"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
"Malli do mbetet stok"/ Tregtarët e fruta-perimeve protestë përpara bashkisë në Vlorë: Vendi ku do na çojnë na falimenton(VIDEO)
Mbyllja e tij vjen në kuadër të një projekti rehabilitimi të zonës pranë Sahatit, pjesë e planit për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit.
11 May 2026, 10:29Nga E. D
pamjet
VLORË- Tregtarët e tregut të madh të fruta-perimeve në qytetin e Vlorës kanë protestuar paraditen e kësaj të hëne, përpara Bashkisë së Vlorës, pas mbylljes së tregut në qendër të qytetit. Mbyllja e tij vjen në kuadër të një projekti rehabilitimi të zonës pranë Sahatit, pjesë e planit për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit.
Gjatë protestës, tregtarët janë shprehur, se nuk janë kundër rehabilitimit të tregut, por kundërshtojnë mungesën e një zgjidhjeje konkrete për vijimin e aktivitetit të tyre. Tregtarët theksojnë, se autoritetet lokale nuk u kanë ofruar një hapësirë të përshtatshme ku të ushtrojnë tregtinë gjatë periudhës së punimeve.
Sipas tyre, vendet që u janë propozuar, janë larg zonave me qarkullim dhe klientelë dhe kjo do të ndikonte drejtpërdrejt në të ardhurat. Protestuesit theksojnë se kanë furnizuar mallra për sezonin dhe rrezikojnë tu mbeten stok për shkak të ndërprerjes së aktivitetit. Po ashtu, tregtarët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim./Dosja.al