LIVE UPDATES
Bota

Mbështetje e hapur, Serbia po jep gjithnjë e më shumë pasaporta për qytetarët rusë

Shtetësia në Serbi jepet në bazë të një neni të Ligjit për shtetësinë, i cili i lejon Qeverisë të lëshojë pasaporta serbe për personat, “pranimi i të cilëve në shtetësinë e Republikës së Serbisë do të përfaqësonte interes për Republikën e Serbisë”.

3 September 2022, 18:53 Nga DOSJA
Mbështetje e hapur, Serbia po jep gjithnjë e më shumë
Foto Ilustruese

SERBI- Nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia deri më 24 gusht, Qeveria e Serbisë u dha shtetësinë 29 shtetasve të Federatës Ruse - çfarë do të thotë 70 për qind më shumë se në 12 muajt e vitit të kaluar. Në mesin e tyre janë kryesisht sportistë dhe biznesmenë. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në anën tjetër, kanë rënë dakord të pezullojnë një marrëveshje për viza me Moskën, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt. Vendimi ua bën më të vështirë qytetarëve rusë hyrjen në bllok.

Shtetësia në Serbi jepet në bazë të një neni të Ligjit për shtetësinë, i cili i lejon Qeverisë të lëshojë pasaporta serbe për personat, “pranimi i të cilëve në shtetësinë e Republikës së Serbisë do të përfaqësonte interes për Republikën e Serbisë”. Bazuar në këtë, Qeveria e Serbisë, vitin e kaluar, mori 53 vendime për dhënien e shtetësisë - prej tyre, 17 ishin për qytetarë rusë.

Radio Evropa e Lirë nuk zbuloi persona në listën e sanksioneve, që morën pasaporta serbe pas fillimit të luftës në Ukrainë. Alexey Shendrik, boksieri 19-vjeçar nga Moska, u bë shtetas i Serbisë në prill të këtij viti. Sipas shkrimeve në media, Shendrik është fitues i Kampionatit Evropian të Boksit 2020, si dhe kampion i shumëfishtë i Rusisë. Në një deklaratë me shkrim për REL-in, Shendrik tha se procedura për marrjen e shtetësisë serbe ka qenë e shpejtë, pasi Federata e Boksit e Serbisë shprehu interesim për ardhjen e tij.

“Ka zgjatur rreth dy muaj”, tha ai dhe shtoi se, në të ardhmen, do të boksojë për kombëtaren e Serbisë.

“U regjistrova sepse Serbia është vendi ynë vëllazëror. Unë vërtet dua të fitoj tituj botërorë dhe medalje për vendin tuaj e tani edhe timin. E di që mund ta bëj”, tha Shendrik. Ai nuk është sportisti i parë rus që merr nënshtetësinë serbe. Në vitet e kaluara, shumë sportistë nga Federata Ruse morën pasaporta serbe, e për të cilët Shërbimi i Ballkanit i REL-it ka raportuar.

Nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, atletët rusë përballen me ndalesa në të gjitha ngjarjet e rëndësishme evropiane dhe botërore. Sanksionet vlejnë për klubet dhe për përfaqësimin kombëtar të Rusisë. Biznesmeni rus, Oleg Cherepanov, mori pasaportën serbe në fillim të gushtit të këtij viti. Nga viti 2008, Cherepanov është kryetar i bordit të drejtorëve të kompanisë “Forum Group” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kompania merret me projekte banimi në ishullin artificial, Palm Jumeirah, në Dubai. Siç thuhet në ueb-faqen e kësaj kompanie, Cherepanov është përgjegjës për menaxhimin e departamentit në Rusi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në vitin 2016, ai u zgjodh president i Federatës së Hokejit në Akull, në rajonin Sverdllovsk. REL e kontaktoi Cherepanovin përmes emailit, për ta pyetur se përse ka kërkuar shtetësi të Serbisë dhe si i ka shkuar procedura për marrjen e pasaportës. Por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk mori përgjigje.

Në fund të korrikut, shtetësinë serbe e mori edhe një tjetër biznesmen rus, Arkady Mutavchi, ish-drejtor ekzekutiv i furnitorëve për Departamentin e Menaxhimit të Pronës së Kremlinit. Në vitin 2020, emri i tij u përmend edhe në kompaninë “Tacticum investments” nga Luksemburgu. Kjo kompani merret me investime direkte dhe investime në letra me vlerë.

REL nuk arriti të bjerë në kontakt me Mutavchin.

Në prill të vitit 2022, Qeveria e Serbisë i dha pasaportë edhe Vladimir Burdunit, shtetas rus, i cili, gjykuar nga postimet e tij në rrjetet sociale, jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas profilit të tij në Facebook, Burdun është president i Ligës së Hokejit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në ueb-faqen zyrtare të Ligës së Hokejit të Emirateve thuhet se faqja është në përpunim e sipër dhe nuk ka asnjë numër telefoni apo email.

Sipas të dhënave në Facebook, Burdun është edhe pronar i revistës “Art media”.

Në rrjetet sociale, kjo revistë në gjuhën ruse ka qenë aktive për herë të fundit në janar të vitit 2021, ndërsa në ueb-faqen e saj zyrtare nuk mund të gjendet ndonjë gjurmë.

REL e kontaktoi Burdunin përmes rrjeteve sociale, por nuk mori përgjigje.

Darko Obradoviq, nga Qendra joqeveritare për Analiza Strategjike në Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë se, aktualisht, nuk ka asnjë informacion se manjatët rusë apo personat e sanksionuar në Rusi e shohin Serbinë si “shtëpi të sigurt”.

Por, shton ai, publiku serb nuk është shumë në dijeni me strukturën e shtetasve të huaj që themelojnë kompani në Serbi dhe investojnë në këtë vend.

Shtetësia nuk është kusht për këtë lloj qëndrimi dhe zyrtarët në Serbi refuzojnë të japin të dhëna për numrat e saktë të këtyre personave.

Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i luftës në Ukrainë e deri në qershor, në Serbi u hapën pak më shumë se një mijë kompani, në pronësi të rusëve.

“Për këtë duhet pasur kujdes, në mënyrë që Serbia të mos bjerë nesër në një pozitë të pakëndshme, nëse del që ndonjë nga shtetasit e saj të rinj është pjesë e ndonjë rrjeti të inteligjencës dhe sigurisë, ose është i njohur në vendet e tjera evropiane, dhe do ta shfrytëzojë shtetësinë serbe si mundësi për lëvizje të papenguar në Evropë”, thotë Obradoviq.

Sipas Ligjit për shtetësinë në Serbi, shtetasit e huaj mund të marrin nënshtetësinë serbe në dy mënyra.

Një i huaj, të cilit i është lejuar qëndrimi i përhershëm në Serbi, me kërkesën e tij mund të pranohet në shtetësinë serbe, me kusht që t’i ketë mbushur 18 vjet dhe të ketë aftësinë për punë.

Gjithashtu, ai duhet të jetë i liruar nga shtetësia e huaj, duhet t’i ketë tre vjet qëndrimi të vazhdueshëm dhe të regjistruar në Serbi, si dhe të dorëzojë një deklaratë me shkrim, ku thotë se Serbinë e konsideron vend të tijin.

Për pranimin vendos Ministria e Punëve të Brendshme dhe këto të dhëna nuk janë të disponueshme për publikun.

Megjithatë, sipas nenit 19 të të njëjtit ligj, shtetësinë e Serbisë mund ta marrë edhe i huaji, i cili nuk i plotëson kushtet e kërkuara, por “pranimi i të cilit në shtetësinë e Republikës së Serbisë do të përfaqësonte interes për Republikën e Serbisë”.

Në këtë rast, miratimin e jep Qeveria e Serbisë, me propozim të ministrisë kompetente, ndërsa vendimi i Qeverisë botohet në Gazetën Zyrtare.

Qeveria nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se me cilat kushte përcaktohet se dhënia e shtetësisë për një person është në interes të Serbisë.

Marrë nga REL

rusi serbi vladimir putin aleksander vucic

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin