LIVE UPDATES
Bota

Mbyllet Samiti/Lufta në Ukrainë dominon takimin e G20-ës, Rusia kundërshton kritikat 'e furishme' të perëndimit

Ministrja e Jashtme e Indonezisë Retno Marsudi u kërkoi ministrave të jashtëm të grupit të premten që të ndihmonin në përfundimin e luftës në Ukrainë, ndërsa kryediplomati rus Sergei Lavrov akuzoi Perëndimin se po humbiste një shans për të trajtuar çështjet ekonomike globale me kritika "të furishme" të konfliktit.

8 July 2022, 17:37 Nga d.a.
Mbyllet Samiti/Lufta në Ukrainë dominon takimin e G20-ës, Rusia
Samiti i G20

INDONEZI- Sot në Indonezi është mbajtur Samiti i G20 ku u mblodhën të gjithë ministrat e jashtë të vendeve anëtare dhe në qendër të diskutimeve ishin kriza ekonomike globale por edhe lufta në Ukrainë.

Sipas Reuters, Ministrja e Jashtme e Indonezisë Retno Marsudi u kërkoi ministrave të jashtëm të grupit të premten që të ndihmonin në përfundimin e luftës në Ukrainë, ndërsa kryediplomati rus Sergei Lavrov akuzoi Perëndimin se po humbiste një shans për të trajtuar çështjet ekonomike globale me kritika "të furishme" të konfliktit.

"Mbledhja në Bali u dominua nga diskutimi për luftëm dhe ndikimi i saj në sigurinë ushqimore dhe energjinë, si dhe u diskutua pothuajse në të gjitha takimet dypalëshe," tha Marsudi në komentet pas përfundimit të bisedimeve.

Nuk ishte menjëherë e qartë nga informimi i Retno nëse ishte arritur ndonjë marrëveshje gjatë takimit. Ndërkohë në fillim të ngjarjeve të ditës, thirrjet "Kur do ta ndaloni luftën" dhe "Pse nuk e ndaloni luftën" u dëgjuan ndërsa Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov shtrëngoi duart me Retno pas mbërritjes së tij.

Lavrov tha se ministrat nga vendet perëndimore u larguan pothuajse menjëherë, sapo ai mori fjalën, ndaj kritikave të furishme ndaj Federatës Ruse në lidhje me situatën në Ukrainë.

Retno hapi takimin duke i bërë thirrje G20-ës të "gjejë një rrugë përpara" për të adresuar sfidat globale dhe tha se pasojat e luftës, duke përfshirë rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, do të godasin më së shumti vendet me të ardhura të ulëta.

Gjatë seancës plenare, Blinken akuzoi Rusinë për bllokimin e eksportit të grurit ukrainas dhe vjedhjen e tij por Lavrov nuk ishte në dhomë në atë kohë, tha një zyrtar perëndimor.

"Sfidat në lidhje me rritjen e kostove të ushqimit dhe energjisë janë përkeqësuar në mënyrë dramatike nga agresioni rus kundër Ukrainës", tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në Samit.

Ukraina, eksportuesi i katërt më i madh në botë i drithërave, ka luftuar për të eksportuar mallra, më shumë nga portet e saj të bllokuara ndërsa lufta është ndezur përgjatë bregdetit të saj jugor. Lavrov u tha gazetarëve më vonë se Rusia ishte e gatshme të negocionte me Ukrainën dhe Turqinë për grurin, por është e paqartë se kur mund të zhvillohen bisedime të tilla.

Veprimtaria priti një takim me dyer të mbyllura të diplomatëve të lartë nga vendet e G20, duke përfshirë Kinën, Indinë, Shtetet e Bashkuara, Brazilin, Kanadanë, Japoninë dhe Afrikën e Jugut, si dhe bisedime dypalëshe në margjinat.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës iu drejtua takimit virtualisht, duke akuzuar Rusinë se po luan "lojëra urie" përmes bllokimit të portit të Detit të Zi të Ukrainës. Lavrov u largua nga dhoma gjatë fjalimit të tij.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha më herët se Pekini kundërshtoi çdo akt të nxitjes së konfrontimit të bllokut dhe krijimit të një "Lufte të re të Ftohtë".

Duke nënvizuar tensionet në fillim të takimit, Retno tha se homologët e G7 e kishin informuar atë se nuk mund të bashkoheshin në darkën e mirëseardhjes të së enjtes, ku Lavrov ishte i pranishëm. Në fjalën e saj përmbyllëse Retno tha se vendimet e ministrave të jashtëm për të marrë pjesë nuk ishin marrë lehtë duke pasur parasysh tensionet rreth luftës dhe se të gjithë pjesëmarrësit ishin të shqetësuar për rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

Retno tha se disa pjesëmarrës të G20 bënë thirrje për t'i dhënë fund konfliktit përmes diplomacisë dhe negociatave, duke shtuar se ishte thelbësore të riintegrohej plehrat ruse dhe gruri i Ukrainës në zinxhirin global të furnizimit. Ministrat e Jashtëm kinezë dhe australianë do të takoheshin të premten për herë të parë në tre vjet, duke sinjalizuar një shkrirje në marrëdhëniet që janë acaruar për shkak të pretendimeve për ndërhyrje të huaja dhe sanksione hakmarrëse tregtare. 

Anëtarët e G20 janë SHBA-ja, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Turqia, Kanadaja, Meksika, Brazili, Argjentina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Indonezia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut dhe Bashkimi Evropian. Ata kanë pjesëmarrjen prej 80 për qind në prodhimin ekonomik në botë dhe rreth dy të tretat e popullsisë së botës.

samiti i g20 ne indonezi antony blinken sergei lavrov retno marsudi


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin