LIVE UPDATES
Bota

Mario Draghi: Europa po saboton ekonominë e saj më tepër sesa do të mund të bënin tarifat e SHBA-së!

Ai theksoi paaftësinë e BE-së për të lehtësuar kufizimet e furnizimit, veçanërisht barrierat e larta të brendshme dhe pengesat rregullatore.

18 February 2025, 17:29 Nga N.F
Mario Draghi: Europa po saboton ekonominë e saj më tepër sesa do
Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Draghi

EVROPË- Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi i kërkoi BE-së të përpiqet të rregullojë situatën ekonomike, duke adresuar barrierat tregtare midis vendeve anëtare ndërkohë që minimizon dëmin relativ nga tarifat e mundshme të SHBA.

Pengesat, që vendet anëtare të Bashkimit Europian vendosin kundër njëri-tjetrit bëjnë shumë më tepër dëm ekonomik sesa mund të shkaktojë SHBA me tarifat, tha ish-presidenti i BQE-së Mario Draghi. Ai theksoi paaftësinë e BE-së për të lehtësuar kufizimet e furnizimit, veçanërisht barrierat e larta të brendshme dhe pengesat rregullatore.

“Këto janë shumë më të dëmshme për rritjen sesa çdo tarifë që SHBA mund të vendosë – dhe efektet e tyre të dëmshme po rriten me kalimin e kohës”, shkroi ai.

Presidenti Donald Trump ka vendosur tarifa 10% ndaj Kinës, ka ndaluar tarifat 25% për Kanadanë dhe Meksikën, ka njoftuar tarifa prej 25% për çelikun dhe aluminin, ndërsa sinjalizon se Europa do të jetë në shënjestër së shpejti.

Në të kundërt, Draghi citoi vlerësimet e FMN-së, që tregojnë se barrierat e brendshme të Europës janë ekuivalente me një tarifë 45% për mallrat e prodhuara dhe një taksë 110% për shërbimet. Si rezultat, tregtia midis anëtarëve të BE-së është më pak se gjysma e asaj që ndodh midis shteteve të SHBA-së dhe pasi shërbimet përbëjnë një pjesë më të madhe të aktivitetit ekonomik, ndikimi i barrierave të Europës bëhet më i rëndë, shtoi ai.

Ndërkohë, barrierat tregtare me vendet jashtë BE-së kanë rënë, duke i bërë importet më tërheqëse dhe duke i shtyrë kompanitë europiane të kërkojnë mundësi rritjeje jashtë vendit. Kjo e ka bërë BE-në më të varur dhe më të pambrojtur ndaj tregtisë, e cila tani përbën 55% të PBB-së së Eurozonës, nga 31% në 1999. Shifrat e krahasueshme për Kinën u rritën në 37% nga 34%, ndërsa pjesa e SHBA u rrit në 25% nga 23%.

Por problemet me ekonominë e Europës nuk janë vetëm në anën e ofertës. Qeveritë e kanë toleruar kërkesën e dobët, që nga kriza financiare e vitit 2008, tha Draghi. Ky ngurrim ndaj kërkesës ilustrohet nga një hendek i madh në politikat fiskale, përkatësisht gatishmëria për të shpenzuar më shumë se të ardhurat tatimore. Nga viti 2009 deri në vitin 2024, qeveria amerikane derdhi ekuivalentin e 14 trilionë eurove në ekonominë amerikane nëpërmjet deficiteve parësore kundrejt vetëm 2.5 trilion eurove në Eurozonë, vlerësoi ai.

Duke detajuar një plan vitin e kaluar, që Europa të ringjallë ekonominë e saj, Draghi argumentoi se qeveritë kanë fuqinë t’i kthejnë gjërat – nëse ndryshojnë rrënjësisht mendimin e tyre larg synimeve dhe veprimeve kombëtare.

“Por tani është e qartë se veprimi në këtë mënyrë nuk ka ofruar as mirëqenie për europianët, as financa publike të shëndetshme, madje as autonomi kombëtare, e cila kërcënohet nga presioni nga jashtë,” përfundoi ai. “Kjo është arsyeja pse nevojitet ndryshim rrënjësor.”

Frika e një lufte tregtare SHBA-Europë ka përqendruar më shumë vëmendjen në mungesën e rritjes së BE-së, por kambanat e alarmit kanë rënë ende. Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës, është zhytur në një krizë ekonomike dhe ekonomia e Francës gjithashtu ka ngecur. Të dy vendet janë gjithashtu të bllokuara në trazira politike, që mund të ngadalësojnë çdo përgjigje.

Fituesi i çmimit Nobel, Michael Spence, paralajmëroi në gusht se Europa po vuan nga një deficit inovacioni dhe produktiviteti i dobët, duke e vënë ekonominë e saj në rrugën e stanjacionit. Ekonomisti tha se rritja afatgjatë e produktivitetit varet nga ndryshimi strukturor, i udhëhequr nga teknologjia e re.

“Këtu qëndron problemi kryesor i Europës: në një sërë fushash, nga inteligjenca artificiale te gjysmëpërçuesit tek llogaritja kuantike, SHBA-të dhe madje edhe Kina po e lënë Europën shumë prapa,” shkroi ai në një artikull të botuar në Project Syndicate / Monitor

draghi evropa shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin