LIVE UPDATES
Bota

Mark Thompson do të mbetet kryetar i CNN ndërsa Ellisons merr kontrollin e Warner Bros. Discovery

Thompson do të vazhdojë të jetë kryetar dhe kryeredaktor i CNN, duke raportuar te CEO i Skydance, David Ellison, dhe bashkë-CEO Ynon Kreiz. Ky vendim i jep fund pasigurive për të ardhmen e CNN dhe tregon se, të paktën për momentin, nuk do të ketë bashkim të CNN me CBS News, pjesë e Paramount.

7 October 2026, 07:32 Nga E. D
Mark Thompson do të mbetet kryetar i CNN ndërsa Ellisons merr
Mark Thompson

SHBA- Mark Thompson do të vijojë të drejtojë CNN, ndërsa familja Ellison ka marrë kontrollin e kompanisë mëmë Warner Bros. Discovery. Me përfundimin e bashkimit mes Paramount dhe Warner Bros. Discovery, kompania e re Skydance prezantoi ekipin e saj drejtues.

Thompson do të vazhdojë të jetë kryetar dhe kryeredaktor i CNN, duke raportuar te CEO i Skydance, David Ellison, dhe bashkë-CEO Ynon Kreiz. Ky vendim i jep fund pasigurive për të ardhmen e CNN dhe tregon se, të paktën për momentin, nuk do të ketë bashkim të CNN me CBS News, pjesë e Paramount.

“Së pari, jam i bindur se, që nga David Ellison e tutje, udhëheqja e Paramount Skydance vërtet beson te lajmet, së bashku me argëtimin, si një mundësi strategjike kryesore për kompaninë tonë të re. Ata e kanë parë strategjinë tonë dixhitale dhe janë po aq të entuziazmuar për të sa jemi edhe ne," tha Thompson, drejtuar stafit të CNN.

Thompson shtoi se ka besim se drejtuesit e rinj e kuptojnë dhe do ta mbështesin plotësisht parimin dhe praktikën e llojit të lajmeve të pavarura që CNN ka mbrojtur gjithmonë.

“Kjo është arsyeja pse unë do ta udhëheq CNN-in në këtë kapitull të ri, teksa bëhet një nga asetet kryesore mediatike dhe markat globale të Skydance, dhe do ta udhëheq atë si kryeredaktor i pavarur me të njëjtat përgjegjësi dhe prerogativa që kam tani”, shkroi ai.

Thompson, i cili më parë ka drejtuar BBC-në dhe The New York Times Co., iu bashkua CNN në vitin 2023. Sipas burimeve të njohura me çështjen, ai zhvilloi disa takime me drejtuesit e Paramount gjatë javës së kaluar. Wall Street Journal raportoi se David Ellison i kishte kërkuar Thompsonit të qëndronte në detyrë.

Kur Paramount fitoi garën për blerjen e Warner në shkurt, punonjës të CNN shprehën shqetësime për ruajtjen e pavarësisë editoriale. Larry Ellison, babai i David Ellison dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, ka qenë një aleat i afërt i Presidentit Donald Trump.

Trump kishte deklaruar më parë se është e domosdoshme që CNN të shitet, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth kishte thënë se sa më shpejt që David Ellison ta marrë përsipër atë rrjet, aq më mirë.

Edhe ndryshimet në CBS News pas marrjes së kontrollit të Paramount nga David Ellison shkaktuan polemika. Ellison emëroi Bari Weiss si kryeredaktore të CBS News, ndërsa ndryshimet e saj në departamentin e lajmeve sollën kritika dhe debate të shumta. Weiss ka mohuar akuzat për ndërhyrje të padrejtë në punën e gazetarëve.

Të hënën u konfirmua se Weiss do të qëndrojë në krye të CBS News, i cili për momentin do të vazhdojë të funksionojë veçmas nga CNN. Megjithatë, në të ardhmen mund të ketë më shumë bashkëpunim mes dy organizatave, madje edhe një bashkim të mundshëm të divizioneve të lajmeve. Thompson tha se mënyra se si CNN do të lidhet dhe do të operojë brenda kompanisë së re ende nuk është përcaktuar.

“Këto diskutime me siguri do të përfshijnë mënyrën e afrimit të CNN dhe CBS News dhe - edhe më urgjentisht - mënyrën e vazhdimit të rritjes së bizneseve dixhitale për të kompensuar rënien e transmetimeve kabllore dhe televizive”, shkroi Thompson.

Një tjetër çështje është bordi i pavarësisë editoriale i kërkuar si pjesë e marrëveshjes për zgjidhjen e padisë antitrust. Bordi do të ketë pesë anëtarë dhe do të mbikëqyrë CNN dhe CBS News, me synimin për të mbrojtur standardet editoriale dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Skydance ka gjashtë muaj kohë për të krijuar bordin.

Pas përfundimit të bashkimit, Skydance do të përballet me presion të madh për uljen e kostove, pasi kompania e re ka marrë përsipër një nivel të lartë borxhesh. Në këtë situatë, CNN pritet të mbetet një burim i rëndësishëm të ardhurash, ndërsa kompania përpiqet të zgjerojë bizneset e saj dixhitale dhe të përballojë rënien e televizionit kabllor. Thompson u shpreh optimist për të ardhmen e rrjetit.

“E di që shumë prej jush kanë pasur shqetësime për këtë moment. Kjo është e kuptueshme - në fakt, siç e kam lënë të kuptohet më parë, kam pasur edhe unë ndonjë moment të veçantë! Por dua të them se në prag të blerjes së CNN nga Paramount Skydance, e gjej veten në një gjendje shpirtërore shumë pozitive. Unë vërtet besoj se do të punojmë së bashku me një ekip që nuk ka vetëm vizion dhe energji të vërtetë, por edhe vlera të vërteta,” tha Thompson.

Skydance njoftoi gjithashtu drejtuesit kryesorë të divizioneve të argëtimit. Casey Bloys do të drejtojë përmbajtjen e platformave HBO Max dhe Paramount+, ndërsa George Cheeks do të drejtojë operacionet televizive. JB Perrette do të jetë përgjegjës për anën e biznesit të divizioneve televizive dhe streaming.

Dana Goldberg dhe Josh Greenstein do të mbikëqyrin bizneset filmike të kompanisë së re, ndërsa James Gunn dhe Peter Safran do të vazhdojnë si bashkëdrejtues të DC Studios. Gjithashtu David Ellison dhe Ynon Kreiz zhvilluan një takim me punonjësit të martën, ndërsa më vonë gjatë ditës u mbajt edhe një aktivitet me median./Dosja.al

mark thompson

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin