Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Sheeran e nisi koncertin në Lincoln Financial Field duke iu drejtuar drejtpërdrejt debatit për largimin e Macklemore, i cili kishte bërë deklarata në mbështetje të Palestinës gjatë koncerteve në fillim të shtatorit.
SHBA- Këngëtari britanik Ed Sheeran ka kërkuar falje para fansave gjatë koncertit të tij në Filadelfia, në daljen e parë në skenë që prej polemikave të krijuara pas largimit të reperit Macklemore nga turneu i tij në SHBA.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Sheeran e nisi koncertin në Lincoln Financial Field duke iu drejtuar drejtpërdrejt debatit për largimin e Macklemore, i cili kishte bërë deklarata në mbështetje të Palestinës gjatë koncerteve në fillim të shtatorit.
View this post on Instagram
“Po marr dhe po bëj vendime të vështira, po bëj gabime dhe më vjen shumë, shumë keq”, tha Sheeran, duke iu kërkuar falje fansave për mënyrën se si ishte menaxhuar situata.
Këngëtari tha se nuk kishte dashur të bëhej një artist aktivist dhe se gjatë karrierës së tij kishte shmangur komentet politike, duke dashur që muzika dhe koncertet e tij të ishin të lidhura me bashkimin dhe njerëzimin. Megjithatë, ai tha se çështja ishte kthyer në një problem humanitar për të cilin nuk mund të heshtte më.
Duke folur për konfliktin Izrael-Palestinë, Sheeran i cilësoi sulmet e 7 tetorit 2023 si të tmerrshme dhe tha se ato kishin shkaktuar vuajtje të mëdha. Për situatën në Gaza, ai u shpreh se ajo është katastrofike, e pajustifikueshme dhe joproporcionale, duke thënë se ishte i tronditur nga përmasat e shkatërrimit dhe humbjes së jetëve të civilëve dhe fëmijëve. Sheeran theksoi gjithashtu se padrejtësitë që, sipas tij, po ndodhin në Bregun Perëndimor nuk mund të anashkalohen.
Polemicat nisën pasi Macklemore, i cili ishte pjesë e turneut si artist hapës, shprehu publikisht mbështetjen për Palestinën gjatë një koncerti në New Jersey. Më pas, ai u hoq nga pjesa e mbetur e turneut amerikan. Organizatorët thanë se disa nga stadiumet ku do të zhvilloheshin koncertet nuk do ta lejonin performancën e tij. Sheeran ka deklaruar se vendimi ishte marrë nga promotori i turneut dhe jo prej tij.
Pas largimit të Macklemore, disa nga artistët e tjerë që do të performonin në turne u tërhoqën në shenjë solidariteti me të, mes tyre Finneas, Lukas Graham, Aaron Rowe dhe grupi Beoga. Ndërkohë, para koncertit të Sheeran në Filadelfia u zhvillua edhe një protestë e vogël në mbështetje të Palestinës, ku protestuesit mbanin flamuj palestinezë dhe bënin thirrje për Palestinën. Ngjarja e Sheeran vjen në një moment kur debati rreth deklaratave të Macklemore dhe lirisë së shprehjes së artistëve ka shkaktuar reagime të shumta në SHBA./Dosja.al
Horoskopi DASHI Në fushën e dashurisë, një bisedë e sinqertë mund të sjellë qartësi dhe afrim me partnerin, n...
BRITANI- Publikimi i librit të Charles Spencer për motrën e tij, Princeshë Diana, ka shkaktuar reagime të shumta tek populli bri...
TURQI- Emra të njohur të kinemasë, sportit dhe muzikës turke janë përfshirë në një hetim për përdorim t...
SHBA- Kantautori dhe kompozitori amerikan, Duncan Sheik, fitues i disa çmimeve Grammy ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes më ...
SHBA- Dakota Johnson ka folur publikisht për një nga ëndrrat e saj më të mëdha, dëshirën për tu bër&eum...
IZRAEL- Këngëtari i njohur italian Al Bano është përballur me kritika të shumta në rrjetet sociale pas koncertit t&eum...
Horoskopi Dashi Energjia juaj është e qëndrueshme dhe kjo është ajo që ju mbush me energji për ditët në vijim...
BULLGARI- Irlanda së fundmi ka njoftuar se do të bojkotojë Festivalin e Këngës në Eurovision për të dytin vit rad...
SHBA- Benny Blanco dhe Selena Gomez kanë ndarë me ndjekësit jetesën e zakonshme pavarësisht pasurisë së madhe dhe rezidenc&...
NEW YORK- Maye Musk, nëna 78-vjeçare e miliarderit Elon Musk, ka pohuar se nuk e ka pasur kurrë problem jetesën në kushte të t...