7 May 2025, 07:40
Nga N.F
Foto ilustruese
VATIKAN- Vatikani njoftoi se do të ndërpresë të gjitha komunikimet telefonike brenda qytetit-shtet të vogël gjatë konklavës për të zgjedhur një papë të ri, duke sqaruar se Sheshi i Shën Pjetrit nuk do të preket. Konkretisht, sinjali i të gjithë ofruesve të telefonisë celulare brenda territorit të Vatikanit do të çaktivizohet sot nga ora 15:00. Komunikimi telefonik do të rikthehet pas shpalljes së zgjedhjes së papës së ri.
Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, sqaroi për gazetarët se ndërprerja e komunikimeve telefonike nuk do të prekte Sheshin e Shën Pjetrit. Mijëra besimtarë pritet të mblidhen në sheshin përpara Bazilikës së Shën Pjetrit, duke pritur shpalljen e pasardhësit të Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill.
Në total, 133 kardinalë nga e gjithë bota do të thirren të votojnë për papën e ardhshëm, udhëheqësin shpirtëror të 1.4 miliardë të katolikëve në të gjithë botën. Zgjedhjet po zhvillohen në fshehtësi të plotë dhe kardinalët duhet të dorëzojnë telefonat e tyre celularë kur të hyjnë në konklavë.
Votimi i parë pritet tre orë pas fillimit të Konklavit. Sipas ritualit, nga oxhaku i Kapelës Sistine del tym i bardhë nësë zgjidhet Papa i ri në të kundërt del tym i zi. Askush nuk e di se cili nga kardinalët është favoriti për t'u bërë Papa i ardhshëm dhe as sa do të zgjasë mbledhja e Kolegjit të Kardinalëve.
Qëllimi i krahut konservator është të zgjedhë një Papë i cili do të përqendrohet më shumë në çështje që kanë të bëjnë më shumë me besimin katolik, thelbin e tij, dhe më pak në problemet e përditshme me të cilat u përball Papa Françesku, në një shkallë që i shqetësoi disa, siç janë ndryshimet klimatike dhe imigracioni.
Nga ana tjetër, krahu progresiv dëshiron të zgjedhë një Papë që do të vazhdojë në gjurmët e Françeskut dhe ndoshta do të shkojë edhe më tej. Edhe pse Konklava aktuale përbëhet nga kardinalë të emëruar kryesisht nga Françesku, kriteri i saj nuk ishte të ndikonte në zgjedhje në ndonjë drejtim specifik, por ta bënte trupin përfaqësues, pasi shumica e kopesë katolike është jashtë Evropës.
vatikan mbledhja e konklavit
Bota
7 May 2025, 07:24
N.F
Foto ilustruese
INDI- Sulmet që ndodhën gjatë natës midis Indisë dhe Pakistanit po shkaktojnë s...
Bota
6 May 2025, 20:31
E. D
foto ilustruese
SERBI- Pas më shumë se pesë muajsh protestash, studentët në Serbi kanë kërkuar shpërbërjen e m...
Bota
6 May 2025, 19:09
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Kancelari Friedrich Merz tani ka marrë certifikatën e emërimit nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, dhe...
Bota
6 May 2025, 18:54
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria e Izraelit ka thënë të martën se e ka kryer sulme ajrore kundër rebelëve Huthi në Jemen,...
Bota
6 May 2025, 17:13
M.B
Friedrich Merz
GJERMANIA- Friedrich Merz fiton votimin e dytë për t’u bërë kancelar i Gjermanisë. Friedrich Merz do të ...
Bota
6 May 2025, 17:00
E. D
foto ilustruese
INDI- Britania dhe India arritën sot paktin për tregtinë e lirë, në një marrëveshje historike që p&...
Bota
6 May 2025, 16:41
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Lehtësim i përgjithshëm në parlamentin gjerman pas dështimit të zgjedhjes së kreut të CDU...
Bota
6 May 2025, 16:25
M.B
Friedrich Merz
GJERMANIA- Kreu i CDU Friedrich Merz është konfirmuar si Kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit n...
Bota
6 May 2025, 16:19
E. D
Mike Pence
SHBA- Ish-nënpresidenti Mike Pence kritikoi tarifat gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump t&...
Bota
6 May 2025, 16:13
foto ilustruese
GJERMANI- Bundestagu gjerman do mbajë sot raundin e dytë për zgjedhjen e Friedrich Merz si kancelar i ardhshëm i Gjerma...