LIVE UPDATES
Bota

Menaxhimi amerikan i Korridorit të Zangezurit alarmon Iranin, thellohen ndasitë edhe në Kaukazin Jugor

Në rrezik nuk është vetëm lidhja rajonale, por edhe rendi gjeopolitik përgjatë kufirit të ndjeshëm verior të Iranit.

24 July 2025, 08:04 Nga M.B
Menaxhimi amerikan i Korridorit të Zangezurit alarmon Iranin, thellohen
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Një propozim i Shteteve të Bashkuara për të vendosur Korridorin e propozuar të Zangezurit, një lidhje jetike midis territorit kryesor të Azerbajxhanit dhe enklavës së tij, Nahçivan, përmes jugut të Armenisë, nën menaxhim amerikan ka thelluar ndasitë në Kaukazin Jugor dhe ka shkaktuar shqetësim në Iran.

Në rrezik nuk është vetëm lidhja rajonale, por edhe rendi gjeopolitik përgjatë kufirit të ndjeshëm verior të Iranit. Për Iranin, korridori 43-kilometërsh që kalon përmes provincës Sunik të Armenisë prek thellësisht llogaritjet e tij strategjike. Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, paralajmëroi se ky plan do ta “privonte Iranin nga qasja e tij natyrore tokësore në Kaukazin Jugor përmes Armenisë”, duke e lënë të varur nga një rrugë “e kontrolluar nga Azerbajxhani apo nga aktorë të tjerë ndërkombëtarë”.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai e quajti “goditje përfundimtare”, një hap drejt asaj që disa vëzhgues e quajnë “ngufatje gjeopolitike” të Iranit. Nëse Bakuja merr kontrollin apo nëse vendoset një menaxhim i huaj, Irani do të humbte ndikimin mbi tregtinë në drejtim të veriut.

“Irani do të bëhej pothuajse krejtësisht i varur nga Azerbajxhani për tregti, jo vetëm me Kaukazin Jugor, por edhe me Rusinë dhe Evropën”, theksoi Azizi, duke paralajmëruar për një “goditje serioze ndaj pozitës gjeoekonomike” të Iranit.

Ai shtoi se shmangia e rrugës së Iranit përmes Armenisë po ashtu mund të zvogëlojë rolin e Teheranit në nismën “Brezi dhe Rruga” të Kinës, duke e dobësuar vlerën e tij si partner për Pekinin. Shqetësimi kryesor i Teheranit është i qartë: korridori mund të zgjerojë ndikimin turk dhe tani të sjellë një prani të drejtpërdrejtë amerikane.

“Shqetësimi kryesor në Iran është se një korridor i tillë do të shkatërronte njëherë e përgjithmonë çdo mundësi për përfshirje të Iranit në... transportin Lindje-Perëndim”, tha Azizi. Një rrugë e menaxhuar nga SHBA-ja e shton këtë ankth, duke vendosur interesat amerikane “drejtpërdrejt në kufirin verior të Iranit”.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur ndikimi i Rusisë në Kaukazin Jugor po zbehet për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndryshimeve në dinamikën e pushtetit që pas Luftës së Dytë të Karabakut. Irani, që më parë ndihej i sigurt duke mos e kundërshtuar Moskën, tani e sheh këtë zonë si të kërcënuar.

Me “opsione të kufizuara strategjike”, Teherani po angazhohet me të gjithë aktorët kryesorë, teksa po synon “bashkëpunim më të ngushtë politik dhe të sigurisë me Armeninë”.

Sipas Azizit, deklaratat zyrtare të Iranit dhe stërvitjet ushtarake që ka zhvilluar në atë zonë që nga viti 2021 kanë më pak të bëjnë me një përballje të drejtpërdrejtë dhe më shumë me dërgimin e sinjaleve se nuk është i gatshëm të pranojë një prezencë të huaj në kufijtë e tij.

Propozimi amerikan është pritur me kujdes në Jerevan dhe Baku. Azerbajxhani e sheh korridorin si një lidhje jetike të transportit për në Nahçivanin dhe si pjesë të integrimit të pasluftës. Armenia druan se mund të kërcënojë sovranitetin e saj dhe insiston se çdo rrugë duhet të mbetet nën kontrollin armen, duke u treguar e kujdesshme ndaj statusit të plotë të “korridorit”, i cili mund të nënkuptojë dorëzim të autoritetit.

Ndërkaq, Azerbajxhani është i vendosur se “nuk ka asnjë dëshirë për përfshirjen e ndonjë pale të tretë”, tha Richard Giragosian, drejtor i Qendrës për Studime Rajonale në Jerevan. Për Bakunë, korridori ka të bëjë me qasjen e papenguar drejt Nahçivanit. Çdo mbikëqyrje e huaj – qoftë amerikane, evropiane apo ruse – do të ishte e papranueshme. Për Uashingtonin, projekti vë në pah përpjekjet për të shfrytëzuar vakumin e rrallë të fuqisë në rajon, pasi ndikimi i Rusisë po zbehet në mes të përkeqësimit të raporteve mes Moskës me Bakun, por edhe me Jerevanin.

Giragosian u shpreh skeptik për planin: “Nuk e marr shumë seriozisht këtë propozim... skepticizmi përshkruan më mirë qëndrimin si në Baku, ashtu edhe në Jerevan”. Ai e quajti një “marrëveshje të papërgjegjshme të pasurive të patundshme” dhe vuri në pikëpyetje nëse Uashingtoni e kupton vërtet kompleksitetin e rajonit.

“Ka të bëjë më shumë me përpjekjet për një [Çmim] Nobel për Paqe për presidentin Donald Trump... pa ndonjë përgatitje serioze dhe me pak gjasa për zbatim”.

Menaxhimi nga Rusia i rrjeteve hekurudhore të Armenisë dhe sanksionet perëndimore ndaj Moskës gjithashtu vënë në pikëpyetje mundësinë e realizimit të projektit.

“Do ta ndërlikonte situatën sepse... një kompani private amerikane do të hynte për të menaxhuar rrugën dhe hekurudhën, ndërkohë që këto janë në pronësi apo nën menaxhimin rus”, tha Giragosian.

Për Teheranin, debati për korridorin pasqyron ankthe të thella për rrethim, izolim dhe humbje të ndikimit. Opsionet e Iranit për të kundërshtuar çdo projekt janë të kufizuara, edhe për shkak të humbjeve që ka pësuar në Lindjen e Mesme dhe për shkak të konfliktit që zhvilloi muajin e kaluar me Izraelin. Teherani shpreson për një kundërshtim më të fuqishëm nga pala ruse ndaj pranisë perëndimore, por ndryshimet në balancën e pushtetit po e lënë Iranin me gjithnjë e më pak ndikim.

Ndërkaq, si Armenia ashtu edhe Azerbajxhani mbeten të kujdesshme për të mos dorëzuar kontrollin apo sovranitetin, duke u kapur fort pas vizioneve të tyre se çfarë duhet të jetë ky korridor. Në fund të fundit, Korridori i Zangezurit është kthyer më pak në një rrugë transiti dhe më shumë në një pikë përplasjeje ku ndeshen vizione të kundërta për sovranitetin, ndikimin dhe rendin rajonal./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin