28 July 2024, 22:30
Nga N.F
Giorgia Meloni dhe Li Qiang
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do të “rinisë” bashkëpunimin me Kinën, pasi nënshkroi një plan veprimi 3-vjeçar gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Pekin që kur ka marrë postin e kryeministres.
Meloni, që udhëheq Qeverinë e krahut të djathtë që nga viti 2022, e bëri këtë njoftim gjatë takimit me kryeministrin kinez, Li Qiang, teksa Roma po synon të përmirësojë raportet tregtare me Pekinin pasi u largua nga Nisma kineze “Brezi dhe Rruga” vitin e kaluar. Kjo nismë, që ka në thelb investimet në infrastrukturë është projekti kryesor i presidentit kinez, Xi Jinping.
Liderja italiane tha se vizita pesëditore “demonstron vullnetin për të nisur një fazë të re, për të rinisur bashkëpunimin tonë dypalësh”. Plani i veprimit, që u nënshkrua gjatë vizitës, synon që të gjenden forma të reja të bashkëpunimit, tha ajo.
Memorandumi për bashkëpunim industrial i nënshkruar nga Italia dhe Kina “përfshin sektorët strategjikë të industrisë, sikurse lëvizshmëria elektrike dhe burimet e ripërtërishme”, tha Meloni.
Meloni, e cila i sheh investimet kineze si mënyrë për të nxitur rritjen ekonomike të Italisë, gjatë vizitës do të takohet edhe me Xinë dhe ligjvënësin më të lartë në Kinë, Zhao Leji, i cili është i treti në hierarikën e udhëheqjes.
Më 2019, Italia u bë shteti i vetëm i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që iu bashkua nismës “Brezi dhe Rruga”, por u tërhoq nga kjo nismë vitin e kaluar. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Romës – jashtë shteteve të Bashkimit Evropian – pas Shteteve të Bashkuara./ REL
meloni italia kina li qiang
Bota
28 July 2024, 22:04
N.F
Trump
SHBA- Donald Trump në një reagim të tij të fundit ka mbrojtur truprojat femra të cilat ishin në krye të detyrë...
Bota
28 July 2024, 21:47
N.F
Stërvitje
TAJVAN- Tajvani po kryen stërvitje të mëdha ushtarake me synimin për të rritur gatishmërinë e trupave dhe...
Bota
28 July 2024, 21:31
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Demokratët kanë paralajmëruar se ish-Presidenti Donald Trump do të shkatërrojë institucionet demokratik...
Bota
28 July 2024, 20:04
N.F
Millosh Zhujoviç
SERBI- Babai i Millosh Zhujoviçit thotë se nuk u habit kur mori vesh se djali i tij 25-vjeçar kreu “s...
Bota
28 July 2024, 19:17
N.F
Foto ilustruese
POLONI- Një alarm ra në Poloni për helmimin me klor në një nga pishinat e Varshavës. Më shum&e...
Bota
28 July 2024, 18:48
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Rusia tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e dy fshatrave në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, teksa for...
Bota
28 July 2024, 16:13
N.F
Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar me rinisjen e prodhimit të armëve bërthamore me rreze të mesme vepri...
Bota
28 July 2024, 09:48
r.ll
donald trump
SHBA- Kandidati republikan për president Donald Trump u tha të krishterëve të premten se nëse votojnë p&eum...
Bota
28 July 2024, 09:25
r.ll
emigrantet ne rusi
RUSI- Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjelljes për migrantët e Azisë Qendrore....
Bota
28 July 2024, 09:04
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Si pjesë e "iniciativës së saj të rritjes", qeveria gjermane planifikon të prezantojë nj&...