LIVE UPDATES
Bota

“Mbretëria” e presidentit Putin! Favore pushteti për të afërmit, dashnoret dhe familjet e tyre, 24 personat që po pasurohen me ‘linjën e gjakut’

Hetimi i Proekt zbulon se pozicionet kyçe, kontratat shtetërore dhe ndikimi politik në Rusi nuk shpërndahen në bazë të kompetencës profesionale, por sipas lidhjeve familjare.

11 November 2025, 19:15 Nga M.L
“Mbretëria” e presidentit Putin! Favore pushteti për
Foto ilustruese

RUSI- Vladimir Putin po ia kalon gradualisht pasurinë dhe kontrollin e Rusisë familjes së tij, sipas një hetimi të gjerë nga platforma e pavarur e gazetarisë Proekt, e cila tani vepron jashtë Rusisë pasi u shpall e paligjshme nga Kremlini. Hetimi i Proekt zbulon se pozicionet kyçe, kontratat shtetërore dhe ndikimi politik në Rusi nuk shpërndahen në bazë të kompetencës profesionale, por sipas lidhjeve familjare.

Lista e njerëzve që kanë përfituar nga marrëdhënia e tyre me presidentin përfshin ish-gruan e tij, vajzat e tij, partnerët, dhëndurët, kushërinjtë madje edhe fëmijët e tyre. Siç vihet re, kjo është tani brezi i tretë i Putinëve që mbajnë pushtetin. Në total, 24 të afërm të presidentit rus mbajnë poste të larta ose kontrollojnë kompani shtetërore.

Hulumtimi më i gjerë nga Proekt (i themeluar në vitin 2018 nga gazetari Roman Bandanin, me përvojë të konsiderueshme në mediat kryesore ruse si gazeta Izvestia dhe faqja e internetit e Forbes në Rusi) tregon se rrjeti i të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të Putinit është përhapur në të gjithë ekonominë ruse - nga energjia dhe minierat te financat dhe mbrojtja - në një mënyrë që të kujton, siç u tha, nivelet e nepotizmit të epokës së Carit Nikolla II, i cili sundoi deri në vitin 1917.

"Duke monitoruar" 1,329 individë që mbanin pozicione kyçe në shërbimin civil rus dhe kompanitë më të mëdha shtetërore, Proekt zbuloi se 76% (1,012 persona) kanë të afërm të punësuar në sektorin publik.

"Ky është një përqindje e madhe - tre nga katër zyrtarë rusë ose e kanë trashëguar pozicionin e tyre ose u kanë siguruar fëmijëve të tyre një jetë me privilegje shtetërore", thuhet në raport.

“Mbretëria” e presidentit Putin! Favore pushteti për

Anna Tsiviliova dhe klani i saj

Një shembull tipik është Anna Tsiviliova, një e afërme e Putinit dhe psikiatre me profesion, e cila u emërua zëvendësministre e mbrojtjes. Fondacioni i saj merr miliarda nga buxheti i shtetit, bashkëshorti i saj, Sergei Tsiviliov, drejton ministrinë e energjisë, dhe vëllai i saj mban një pozicion të lartë në Gazprom. Sipas shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, emërimi i saj mund të lidhet edhe me çështjet e kundërzbulimit, pasi ajo dyshohet se e ka informuar drejtpërdrejt Putinin për çështjet e besnikërisë dhe korrupsionit.

Familja Tsiviliov ka grumbulluar pushtet të konsiderueshëm financiar. Djali 27-vjeçar i Annës nga një martesë e mëparshme, Dmitry Loginov, menaxhon disa kompani të lidhura me Kolmar, kompaninë minerare të kontrolluar nga familja. Vëllai i saj, Mikhail Putin, është një drejtues i lartë në Gazprom, ndërsa djali i tij, 28-vjeçari Denis Putin, është i listuar si aksionar në kompleksin e biznesit Sheremetyevo pranë Moskës, ku ndodhen shumë kompani shtetërore.

Anëtarët e familjes së zgjeruar të Putinit kanë siguruar gjithashtu pozicione të privilegjuara. Dy kushërinjtë e tij, Igor Putin dhe Lyubov Kruglova, mbajnë pozicione të larta në organizata të lidhura me shtetin, ndërsa djali i Kruglovës, Viktor Khmarin, është drejtor ekzekutiv i RusHydro, një nga kompanitë më të mëdha të energjisë në Rusi.

Hetimi krahason rrjetin e Putinit me atë të udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov, i cili, sipas gjetjeve, ka emëruar 96 të afërm në pozicione qeveritare dhe korporatash. Djali i tij 17-vjeçar, Adam Kadyrov, mban të paktën shtatë tituj, përfshirë postin e kreut të Këshillit të Sigurisë rajonale, të cilin e mori në prill.

Në të njëjtën kohë, dy vajzat e rritura të Putinit, Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova, morën pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, një nga tubimet më të larta të elitës politike dhe të biznesit të Rusisë. Në një intervistë të rrallë, Vorontsova tha se "jeta njerëzore ka vlerën më të lartë në Rusi", megjithëse presidenti nuk i ka njohur kurrë publikisht dy gratë si bijat e tij.

Sipas Proekt, dhe siç është raportuar shumë herë në të kaluarën, Putin thuhet gjithashtu se ka dy djem të vegjël me ish-gjimnasten ritmike olimpike Alina Kabaeva dhe një vajzë me Svetlana Krivonogik, një ish-pastruese që u bë milionere përmes pronësisë së një resorti luksoz skish pranë Shën Petersburgut dhe aksioneve të saj në një bankë të lidhur me Kremlinin.

Ndërsa nepotizmi është një tipar i përhershëm i qeverisjes ruse, Proekt vëren se nën Putinin, lidhjet familjare janë bërë një shtyllë themelore e sistemit politik dhe ekonomik të Rusisë.

vladimir putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin