LIVE UPDATES
Bota

Më shumë teori konspirative kundër myslimanëve

Pak para zgjedhjeve në Saksoni dhe Tyringi, të cilat u mbajtën javën e kaluar (1. shtator), aktorë të krahut të djathtë si Alternativa për Gjermaninë (AfD) përdorën sulmin kryesisht për të kritikuar qeverinë federale gjermane. 

8 September 2024, 20:00 Nga E. D
Më shumë teori konspirative kundër myslimanëve
foo ilustruese

GJERMANI- Komentet e urrejtjes kundër myslimanwve dhe emigrantëve janë rritur në Gjermani pas sulmit brutal me thikë në Solingen. Në krimin, për të cilin më vonë i ashtuquajturi Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë, një azilkërkues sirian vrau tre persona dhe plagosi tetë të tjerë. Pak para zgjedhjeve në Saksoni dhe Tyringi, të cilat u mbajtën javën e kaluar (1. shtator), aktorë të krahut të djathtë si Alternativa për Gjermaninë (AfD) përdorën sulmin kryesisht për të kritikuar qeverinë federale gjermane. AfD, e cila konsiderohet pjesërisht një parti ekstremiste e krahut të djathtë dhe që arriti sukses të madh në zgjedhje, ia atribuoi incidentet politikës së emigrantëve të koalicionit qeverisës (SPD, ekologjistët dhe FDP).

Ndërkohë, komente të shumta urrejtjeje dhe pretendime të rreme për incidentin janë përhapur në internet - shpesh të drejtuara kundër myslimanëve. Është një fenomen që po rritet jo vetëm në Gjermani, por edhe në vende të tjera evropiane. Në Southampton të Britanisë së Madhe ka pasur edhe trazira nga grupet ekstremiste të djathta. Ekipi i verifikimit të fakteve të DW shqyrtoi një grup llogarish të verifikuara në X (ish Twitter) që shpërndanin në mënyrë aktive dezinformata, postonin informacione të rreme, karikatura, pretendime të dyshimta dhe gënjeshtra të plota.

Pretendimi: Deputeti i AfD Martin Siechert shpërndau një video në X menjëherë pas sulmit të Solingen dhe shkroi: "Myslimanët radikalë janë në rritje kudo në Gjermani. Këtu është një video e shkurtër nga një tubim i Shtetit Islamik në Nuremberg disa orë pas ngjarjes së Solingenit." Një video me këtë pretendim, e publikuar në disa gjuhë, tregon disa njerëz që mbajnë flamuj të zi përpara Lorentzkirche të Nurembergut.

Faktet e DW: E gabuar

Pamjet nuk tregojnë një tubim të Shtetit Islamik, por një manifestim shiit në Arbain, një ngjarje fetare ku myslimanët shiitë vajtojnë martirizimin e Imam Huseinit, nipit të profetit Muhamed. Duke përdorur një kërkim të kundërt të imazhit, u gjet një postim në Facebook nga "Zahraa Cultural Center Nürnberg", ku shihet se Qendra Kulturore e ka njoftuar më parë këtë ngjarje në faqen e saj në Facebook.

Flamujt e zi të valëvitur nga pjesëmarrësit nuk janë flamuj të IS. Mbishkrimet në flamuj përmbajnë emrat e imamëve shiitë, jo parullat e Shtetit Islamik dhe simbolizojnë zi dhe dhimbje. Një krahasim i këtij flamuri me fotot e flamurit të Shtetit Islamik tregon gjithashtu se nuk është i njëjti flamur.

Islamofobia në Evropë

Përhapja e gjuhës islamofobike të urrejtjes nuk është një rast i izoluar, pasi po rritet edhe në vende të tjera evropiane – veçanërisht i nxitur nga sulme të ngjashme me ato në Solingen. Për shembull, pas sulmit të tmerrshëm në qytetin spanjoll të Toledos, një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u godit me thikë atje në mes të gushtit. Pak kohë më vonë, postime të shumta në mediat sociale e lidhën gabimisht sulmin me një emigrant mysliman me origjinë afrikano-veriore. Sipas informacioneve zyrtare nga policia spanjolle, autori është një 20-vjeçar spanjoll.

Përhapja e fushatave dezinformuese kundër myslimanëve dhe migrimit në Evropë shpesh ndjek një model të caktuar, tha në një intervistë për DW, Lorena Martinez, drejtuese e ekipit redaktues evropian të organizatës për kontrollin e fakteve Logical Facts. "Ata fillojnë me situatën aktuale të lajmeve dhe bombardojnë audiencën me përmbajtje të sajuara për t'i çuar ata në një rrugë spekulimi drejt përfundimit të pashmangshëm: myslimanët dhe emigrantët përbëjnë një kërcënim ekzistencial për Evropën."

Pasojat e mundshme të urrejtjes në internet ishin të dukshme në Southampton të Britanisë së Madhe. Shumë spekulime janë shpërndarë në rrjetet sociale pas një sulmi me thikë në fund të korrikut, ku u vranë tre vajza. Shumë përdorues pretendonin në mënyrë të rreme se autori ishte një emigrant mysliman. Sipas informacioneve të policisë, autori ka lindur në Cardiff të Uellsit, nga prindër ruandazë. Informacionet e rreme për origjinën dhe fenë e autorëve kanë çuar në trazira serioze nga grupet ekstremiste të krahut të djathtë në Angli dhe Irlandën e Veriut.

A çon urrejtja në internet në krim?

Ekstremistët e krahut të djathtë dhe influencerët në internet kanë nxitur më tej trazirat duke shpërndarë imazhe ndonjëherë të manipuluara. Në një postim, për shembull, pretendohet se një "lobi multikulturor" ka bërë që policët të puthin këmbët e imamëve në Londër. Por pas një studimi më të afërt vihet re se se ky imazh është sajuar nga Inteligjenca Artificiale. Fytyrat e njerëzve në sfond janë të shtrembëruara. Njëra nga këmbët e policit është në një pozicion të panatyrshëm, ndërsa hijet nuk korrespondojnë me realitetin.

Megjithatë, shumë përdorues e kanë shpërndarë këtë imazh. "Nëse shteti vazhdon të mbrojë ISLAMISTËT nga qytetarët, në vend që të mbrojë qytetarët nga islamizmi, do të ketë skena [të trazirave dhe dhunës] në të gjithë Evropën”, shkroi një llogari gjermane në X.

Edhe disa figura të njohura të krahut të djathtë u kanë bërë thirrje njerëzve që të bashkohen me trazirat në Southampton dhe të sulmojnë xhamitë. Në fakt, shifrat zyrtare tregojnë se ka një rritje të krimeve islamofobike. Në Britaninë e Madhe, organizata "Tell Mama", e cila dokumenton incidentet anti-myslimane në këtë vend, regjistroi një rritje të shtatëfishtë të krimeve kundër myslimanëve midis 7 tetorit dhe 7 shkurtit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vitin 2023 shifrat janë më shumë se dyfishuar krahasuar me një vit më parë. Pothuajse një në dhjetë nga këto krime ishin të natyrës së dhunshme, sipas "Aleancës gjermane kundër Islamofobisë". Një zhvillim i tillë mund të vërehet edhe në Austri dhe vende të tjera evropiane.

X dhe Telegrami: Vendi për urrejtje dhe nxitje

Në veçanti, rrjeti social X, dikur Twitter, është kthyer në një vend për përhapjen e urrejtjes, për nxitje dhe dezinformim. Ndryshimet e paparashikueshme të rregullave dhe pretendimet e dyshimta nga shefi i X, Elon Musk, e përforcojnë edhe më shumë këtë dyshim. Gjatë trazirave në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, ai argumentoi se konflikti ishte i pashmangshëm nëse bashkohen kulturat e papajtueshme. Musk ka shpërndarë dhjetëra postime nga influencues të krahut të djathtë në llogarinë e tij me rreth 195,8 milionë ndjekës. Edhe platforma të tjera, si Telegram për shembull, ofrojnë hapësirë ​​për ekstremistët e krahut të djathtë për të përhapur urrejtje dhe kërcënime. Pas vrasjeve në Southport, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën atje duke bërë thirrje për dhunë dhe shkatërrim, duke përfshirë edhe një sulm në një xhami.

Rregullimi i platformave mbetet i vështirë

Vendet evropiane janë përpjekur prej kohësh të detyrojnë platformat e mediave sociale të angazhohen dehe veprojnë kundër gjuhës së urrejtjes - si të atyre kundër myslimanëve ashtu edhe komuniteteve të tjera fetare. Nëpërmjet Aktit të Rregulimit të Rrjeteve në Gjermani (NetzDG) ​​dhe të ashtuquajturit Akt të Shërbimeve Digjitale të Bashkimit Evropian (DSA), mendohet se do të ketë një kontroll më të mirë të platformave sociale.

Pasi keqinformimi në internet shkaktoi trazira të krahut të djathtë në Mbretërinë e Bashkuar, edhe qeveria britanike ka propozuar ndryshimet e ligjeve të saja të sigurisë në internet. Sipas ligjit aktual, kompanitë përballen me ndëshkime vetëm nëse nuk arrijnë të kontrollojnë përmbajtjen e paligjshme, si nxitja e dhunës ose gjuha e urrejtjes. Ndërsa ndryshimet e propozuara mund të lejojnë që kompanitë të sanksionohen nëse përhapin ose lejojnë përmbajtje "ligjore, por të dëmshme", siç është dezinformimi.

"Këto kompani mund të veprojnë në thelb si diktatura - nëse duan të veprojnë. Ato operojnë në harmoni me një ideologji fëminore që keqkupton lirinë e shprehjes. Politikat e platformës si këto e kanë përkeqësuar shumë qartë këtë proces," tha Dr. Barat Ganesh, Hulumtues i Studimeve të Medias dhe Komunikimit Politik në Universitetin e Amsterdamit. Por zbatimi i këtyre ligjeve mbetet një sfidë e madhe, thotë Ganesh. Të paktën për sa kohë që kompanitë gëzojnë një shkallë të lartë lirie dhe fuqie vendimmarrëse në vendet e tyre të origjinës si Shtetet e Bashkuara ose Kina./ DW.

 

shteti islamik

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin