LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut po shndërrohet në një depo të veturave të vjetra

Të dhënat e Drejtorisë së Doganave bëjnë të ditur se gjatë pesë vjetëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë importuar 177 mijë automjete të përdorura dhe vetëm 28 mijë automjeteve të reja.

30 March 2024, 11:11 Nga E. D
Maqedonia e Veriut po shndërrohet në një depo të veturave
foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Për të ndalur hovin e importit të veturave të vjetra, autoritetet maqedonase vitin e kaluar paralajmëruan rritjen e taksave për regjistrimin e këtyre automjeteve, si dhe taksë më të lartë për automjetet që ndotin më shumë mjedisin, megjithatë ndryshimet ligjore nuk e kanë dritën.

Të dhënat e Drejtorisë së Doganave bëjnë të ditur se gjatë pesë vjetëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë importuar 177 mijë automjete të përdorura dhe vetëm 28 mijë automjeteve të reja.

Vjetërsia e veturave që qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë së Veriut është rreth 20 vjet.

Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një e treta e veturave që janë në qarkullim ose 140 mijë nga gjithsej 480 mijë sa janë në qarkullim, regjistrimin e parë e kanë pasur në vitin 2005, 2006 apo 2007.

Gjysma e automjeteve në qarkullim, ose 173 mijë sosh, i takojnë shekullit të kaluar, pra janë të regjistruara nga viti 1990 deri në vitin 2000.

Në bazë të të dhënave, në vitin 2022 janë regjistruar 388 mijë vetura që përdorin naftë kundrejt 211 mijë veturave që përdorin benzinën si karburant. Sipas këtyre statistikave del se qytetarët janë të interesuar për veturat dizel dhe jo për ato me benzinë.

Gjatë vitit të kaluar, nga gjithsej 31 mijë automjete që janë importuar në Maqedoninë e Veriut, 25 mijë janë me naftë ndërsa vetëm 6 mijë janë me benzinë.

Por, qytetarët thonë se pagat e vogla ua pamundësojnë blerjen e veturave të reja.

“Nuk e di çka të them... megjithëse për mua me interes është të kem një veturë të lirë, sa për të shkuar në punë dhe për t’i dërguar fëmijët në kopsht, një veturë të vogël dhe ekonomike, pasi për veturë të re as që mendoj me pagat që i marrim”, thotë Viktor Andonovski që punon si administrator.

Ndërsa, Radmilla, pensioniste, thotë se do ta shiste menjëherë veturën e saj të vjetër po të ishte transporti urban më cilësor.

“E mbaj veturën e vjetër sa për të shkuar te fëmijët dhe miqtë një herë në javë, pasi me autobus është bërë e tmerrshme lëvizja”, thotë ajo.

Nga Drejtoria e Doganave thonë se nuk është e kufizuar vjetërsia e automjeteve që importohen në vend nga jashtë, por kategorizohet niveli ndotës i tyre.

“Nuk ka kufizim për sa i përket vjetërsisë së automjeteve për import, megjithëse në bazë të një dispozite ligjore nuk lejohen të regjistrohen automjetet e importuara me normë më të ulët se norma EURO 4 për shkarkimet e gazrave. Praktikisht, kjo do të thotë se kufiri maksimal i automjeteve që mund të regjistrohen janë automjete të prodhuara nga viti 2004 e tutje, që do të thotë automjete të vjetra rreth 20 vjet”, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, Anastas Mazenkovski, ndihmësdrejtor në Drejtorinë Doganore.

Organizatat që në fokus kanë mbrojtjen e ambientit jetësor, theksojnë se Maqedonia e Veriut po shndërrohet në një depo, apo varrezë të veturave të vjetra.

“Është për të ardhur keq se Qeveria aktuale, por edhe ato më herët, nuk janë vënë në shërbim të shëndetit të qytetarëve, por gjithmonë në plan të parë kanë vënë bizneset, interesat e grupeve të caktuara të afërta me pushtetin që i importojnë veturat e vjetra nga jashtë vendit, të cilët normalisht shfaqen edhe si donatorë të partive politike”, thotë ai duke shtuar se masat për mbrojtjen e ambientit në përputhje me direktivat e vendeve të Bashkimit Evropian nuk zbatohen në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo ka bërë që tashmë të jemi një nga vendet që është shndërruar në depon apo varrezën më të madhe për sa i përket veturave të vjetra”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arianit Xhaferi, nga organizata joqeveritare ECOGUERILA.

Megjithëse, para dy vjetësh ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, u zotua se veturat e importuara të paktën duhet të posedojnë normën EURO 5 për sa i përket shkarkimit të gazrave, kjo nuk ndodhi.

Tani nga Ministria e Ekonomisë theksojnë se aktualisht nuk shqyrtohen mundësitë për kufizime plotësuese sa i përket importit të veturave.

“Në këtë moment, Ministria e Ekonomisë nuk po mendon për ndryshimin e rregullores që do të ndalonte importin e automjeteve me nivel emetimi të gazrave të shkarkimit nën standardin EURO 5. Vendimi për ndryshimin, rritjen e nivelit të emetimit të gazrave të shkarkimit për automjetet që importohen, zakonisht vjen nga Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë e zbaton duke e ndryshuar rregulloren”, thonë për REL-in nga Ministria e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut./REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin