17 July 2024, 13:26
Nga r.ll
anne hidalgo
FRANCË- Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, notoi të mërkurën në lumin e Senës, për t’u dëshmuar atletëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, se uji është i pastër.
E veshur me rroba noti dhe syze, Hidalgo notoi bashkë me disa zyrtarë të tjerë - në mesin e tyre: shefi i komitetit organizativ të Olimpiadës, Tony Estanguet, dhe zyrtari i lartë qeveritar i rajonit të Parisit të Madh, Marc Guillaume.
Hidalgo tha se lumi ishte “i mrekullueshëm”.
“Të notosh në Senë! Disa e kanë ëndërruar, disa nuk kanë menduar se mund të ndodhë, dhe ne e kemi bërë të mundshme”, shkroi më pas në Instagram.
“Pas një ndalese 100-vjeçare, atletët do të zhyten vetëm pas pak ditësh gjatë Lojërave. Noti në Senë do të jetë i hapur për publikun që nga vera e ardhshme”, tha po ashtu Hidalgo.
Uji i Senës është konsideruar i sigurt për not së voni, si rezultat i testeve të përditshme të ndotjes, dhe ministrja e Sporteve e Francës, Amelie Oudea-Castera, ka qenë e para që ka notuar në të javën e kaluar. Organizatorët e Parisit 2024 kanë planifikuar prej kohësh që t’i zhvillojnë garat e notit në ujëra të hapur.
Viteve të fundit janë investuar rreth 1.4 miliard euro për ta bërë Senën më të pastër. Lojërat Olimpike Parisi 2024 do të zhvillohen nga data 26 korrik deri më 11 gusht. Sena do të luajë gjithashtu një rol të madh në ceremoninë e hapjes, pasi parada e kombeve do të zhvillohet me varka./REL
anne hidalgo paris
Bota
17 July 2024, 13:27
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Operatori rus i energjisë bërthamore, Rosenergoatom, tha se ka mbyllur një njësi të termocentralit b&...
Bota
17 July 2024, 13:24
S.B
foto ilustruese
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Obiliq të Kosovës ditën e sotme. Mësohet se nj&...
Bota
17 July 2024, 13:18
N.F
Radoiçiç
KOSOVË- Deputetja e PDK-së, njëherit kryetare në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencis...
Bota
17 July 2024, 13:04
S.B
pamje nga ngjarja
ITALI- Një turiste ka shkaktuar debat në Firence pasi hipi sipër një monumenti kulturor për të bë...
Bota
17 July 2024, 12:44
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Çështja e operimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit në komunën e De&cced...
Bota
17 July 2024, 11:24
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian tha të mërkurën se Komisioni Evropian nuk i ka ofruar publikut qas...
Bota
17 July 2024, 10:49
N.F
Vance dhe Rayner
ANGLI- Zëvendëskryeministrja britanike, Angela Rayner të martën hodhi poshtë komentet e zëvendëspr...
Bota
17 July 2024, 10:37
N.F
Ejup Maqendonci
KOSOVË- Paralajmërimet e institucioneve shtetërore të Kosovës për sulme të reja në veri të ven...
Bota
17 July 2024, 10:23
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Rreth 42.000 njerëz janë aktualisht të zhdukur në Ukrainë, tha të mërkurën një z...
Bota
17 July 2024, 09:59
N.F
Trump
SHBA- Një video e re po qarkullon në rrjet ndërsa teknologjia tregon se si ish-presidenti Donald Trump me lëvizjen e kok&...