LIVE UPDATES
Bota

Mbreti Charles III befason turmën jashtë Pallatit Buckingham

Njerëzit në turmë brohoritën emrin e tij ndërsa Charles doli nga një makinë Bentley e drejtuar nga shoferi i veshur me një kostum blu.

5 May 2023, 22:58 Nga I.A
Mbreti Charles III befason turmën jashtë Pallatit Buckingham
Mbreti Charles III

ANGLI- Mbreti Charles III befasoi dashamirësit të cilët filluan të mblidhen jashtë Pallatit Buckingham të premten, një ditë përpara kurorëzimit të tij, ndërsa po bëhen përgatitjet e fundit për një ceremoni që Londra nuk e ka festuar për 70 vjet.

Njerëzit në turmë brohoritën emrin e tij ndërsa Charles doli nga një makinë Bentley e drejtuar nga shoferi i veshur me një kostum blu. Një person u dëgjua të thërriste "Zot shpëtoje mbretin" ndërsa monarku britanik iu afrua turmës së rreshtuar pas një barrikade.

Charles falenderoi dashamirësit e ardhur, duke shtrënguar duart ndërsa lëvizte ngadalë përgjatë rrugës.

Theresa Iredale, tha se u drodh kur mbreti iu afrua pasi ajo thërriti emrin e tij.

“Pashë dorën e tij të zgjatej dhe thashë: ‘Nuk mund ta besoj se po i shtrëngoj dorën mbretit’, tha ajo.

Princi William, trashëgimtari i fronit, dhe gruaja e tij, Kate, gjithashtu përshëndetën publikun gjatë shëtitjes, duke folur me dashamirësit, duke pozuar për selfi dhe duke biseduar me ta.

Familja mbretërore ndaloi pas një dreke që pasoi provën e fundit për shërbimin e kurorëzimit të mbretit Charles të shtunën në mëngjes në Westminster Abbey.

Charles u ngjit në fron automatikisht kur nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq vitin e kaluar. Ceremonia fetare e kurorëzimit përfaqëson kurorëzimin e tij zyrtar.

Festimi ka muaj që po përgatitet, i koreografuar deri në detajet më të vogla dhe përfshin një operacion të madh sigurie.

Përtej planifikimit masiv, Charles po përpiqet të mbetet i rëndësishëm pasi mbështetja për monarkinë është zbehur, veçanërisht në mesin e një brezi të ri që kujdeset më pak për traditat e mbretërisë. Kurorëzimi i tij ndodh pasi disa britanikë vënë në dyshim shpenzimet e mëdha të fondeve publike – pa asnjë vlerësim të dhënë ende – gjatë një krize të kostos së jetesës që ka lënë shumë britanikë në vështirësi.

Të enjten, William dhe Kate, Princi dhe Princesha e Uellsit, morën një tren metroje dhe vizituan një pub në Soho para kurorëzimit.

Turma jashtë pallatit është rritur prej disa ditësh, me vizitorë nga e gjithë bota që mblidhen për të dëshmuar historinë teksa monarku i fundit kurorëzohet në një traditë që daton më shumë se 1000 vjet më parë.

Shumë prej të mbledhurve për ceremoninë kanë ngritur tashmë çadra ose kanë planifikuar të kalojnë natën duke shpresuar për një vend të mirë për procesionin të shtunën dhe ndoshta një pamje të monarkut të sapokurorëzuar dhe të mbretëreshës Camilla, gruas së tij, pas kthimit nga ceremoni.

Ata që prisnin vetëm një paraqitje të shkurtër të mbretit, u shpërblyen shumë që e takuan personalisht.

"Absolutisht e mahnitshme, thjesht surreale," tha Gillian Holmes.

"Vajza ime tha se këmbët i dridheshin, ajo ishte në shok," tha zonja Holmes. "Kurrë nuk e kam ëndërruar se do të takohesha me mbretin. Nuk mund ta besoj."

Gjatë gjithë ditës, udhëtarët e metrosë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u përshëndetën me një mesazh të regjistruar nga mbreti teksa hipnin në trena duke u uruar atyre dhe familjeve të tyre "një fundjavë të mrekullueshme kurorëzimi".

Zonja e Parë Jill Biden ndodhet në Londër për kurorëzimin e mbretit Charles III. Presidenti Joe Biden dërgoi gruan e tij për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në kurorëzimin e së shtunës. Asnjë president amerikan nuk ka marrë pjesë në një kurorëzim britanik. Jill Biden e kaloi pjesën më të madhe të së premtes me gruan e kryeministrit Rishi Sunak, Akshata Murty. Zonja e parë kthehet në Uashington të dielën.

Marrë nga VOA

mbreti charles iii

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin