LIVE UPDATES
Bota

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt kanë afat deri më 17 qershor për ta apeluar dënimin

Sipas shkresës, në veçanti, ai ka parashtruar se më 18 maj 2022, atij iu dha një kopje e vërtetuar e aktgjykimit në gjuhën angleze, një gjuhë të cilën ai nuk e kupton mjaftueshëm.

26 May 2022, 12:51 Nga DOSJA

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt kanë afat deri më 17 qershor

Hysni Gucati, Nasim Haradinaj

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në shkresën e Apelit thuhet se Haradinaj ka kërkuar urgjentisht sqarim nëse pikënisja e afatit për paraqitjen e njoftimeve për ankesë sipas rregullit 176 (2) të Rregullores është shpallja e aktgjykimit apo përkthimi i tij në gjuhën shqipe.

Sipas shkresës, në veçanti, ai ka parashtruar se më 18 maj 2022, atij iu dha një kopje e vërtetuar e aktgjykimit në gjuhën angleze, një gjuhë të cilën ai nuk e kupton mjaftueshëm.

“Kjo mohon, sipas Haradinajt, aftësinë e tij për të udhëzuar mbrojtësin në apel dhe ndikon negativisht në drejtësinë e procedurës”, thuhet tutje.

Po ashtu, në shkresë thuhet se paneli thekson se në përputhje me Rregullën 176 (2) të Rregullores, një palë që kërkon të apelojë një aktgjykim dënues duhet të paraqesë një njoftim apeli, duke paraqitur bazat e apelit brenda 30 ditëve nga gjykimi me shkrim ose vendimi i dënimit.

“Më tej, në përputhje me rregullin 72 (2) të Rregullores, çdo trup gjykues i ngritur me procedurë për mospërfillje, të tilla si ato aktuale, mund të zvogëlojë afatet kohore dhe të marrë çdo masë tjetër sipas nevojës për përshpejtimin e procedurës, duke pasur parasysh të drejtën e të akuzuarit për gjykim të drejtë”, thuhet tutje.

Sipas Apelit, në bazë të Rregullës 9 (3) të Rregullave, afatet kohore fillojnë nga dita e parë e punës pas nxjerrjes së një vendimi.

“Për më tepër, rregulli 8 (5) i Rregullave parashikon që kufizimet kohore nuk do të zgjasin derisa një palë ose pjesëmarrës tjetër që kërkohet të ndërmarrë veprime të ketë marrë nga Sekretari përkthimin e një dokumenti në një nga gjuhët e punës, ku dokumenti i tillë është paraqitur në gjuhë të ndryshme nga një nga gjuhët e punës”, thuhet në këtë shkresë.

Tutje, theksohet se në rastin konkret, aktgjykimi është lëshuar në gjuhën angleze, e cila është përcaktuar si gjuhë e punës e procedurës.

“Paneli më tej vëren se ndërsa sipas rregullit 159 (4) të Rregullores një kopje e vërtetuar e aktgjykimit dhe opinioneve të gjykatësve aty ku është e zbatueshme, do t’i jepen të akuzuarit sa më shpejtë të jetë e mundur në një gjuhë që ai ose ajo e kupton dhe e flet, marrja e këtij përkthimi nuk lidhet me fillimin e afatit kohor përkatës sipas Rregullit 176 (2) të Rregullave. Prandaj, Paneli konsideron se në bazë të Rregullave, afati kohor për paraqitjen e njoftimeve të ankesës fillon në ditën e parë të punës pas nxjerrjes së aktgjykimit në gjuhën e punës të dakorduar”, thuhet në shkresë.

Sipas mendimit të Kolegjit, avokatët tashmë janë në gjendje të diskutojnë përmbajtjen e aktgjykimit me të akuzuarin dhe ta këshillojnë atë për arsyet e mundshme të ankesës.

“Kolegji vëren në lidhje me këtë se në rastet para gjykatave penale ndërkombëtare ku aktgjykimet janë lëshuar në një gjuhë të cilën i akuzuari nuk e kuptonte, në përgjithësi nuk ishte e garantuar zgjatja e kohës për paraqitjen e njoftimit të ankesës kur mbrojtësi i personit të dënuar mund të punojë në gjuhën në të cilën është shqiptuar aktgjykimi”, thuhet në këtë shkresë.

Në fund thuhet se ndërsa Paneli njeh rëndësinë e së drejtës së të akuzuarit për të marrë aktgjykimin në një gjuhë që ai e kupton, ai konsideron se drejtësia e procedurës në këtë fazë nuk do të ndikohet negativisht nga mosdisponueshmëria e një përkthimi të tillë.

“Kështu, Paneli konstaton se palët duhet të paraqesin njoftimet e tyre të apelit, nëse ka, brenda afatit kohor të përcaktuar me Rregullën 176 (2) të Rregullave, përkatësisht deri të premten, 17 qershor 2022”, thotë Apeli.

Ndryshe, Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkoheshin se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. 

Marrë nga Express

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin