LIVE UPDATES
Bota

Me identitet të rremë në Perëndim, si inxhinierët e teknologjisë së Koresë së Veriut ndihmojnë shtetin e tyre për të financuar projektet raketore

Koreja Veriore u ka kërkuar mijëra punëtorëve të këtij sektori që të angazhohen jashtë shtetit, në përpjekje e sipër, sidomos në katër vjetët e fundit, që të mbledhin miliona euro për ta financuar programin raketor të Phenianit, sipas Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Kombeve të Bashkuara.

26 November 2023, 10:09 Nga A.B

Me identitet të rremë në Perëndim, si inxhinierët e

Duke përdorur emra të rremë, profile të rreme në LinkedIn, dokumente të falsifikuara të punës dhe skripte të rreme intervistimi, punëtorët verikoreanë të sektorit të teknologjisë informative po kërkojnë punësim në kompanitë e Perëndimit, përmes mashtrimeve të sofistikuara. Për ta fituar një punë jashtë Koresë Veriore, për të fituar para për jetesë në këtë shtet të izoluar, nënkupton koncentrim në strategji të ndryshme, për t’i bindur menaxherët perëndimorë që t’i punësojnë, sipas disa dokumenteve të rishikuara nga Reuters, të një interviste me një verikorean, ish-punëtor në sektorin e teknologjisë informative.

Koreja Veriore u ka kërkuar mijëra punëtorëve të këtij sektori që të angazhohen jashtë shtetit, në përpjekje e sipër, sidomos në katër vjetët e fundit, që të mbledhin miliona euro për ta financuar programin raketor të Phenianit, sipas Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Kombeve të Bashkuara. “Njerëzit janë të lirë të shprehin ide dhe opinione”, është thënë në një skriptë interviste të përdorur prej zhvilluesve të softuerit, për të përshkruar “një kulturë të mirë pune”, kur u kërkohet të përgjigjen në intervistë. Në Korenë e Veriut, shprehja e lirë e mendimit është e ndëshkueshme edhe me burgim.

Skriptet në total prej 30 faqeve, janë përhapur prej hulumtuesve të rrjetit Palo Alto, kompani amerikane për siguri kibernetike, e cila i ka zbuluar disa dokumente të brendshme që shpërfaqin sistemin e punëtorëve verikoreanë.  Në dokumente ka prezantime mashtruese, profile online, intervista të improvizuara, dhe identitete të rreme të punëtorëve verikoreanë që kanë aplikuar për punë në sektorin e zhvillimit të softuerëve. Reuters ka gjetur të dhëna nga disa uebfaqe që shpërfaqin disa teknika të përdorura prej punëtorëve verikoreanë për t’i bindur punëdhënësit që të angazhohen nga distanca, për kompani në Kili, Zelandën e Re, Shtetet e Bashkuara, Uzbekistan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dokumentet dhe të dhënat tjera tregojnë për përpjekje të shtuara, të ndërmarra prej autoriteteve verikoreane, që të garantojnë suksesin e një skeme që është bërë kyçe për qarkullim të ekonomisë në regjimin me mungesë të madhe parash të gatshme. Misioni verikorean i Kombeve të Bashkuara, nuk u është përgjigjur kërkesave për koment. Punëtorët verikoreanë të teknologjisë informative, që angazhohen nga distanca, mund të fitojnë dhjetë herë më shumë sesa që punon një punëtor në sektorin e ndërtimtarisë apo në sektorë tjerë të Koresë Veriore, ka thënë Departamenti amerikan i Drejtësisë, më 2022. Si ekipe, punëtorët që punojnë nga distanca për vendet e huaja, mund t’i mbledhin deri në 3 milionë dollarë. Reuters nuk ka arritur të vërtetojë se sa para i ka gjeneruar kjo skemë ndër vite.

Disa prej skripteve, të dizajnuara për t’i përgatitur punëtorët për pyetjet e intervistave, përmbajnë edhe kërkim falje pse duhet të angazhohen nga distanca. “Richard” zhvillues i lartë softueri, ka thënë se “kam udhëtuar në Singapor disa javë më parë. Prindërit e mi janë infektuar me koronavirus dhe kam vendosur të jetoj me familjen për një periudhë. Tani planifikoj të shkoj prapë në Llos Angjelles për tre muaj. Po mendoj nëse mund të filloj punë nga distanca, e më pas do të mund të shpërngulem”.

Një punëtor verikorean i sektorit të teknologjisë informative, i ka analizuar dokumentet dhe e ka konfirmuar vërtetësinë e tyre për Reutersin. “Ne krijonim 20 deri në 50 profile të rreme derisa të punësoheshim”, ka thënë punëtori. Ai i ka analizuar skriptet, të dhënat dhe dokumentet, dhe ka thënë se e ka bërë të njëjtën gjë, sepse i di taktikat dhe teknikat e përdorura.

“Kur punësohesha, krijoja një tjetër profil të rremë për një punë të dytë”, ka thënë punëtori, i cili ka folur në kushte anonime, duke i përmendur shqetësimet për sigurinë. Në tetor, Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI) i kanë konfiskuar 17 domene uebsajtesh, të cilat ka thënë se janë përdorur prej punëtorëve verikoreanë për t’i mashtruar bizneset dhe për t’i fituar 1.5 milion dollarë.

Verikoreanët që zhvillojnë softuerë për kompanitë amerikane, janë fshehur mbrapa emaileve me pseudonime dhe llogari të rreme në rrjete sociale, si dhe kanë gjeneruar miliona dollarë në vit, kanë thënë autoritetet amerikane. “Ekziston rrezik për Qeverinë e Koresë së Veriut, pasi këta punëtorë të privilegjuar janë të ekspozuar ndaj realiteteve të rrezikshme për botën dhe prapambetjeve që ekzistojnë në vendin e tyre”, ka thënë Sokeel Park of Liberty në Korenë e Veriut, organizatë që punon me punëtorët që ikin prej vendit.

Vitin e kaluar, Qeveria amerikane ka thënë se punëtorët verikoreanë të sektorit të teknologjisë informative, jetojnë kryesisht në Kinë dhe Rusi, por ka edhe në Afrikë dhe Azinë Juglindore. Fitimet, sipas tyre, shkojnë në 300.000 dollarë amerikanë në vit. Sipas përvojës së tij, ish-punëtori i këtij sektori ka thënë se të gjithë presin që të fitojnë të paktën 100.000 dollarë, dhe 30-40 për qind e shumës shkon për Phenianin, 30-60 për qind ndahet për shpenzime të përgjithshme dhe 10-30 për qind mbetet për xhepin e punëtorit.

Ai vlerëson se janë rreth 3.000 punëtorë të tillë jashtë Koresë së Veriut dhe rreth 1.000 të tjerë janë në territorin verikorean. “Kam punuar për të fituar në valutë të huaj”, ka thënë ai për Reutersin. “Varet prej njerëzve, por, në parim, sapo të fitoni një punë nga distanca, mund ta mbani atë për gjashtë muaj, deri në 3-4 vjet”. “Kur nuk mund të gjeni punë me orar të plotë, angazhoheni në diçka vetë”. Hulumtuesit, pjesë e njësitit të Palo Altos, e kanë bërë këtë zbulim, kur e kanë analizuar një fushatë të hakerëve verikoreanë, që ka shënjestruar zhvillues të avancuar të softuerit.

Njëri prej hakerëve i ka lënë dokumentet të ekspozuara në server, ka thënë ekipi i Altos, duke dhënë shenja se ekzistojnë lidhje mes hakerëve të Koresë Veriore dhe punëtorëve të IT-së, ndonëse një informator ka thënë se fushatat e spiunimit janë kryer nga më pak njerëz. “Hakerët kryejnë trajnime speciale. Për ato misione nuk angazhojnë njerëz sikur ne”, ka thënë ai.Megjithatë, ata i bashkon rruga diku.

Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe FBI-ja kanë paralajmëruar se punëtorët verikoreanë mund ta përdorin qasjen për t’i hakuar punëtorët e tyre, dhe disa prej rezymeve që kanë rrjedhur, tregojnë se ata kanë pasur përvojë në kompani të kriptovalutave, industri që është shënjestruar për kohë të gjatë prej hakerëve verikoreanë.

Të dhënat prej Constella Intelligence, kompani për verifikim të identitetit, ka gjetur se një prej punëtorëve ka pasur llogari në pothuajse 20 agjenci që ofrojnë punë në Shtetet e Bashkuara, Britani, Japoni, Uzbekistan, Spanjë, Australi dhe Zelandë të Re. Punëtori nuk u është përgjigjur kërkesave për koment. Të dhënat, të mbledhura prej rrjedhjeve nga faqe të dyshimta, kanë treguar se ekzistojnë llogari apo faqe që shesin instruksione digjitale për të krijuar dokumente të rreme identifikimi, përfshirë leje vozitjeje të SHBA-së, viza dhe pasaporta.

Në dokumentet e identifikuara prej ekipit të Altos, janë verifikuar 14 identitete, një dokument lejeqëndrimi amerikan, dhe të dhëna që disa punëtorë kanë blerë qasje nga profilet legjitime, në mënyrë që të paraqiten si të vërtetë. “Richardi” në Singapor, i cili ka synuar të punojë nga distanca për ndonjë kompani të IT-së, i është referuar identitetit të tij si “Richard Lee”, emrin e njëjtë që e ka edhe në një lejeqëndrim amerikan. Reuters e ka gjetur llogarinë e tij në LinkedIn në këtë emër, dhe në këtë rrjet social thuhet se ai ka pasur përvojë në një kompani për verifikim të identitetit digjital, Jumio. “Ne nuk kemi asnjë të dhëna që Richard Lee ka qenë ose është punëtor i Jumios”, ka thënë një zëdhënës i kësaj kompanie. “Jumio nuk ka të dhëna që sugjerojnë se kompania ka pasur ndonjëherë ndonjë verikorean në mesin e fuqisë punëtore”. Reuters ka kërkuar koment prej LinkedIn për këtë llogari, por nuk ka marrë përgjigje. Më vonë, kjo platformë e ka hequr llogarinë prej listës së saj. “Ekipi ynë siguron informacione prej shumë burimeve për të identifikuar dhe larguar llogaritë e rreme, siç kemi bërë në këtë rast”, ka thënë më vonë një zëdhënës i LinkedIn-it./REL

kore e veriut

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin