LIVE UPDATES
Bota

Mes pushtetit dhe BE-së/ A po e sakrifikon Vuçiç integrimin për ligjet e gjyqësorit?

Ndërsa autoritetet në Beograd këmbëngulin se janë të përkushtuara ndaj integrimit, analistët paralajmërojnë se veprimet konkrete tregojnë një prirje të kundërt: forcimin e kontrollit politik mbi institucionet dhe dobësimin e standardeve demokratike.

18 February 2026, 08:53 Nga D.S
Mes pushtetit dhe BE-së/ A po e sakrifikon Vuçiç integrimin
Aleksandar Vuçiq

Vendimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të nënshkruar ndryshimet në ligjet për gjyqësorin, shkaktoi reagime të forta në Bashkimin Evropian dhe riktheu në qendër të debatit të ardhmen evropiane të Serbisë.

Ndërsa autoritetet në Beograd këmbëngulin se janë të përkushtuara ndaj integrimit, analistët paralajmërojnë se veprimet konkrete tregojnë një prirje të kundërt: forcimin e kontrollit politik mbi institucionet dhe dobësimin e standardeve demokratike.

Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012 dhe ka hapur disa kapituj negociatash.

Dragana Gjurica, sekretare e përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi, thotë për programin Ura të Radios Evropa e Lirë se autoritetet serbe e kanë pritur reagimin negativ të BE-së, por kanë llogaritur se ai nuk do të ketë pasoja reale.

Sipas saj, përvoja e viteve të fundit ka krijuar bindjen se BE-ja reagon kryesisht me deklarata, por rrallë ndërmerr masa konkrete ndëshkuese ndaj Serbisë, për shkak të rëndësisë së saj strategjike në rajon.

“Kjo është arsyeja përse nënshkrimi i ndryshimeve ligjore nga Vuçiçi nuk më duket si një llogaritje e gabuar, por më tepër si një rrezik i vetëdijshëm, me pritjen se zhurma do të qetësohet, siç ka ndodhur shumë herë më parë. Megjithatë, nuk besoj se pushteti do të shpëtojë tani pa pasoja”, thotë Gjurica.

Sërgjan Cvijiq, kryetar i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar të Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë, shkon edhe më tej në analizën e tij.

Ai argumenton se motivimi kryesor i këtyre ndryshimeve nuk është integrimi evropian, por mbijetesa politike e pushtetit.

Sipas tij, dobësimi i Prokurorisë për Krim të Organizuar mund të jetë një objektiv kyç për autoritetet, pasi hetimet ekzistuese mund të prekin edhe figura të afërta me pushtetin.

Ai shton se kjo është pjesë e një strategjie afatgjate: fillimisht miratohen ligje që dobësojnë institucionet e pavarura dhe më pas, nëse presioni ndërkombëtar bëhet shumë i fortë, ofrohen korrigjime të kufizuara, ndërsa kontrolli real mbetet i paprekur.

“Për Vuçiqin, rruga evropiane është e rëndësishme vetëm për të fituar legjitimitet ndërkombëtar dhe që Bashkimi Evropian të mbetet bankomati i tij. Kur bëhet fjalë për një zgjedhje midis qëndrimit në pushtet dhe standardeve evropiane, ai gjithmonë do të zgjedhë pushtetin”, thotë Cvijiq për Radion Evropa e Lirë.

Në të njëjtën ditë kur u miratuan ligjet e diskutueshme, Qeveria serbe krijoi edhe një ekip operativ për integrimin evropian.

Për Cvijiqin, kjo nuk është rastësi, por një taktikë e qëllimshme për të ruajtur imazhin e përkushtimit ndaj integrimit evropian.

“Kjo është praktika standarde e Vuçiqit. Me njërën dorë, ai shkatërron institucionet, dhe me tjetrën krijon një lloj fasade administrative”, thotë ai.

“Kjo është sikur t’i vësh flakën një shtëpie, pastaj të formosh një ekip operativ për mbrojtjen nga zjarri dhe të presësh lëvdata. Por, unë nuk mendoj se dikush në Bruksel është më naiv”, shton Cvijiq.

Një nga pyetjet kryesore është nëse BE-ja është e gatshme t’i përdorë instrumentet e saj për të ndikuar në kursin politik të Serbisë.

Sipas ekspertëve, BE-ja ka në dispozicion mjete të rëndësishme, përfshirë pezullimin e fondeve dhe ngadalësimin ose ndërprerjen e negociatave për anëtarësim.

“Nuk e di nëse Brukseli do të ketë sukses ta detyrojë pushtetin që t’i tërheqë ligjet kontroverse, por besoj se mund ta kërcënojë me ndërprerjen e mbështetjes financiare”, thotë Gjurica.

“... sepse, kandidatët për anëtarësim në BE nuk marrin më para nga fondet evropiane si avanc, siç ka ndodhur më parë, por bazuar në performancë”, sipas saj.

Megjithatë, Cvijiq kujton se BE-ja ka zgjedhur shpesh të tolerojë probleme të tilla për arsye gjeopolitike, veçanërisht për të parandaluar afrimin e Serbisë me Rusinë.

Ai pretendon se ndikimi rus në Serbi nuk është vetëm simbolik, por edhe operativ.

“Ndoshta Bashkimi Evropian do t’i mbyllte sytë ndaj Vuçiqit, nëse ai do t’i vendoste sanksione Rusisë [për shkak të pushtimit të Ukrainës], por ai nuk do ta bëjë këtë për dy arsye kryesore”, thotë Cvijiq.

E para, shpjegon ai, është matematika zgjedhore - votuesit e tij kryesorë janë jashtëzakonisht prorusë dhe ai “nuk do ta bëjë këtë në një vit zgjedhor”.

Arsyeja e dytë është shumë më e thellë, sipas tij, sepse gjatë protestave antiqeveritare gjatë vitit të kaluar, regjimi lejoi një prani të madhe të shërbimeve ruse të sigurisë në terren dhe në hapësirën kibernetike.

Gjurica pajtohet se BE-ja ka toleruar për vite me radhë devijimet demokratike në Serbi, pjesërisht nga frika se Beogradi mund të afrohet më shumë me Rusinë.

Por, ajo thekson se, edhe nëse Serbia do të vendoste të harmonizohej plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, një gjë e tillë nuk do t’i kompensonte mangësitë në sundimin e ligjit.

Sipas saj, mes këtyre dy çështjeve nuk mund të ketë “shkëmbim”, pasi ato përfaqësojnë dy shtylla të ndara të besueshmërisë së një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

“Sanksionet ndaj Rusisë do t’i sillnin Serbisë disa lehtësime politike, por problemi i gjyqësorit do të mbetej testi kryesor. BE-ja e ka bërë të qartë se sundimi i ligjit është testi kryesor për vendet kandidate”, thotë Gjurica.

“Shumë vështirë”, thotë Cvijiq.

“Regjimi, praktikisht, po u shpall luftë xhepave të pavarur të mbetur në gjyqësor, duke kombinuar ndryshimet ligjore, procedurat disiplinore, transferimin e të papërshtatshmëve dhe emërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve besnikë”, sipas tij.

Për Cvijiqin, ky është një presion i vazhdueshëm politik dhe financiar.

“Pa mbështetje të fortë sociale dhe mbrojtje të qartë ndërkombëtare, gjyqësori do të jetë vazhdimisht i ekspozuar ndaj fragmentimit, frikësimit dhe presionit. Nëse mbetet i izoluar, do të shkatërrohet”, thotë Cvijiq.

Ai shpreh bindjen se Vuçiq nuk dëshiron që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, sepse “do që të mbetet në pushtet”.

Sipas tij, sundimi i vërtetë i ligjit do të hapte çështjen e përgjegjësisë politike dhe institucionale jo vetëm për individë të caktuar, por për gjithë sistemin e ndërtuar gjatë viteve të fundit.

Ai argumenton se mënyra aktuale e qeverisjes, mbështetet në kontroll të fortë politik mbi institucionet - gjë që nuk është në përputhje me standardet evropiane, ku kërkohet funksionim i pavarur i drejtësisë dhe institucioneve të tjera.

“Një model i tillë nuk është i përshtatshëm për BE-në. Edhe ata në BE që e mbështesin për arsye pragmatike, e dinë se blloku nuk dëshiron probleme të reja, si kryeministri hungarez, Viktor Orban”, thotë Cvijiq.

Gjurica, në anën tjetër, thotë se autoritarizmi dhe integrimi evropian mund të bashkekzistojnë vetëm për një kohë të caktuar.

“Kjo nuk është e qëndrueshme dhe nuk do të tolerohet jo vetëm nga BE-ja, por as nga qytetarët e Serbisë. Qytetarët e Serbisë dhe të BE-së kërkojnë të njëjtat gjëra - llogaridhënie, drejtësi dhe shtet funksional”, thotë ajo.

Ekspertët janë të qartë: ligjet e reja për gjyqësorin, të cilat kanë nxitur reagime të ashpra nga Brukseli, kanë rritur ndjeshëm barrierat për integrimin evropian të Serbisë.

“Vuçiq ka kohë që ia ka mbyllur derën BE-së për ata që duan ta shohin këtë”, thotë Cvijiq.

Gjurica ndan vlerësim të ngjashëm.

“Edhe nëse dera nuk është mbyllur plotësisht, ajo, padyshim, është afruar”, përfundon Gjurica, sekretare e përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi./REL

aleksandar vuçiq serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin