LIVE UPDATES
Bota

'Lideri suprem'/ Pas arrestimit të kriminelit më të kërkuar të Italisë, cili do jetë "bosi i të gjithë bosëve"?

Matteo Messina Denaro u bë lideri i padiskutueshëm pas vdekjes së Salvatore 'Toto' Riina në 2017 dhe krahut të tij të djathtë, Bernardo Provenzano. Kush do vijë pas tij?

22 January 2023, 07:41 Nga A.B
'Lideri suprem'/ Pas arrestimit të kriminelit më të
Matteo Messina Denaro

ITALI- Arrestimi i një bosi mafioz vrasës, i cili ishte në arrati për dekada të tëra, ka lehtësuar të gjithë Italinë por ka ka ngritur një pyetje: çfarë do të bëhet me mafia tani?

Matteo Messina Denaro u arrestua më 16 janar teksa ishte në një takim në spital, ku po merrte trajtim për kancerin. Ai ishte në arrati që nga viti 1993 dhe u burgos në mungesë për vrasjet që kreu në fillim të viteve 1990.

Por me Messina Denaro tani jashtë skenës, kush është tani gati të marrë kontrollin e mafies?

Pse ishte i rëndësishëm në mafia?

Teksa Messina Denaro ishte i arratisuri më i kërkuar i Italisë dhe bosi kryesor i mafies, disa ekspertë thonë se ai nuk i kontrollonte të gjitha klanet mafioze - pjesërisht sepse ai nuk ishte nga kryeqyteti sicilian i Palermos. Megjithatë, ai u cilësua si "kumbari i fundit" dhe ishte anëtari i fundit i arratisur i një brezi mafiozësh që organizuan një varg bombash dhe vrasjesh që terrorizuan Italinë në fillim të viteve 1990.

Njeriu që dikur ishte "bosi i të gjithë bosëve", Salvatore 'Toto' Riina, u arrestua në 1993 dhe vdiq në 2017. Dora e tij e djathtë, Bernando Provenzano, u arrestua në 2006 dhe vdiq në 2016.

Sipas disa ekspertëve, Cosa Nostra, siç njihet mafia siciliane, i ka munguar një lider suprem për vite me radhë, ndoshta që nga Riina - pjesërisht për shkak se klanet e ndryshme luftuan për t'u mbledhur dhe për të zgjedhur një të tillë.

Historiani John Dickie, i cili shkroi librin Cosa Nostra: Historia definitive e mafies siciliane, i tha Sky News se mafia është shkatërruar, duke sugjeruar se mund të ketë vështirësi për të gjetur dikë që të udhëheqë grupin e klaneve rreth Palermos. Ai tha se "hierarkia e mafies, struktura e saj drejtuese, e gjithë struktura e saj territoriale... është ndërprerë jashtëzakonisht" që nga fillimi i viteve 1990.

Policia mendon se mafia është në kërkim të një super-bosi

Por disa hetues e shohin mafian siciliane si një "strukturë me një kokë" - dhe besojnë se ajo është në kërkim të super-shefit të saj të ri. Duke folur për të ardhmen e mafies menjëherë pas arrestimit të Messina Denaro, prokurorja e përgjithshme e Palermos, Lia Sava tha: “Çfarë do të ndodhë në detaje, nuk mund ta dimë. Por një gjë është e sigurt: Cosa Nostra përbëhet nga rregulla. Ajo ka mbështetur veten në këto rregulla për 150 vjet, kështu që me siguri do t'i vërë në lëvizje ato rregulla për të riparuar dëmet, dhe kështu do të krijojë strukturën e re drejtuese të nevojshme pas arrestim”.

Kush mund të bëhet shefi i lartë?

Nëse klanet mblidhen rreth tryezës dhe zgjedhin një kryetar të ri, kush do të ishte në garë?

Sipas shumë raporteve në Itali, 85-vjeçari Settimo Mineo është një kryesues. Zyrtarisht, ai drejton një dyqan bizhuterish në Palermo, por ai konsiderohet gjithashtu një nga krerët më të vjetër të mafies, duke u emëruar si pasardhësi i Riina pas vdekjes së tij. Mineo, si shumë anëtarë të mafies, aktualisht po vuan një dënim të gjatë me burg pasi u arrestua me dyshimin se ishte shefi i lartë i mafies - por nuk është e pazakontë që drejtuesit ta drejtojnë biznesin nga prapa hekurave.

Corriere della Sera, gazeta kryesore italiane, beson se 64-vjeçari Giovanni Motisi - i njohur për shumicën si "Fatmani", mund të jetë i radhës. Ai është shefi i qarkut Pagliarelli të organizatës në Palermo dhe ka qenë në arrati që nga viti 1998 pasi u shpall fajtor për vrasjen e një oficeri policie. Motisi besohej gjithashtu të ishte vrasësi më i besuar i Riina.

Ai është një nga njerëzit më të kërkuar në Itali, madje disa thonë se mund të ketë vdekur.

Gazeta gjithashtu thotë se Giuseppe Auteri, 48 vjeç, arkëtari i lagjes më të pasur mafioze në Palermo, është gjithashtu në garë. Edhe pse një pengesë për Auterin mund të jetë fakti që ai ka qenë në arrati për një vit në nënbarkun sicilian.

Sandro Capizzi gjithashtu ka ambicie lidershipi në Siçili, sipas Sky Tg24. Babai i 41-vjeçarit, Benedetto, u përpoq të merrte pushtetin në Cosa Nostra me forcë në vitin 2008, por dyshja u arrestuan nga policia që kishte frikë se Siçilia ishte në prag të një lufte të re mafioze. 

Çfarë do të ndodhë më pas për Cosa Nostra-n?

Pavarësisht famës së saj si një sindikatë e fuqishme dhe e pamëshirshme e krimit, mafia ka luftuar për vite me rradhë. Në tregun fitimprurës të drogës, ajo është zëvendësuar nga 'Ndrangheta, një organizatë me bazë në rajonin e Kalabrisë në Italinë jugore.

Megjithëse mafia ruan kontrollin e Siçilisë dhe disa pjesëve të ekonomisë, Anna Sergi, një eksperte e krimit të organizuar në Universitetin e Essex, tha: "Messina Denaro ishte kumbari i fundit, ai përfaqësonte të gjitha sekretet e Cosa Nostra.

"Është fundi i një miti dhe organizata do të duhet të përballet me këtë."

Burimi: Skynews

matteo messina denaro arrestohet matteo messina denaro settimo mineo

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin