fawaz Gerges, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në London School of Economics, udhëtimi i Macron zhvillohet në rrethana të veçanta. "Macron po përdor vakumin ndërkombëtar të pushtetit për t'u paraqitur si lider i botës perëndimore - në fund të fundit, SHBA-ja tani shihet si e pabesueshme. Gjermania është ende në negociata koalicioni. Po ashtu ky vend ka më pak prani në Lindjen e Mesme, ashtu si Italia dhe Britania e Madhe", tha Gerges në një intervistë për DW.

Dhe Egjipti është një pikë kyçe, sipas ekspertit. Me rreth 110 milionë banorë, ai shtrihet në udhëkryqin e Afrikës, Azisë dhe Evropës. "Ajo që po ndodh në Egjipt ka efekte të gjera," thotë Gerges. "Vendi është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për emigracionin. Ai pranon shumë refugjatë nga vendet fqinje dhe, ndryshe nga Libia, ata nuk ecin më tej. Konsiderohet një strehë e stabilitetit në një rajon ku ka luftëra civile dhe grupe terroriste janë aktive."

Rritje e presionit për t'i dhënë fund luftës

Në kryeqytetin egjiptian në fillim të marsit, 22 shtetet anëtare të Ligës Arabe ranë dakord për një plan për të rindërtuar Rripin e Gazës në pesë deri në shtatë vjet. Banorët nuk duhet të largohen nga rajoni bregdetar në Mesdhe. Synimi është administrimi nga Autoriteti Palestinez i Bregut Perëndimor. Propozimi bie ndesh me planin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur palestinezët në Egjipt dhe Jordani për të rindërtuar Rripin e Gazës.

"Plani arab është një bazë e mirë për diskutime, por duhet të plotësohet në lidhje me garancitë e sigurisë dhe formën e ardhshme të qeverisjes në Gaza", tha një zëdhënëse e Elysee, duke shtuar se rezultatet e vizitës do t'i paraqiten edhe Uashingtonit më vonë. Franca dhe Arabia Saudite po planifikojnë gjithashtu një konferencë mbi zgjidhjen me dy shtete këtë qershor. Saad Zaghloul shpreson që udhëtimi i Macron të japë fryte. "Franca, BE dhe Egjipti duhet të rrisin presionin për t'i dhënë fund përfundimisht luftës," thotë ai.

Amnesty International, megjithatë, po bën thirrje që Franca të përdorë marrëdhëniet e saj me Egjiptin edhe për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut. Organizata ndërkombëtare joqeveritare flet për një “krizë të të drejtave të njeriut” dhe “represion sistematik të politikanëve dhe gazetarëve opozitarë” atje. “Macron duhet të thekosjë në mënyrë eksplicite të drejtat e njeriut në deklaratën përfundimtare, të kërkojë lirimin e të burgosurve politikë dhe që zgjedhjet parlamentare të këtij gushti të zhvillohen të lira dhe demokratike”, tha përfaqësuesja e Amnesty International në Egjipt, Lena Collette, në një intervistë për DW./ DW

macron

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin