LIVE UPDATES
Bota

Marrëdhëniet Gjermani-Francë, analiza e DW: Të dyja palët duan të ripërtërijnë lidhjet mes tyre

Por lufta në Ukrainë nxorri në pah konfliktet midis dy vendeve, në fushën e mbrojtjes dhe armatimit, për sa i përket kursimeve dhe energjisë, si dhe në organizimin e Bashkimit Evropian.

24 January 2023, 21:33 Nga k.m.
Marrëdhëniet Gjermani-Francë, analiza e DW: Të dyja
Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz

Takimi gjermano-francez u pasua nga një deklaratë me synime të mira, por që duhet të konkretizohet. Të dyja palët u shprehën të vendosura që të bashkëpunojnë, shkruan Auron Dodi. Të dielën (23.01.), Gjermania dhe Franca kremtuan në Paris përvjetorin e Traktatit të Elizesë, të nënshkruar 60 vjet më parë nga kancelari Konrad Adenauer dhe presidenti Charles de Gaulle. Nevoja për të demonstruar harmoni dhe unitet ishte e madhe, pas anulimit në 26 tetor në minutën e fundit nga Emmanuel Macroni të takimit të rregullt midis dy qeverive.

Kjo u konsiderua si shenjë e acarimit të skajshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Pasi pikërisht mekanizmi i konsultimit, i parashikuar nga Traktati i Elizesë në vitin 1963 rezultoi si element kyç për ta vendosur dialogun midis dy vendeve në një bazë të vazhdueshme dhe të pavarur nga problemet e politikës ditore. Kuadri i kontakteve institucionale afroi për dekada Francën me Gjermaninë dhe i dha një shtysë të rëndësishme afrimit të Evropës.

Por lufta në Ukrainë nxorri në pah konfliktet midis dy vendeve, në fushën e mbrojtjes dhe armatimit, për sa i përket kursimeve dhe energjisë, si dhe në organizimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë situatë, edhe 60 vjet pas Traktatit të Elizesë, në qendër të vëmendjes ishte sërish pajtimi. Deklaratat e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe të presidentit francez Emmanuel Macron në ceremoninë kryesore në Universitetin Sorbone të Parisit nuk lanë dyshim se të dy liderët e dëshirojnë me çdo kusht vazhdimin e miqësisë tradicionale, me të cilën lidhet Traktati i Elizesë.

Vendosmëri për bashkëpunim me një metaforë industriale dhe një fjalim lirik

Vlerësimin e sinqertë për marrëdhëniet me Francën, kancelari gjerman e shprehu me një “metaforë industriale”, siç u cilësua ajo në televizonin francez. Scholzi nuk i mohoi fërkimet e vitit të kaluar me Francën, por la të kuptojë se nuk ka marrëdhënie cilësore pa probleme.

Ai tha se “motori gjermano-francez” nuk ecën “vetëm atëherë mirë, kur rrotullohet qetësisht e mezi perceptohet.” Ky motor është me të vërtetë “një makinë kompromisi – e vajosur mirë, por edhe ndonjëherë e zhurmshme dhe me gjurmë të punës së palodhur”. Ajo nuk e merr forcën e saj lëvizëse “nga butësia dhe simbolika boshe, por nga vullneti ynë i vendosur për të transformuar vazhdimisht polemika dhe interesa diverguese në veprime me të njëjtin drejtim”. Kancelari gjerman tha se karakteri vërtet i jashtëzakonshëm, unik” i motorit qëndron në këtë aftësi për të gjetur kompromise.

Një të ardhme të mirë, secili nga vendet ka “vetëm me tjetrin në anën tonë – si mik e partner të ngushtë, si çift vëllazëror”. Më parë, kancelari gjerman e kishte falënderuar Francën për miqësinë e saj.

“Faleminderit zoti President – ​​faleminderit me gjithë zemër,”- tha Scholz në frëngjisht. Ai falënderoi gjithashtu francezët: Faleminderit, vëllezërit dhe motrat tona franceze, për miqësinë tuaj.

Presidenti francez Macron ishte romantik në përshkrimin e miqësisë franko-gjermane.

“Të flasë për Gjermaninë, për një francez do të thotë të flasë për një pjesë të vetes”, tha ai. Macroni e quajti marrëdhënien me Gjermaninë “një plebishit të përditshëm”, një parafrazim i deklaratës së shkrimtarit Ernest Renan, me të cilën ai ka pëshkruar ndjenjën e përkatësisë së francezëve te kombi i tyre.

Gjermaninë dhe Francën Macroni i përshkroi duke cituar shkrimtarin gjerman Klaus Mann. Të dyja vendet “janë dy shpirtra, të cilët nuk ngjajnë dhe që nuk kanë të njëjtën histori, por që rrahin në të njëjtin gjoks”. Për ta kryer takimin e radhës në Paris, kancelari Scholz udhëtoi në Paris thuajse me të gjithë kabinetin qeveritar si dhe me një numër të madh parlamentarësh. Qeveria gjermane mban vetëm me Francën takime të kabineteve të plota qeveritare të të dyja vendeve. Në Paris ishin të gjithë ministrat e qeverisë gjermane, me përjashtim të ministrit të Punës Hubertus Heil.

Miqësia mes Gjermanisë dhe Francës mbetet një mrekulli

Kancelari gjerman kujtoi se 60 vjet më parë përpjekjet synonin të shmangnin një luftë midis shteteve të Evropës. Sot përpjekja bëhet për ta mbrojtur “rendin evropian të paqes…nga forcat centrifugale të brendshme, por para së gjithash nga kërcënimet e jashtme.”

Miqësia mes Gjermanisë dhe Francës sot duket diçka normale. Por ajo mbetet një mrekulli që kërkon kujdes të vazhdueshëm. Zyrtarë gjermanë dhe francezë u thanë mediave se takimi tregoi se të dyja vendet kishin arritur të zgjidhin tensionet disamujore për çështje të ndryshme, si projektet e përbashkëta të mbrojtjes ose reagimi ndaj ndërprerjes së furnizimit me gaz të Evropës nga Rusia. Por synimet e mira të deklaruara presin të konkretizohen. Në deklaratën përfundimtare të takimit, Gjermania dhe Franca zotohen të forcojnë “lidhjet…në të gjitha fushat”, veçanërisht në kontekstin e luftës së agresionit rus kundër Ukrainës.

Për bashkëpunimin ushtarak, pas dakordimit në dhjetor midis koncerneve aeronautike Dassault dhe Airbus për fazën tjetër të projektit të sistemit të armatimit ajror FCAS, ku drejtimin e ka Franca, u shpreh vullneti politik për të ecur përpara në ndërtimin e një tanku të përbashkët të së ardhmes, në sistemin luftarak tokësor, ku drejtimin e ka Gjermania. “Përveç projekteve të mëdha të armatimit, ne jemi dakord të intensifikojmë punën e përbashkët në fushat e kibernetikës dhe hapësirës”, shkruhet në deklaratë.

Në fushën e energjisë, të dyja vendet angazhohen të forcojnë pavarësinë energjetike të Evropës dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, siç është zhvillimi i energjisë së hidrogjenit. Në këtë kuadër, të dyja palët ranë dakord që të shqyrtojnë si mund të shtrihet në Gjermani një tubacion hidrogjeniqë do të ndërtohet midis Spanjës dhe Francës, i njohur si H2Med.

Ky tubacion prej 450 km do të ndërtohet nën ujë deri në vitin 2030 midis Barcelonës dhe Marsaille-s. Plani i mëparshëm për të transportuar në Gjermani gaz nga Spanja dhe Portugalia me projectin Midcat nuk avancoi, për shkak të bllokadës franceze. Presidenti francez Macron kërkoi që Gjermania dhe Franca të jenë pionierët e rithemelimit të Evropës.

“Gjermania dhe Franca, sepse kanë hapur rrugën e pajtimit, duhet të bëhen pionierë të rithemelimit të Evropës sonë,”- tha Emmanuel Macron.

Ai kujtoi se gjatë një takimi në Versajë marsin e kaluar, BE ishte angazhuar për të reduktuar varësitë strategjike në fushat e energjisë, atë ushtarake dhe të ushqimit. Kancelari Scholz iu referua zgjerimit të domosdoshëm të BE dhe nevojës për të reduktuar të drejtën e vetos në vendimet brenda Bashkimit Evropian./DW

emmanuel macron olaf scholz

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin