LIVE UPDATES
Bota

Çmimi kryesor i BE-së për të drejtat e njeriut: Kush është në garë për Sakharov?

Të gjithë sytë, sigurisht, do të drejtohen nga Komiteti Norvegjez i Nobelit kur më 10 tetor të shpallë fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, veçanërisht duke pasur parasysh se disa shtete e kanë nominuar presidentin amerikan, Donald Trump, për këtë çmim.

23 September 2025, 08:31 Nga I.A

Çmimi kryesor i BE-së për të drejtat e njeriut: Kush

Sezoni i ndarjes së çmimeve po nis, të paktën kur bëhet fjalë për çmime që kanë peshë të madhe politike. Të gjithë sytë, sigurisht, do të drejtohen nga Komiteti Norvegjez i Nobelit kur më 10 tetor të shpallë fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, veçanërisht duke pasur parasysh se disa shtete e kanë nominuar presidentin amerikan, Donald Trump, për këtë çmim.

Por, këtë vjeshtë shpallet edhe një çmim tjetër i rëndësishëm, Çmimi vjetor Sakharov për Lirinë e Mendimit, që është çmimi më i lartë për të drejtat e njeriut i Bashkimit Evropian.

Përderisa presidenti amerikan nuk është propozuar për këtë çmim, që ka një vlerë monetare prej 50.000 eurosh, shumë individë dhe organizata nga zonat që i mbulon Radio Evropa e Lirë janë nominuar, përfshirë studentët protestues serbë, Parada e Krenarisë në Budapest, gazetari polako-bjellorus, Andrzej Poczobut, gazetarja gjeorgjiane Mzia Amaglobeli së bashku me lëvizjen prodemokracisë në shtetin e saj.

Ata garojnë me të nominuar të tjerë, sikurse gazetarët palestinezë dhe punonjës të ndihmës, dhe po ashtu janë në garë kundër aktivistit konservator, Charlie Kirk, i cili u vra së fundi.

Çmimi menaxhohet në tërësi nga Parlamenti Evropian.

I krijuar më 1988 për nder të shkencëtarit dhe disidentit rus, Andrei Sakharov, ai u shndërrua në një nga mjetet kryesore të raporteve me publikun të këtij organi, me regjime shtypëse që shpesh reagojnë ashpër ndaj ligjvënësve evropianë për disa nominime apo fitues të këtij çmimi.

Nuk është e pazakontë që fituesit e Çmimit Sakharov më pas të fitojnë Çmimin Nobel për Paqe. Si shembull në këtë drejtim mund të përmendet aktivistja pakistaneze për arsim, Malala Yousafzai dhe humanisti kongolez, Denis Mukwege.

Nominimet – të cilat këtë vit zyrtarisht prezantohen më 23 shtator në një seancë të përbashkët të komiteteve për çështje të jashtme, zhvillim dhe të drejtat e njeriut të Parlamentit Evropian – zakonisht propozohen nga grupe të ndryshme politike në PE ose nga të paktën 40 anëtarët e Parlamentit.

Afati për nominimet përfundoi javën e kaluar dhe grupet veçse kanë treguar se kë kanë nominuar. Prandaj, ngjarja e 23 shtatorit në thelb është një mundësi për grupet që të prezantojnë të nominuarit e tyre, sepse manovrat politike mbi atë se cili nga tre kandidatët do të përfshihen në listën përfundimtare – dhe kush në fund do të shpallet fitues – fillojnë tani.

Dhe, këto me të vërtetë janë manovra politike. Edhe madhësia ka rëndësi. Lista e ngushtë përpilohet më 16 tetor të këtij viti, kur anëtarët e komiteteve për çështjet e jashtme dhe zhvillim të Parlamentit Evropian do të zhvillojnë një votim të fshehtë për kandidatin e tyre të preferuar.

Rregulli është një anëtar, një votë dhe tre kandidatët që marrin më së shumti mbështetje janë ata që përfshihen në listën e ngushtë. Pasi që votimi është i fshehtë, askush nuk e tregon zyrtarisht rezultati përfundimtar, por mediat zakonisht arrijnë të sigurojnë shifrat dhe rëndom gara është shumë e ngushtë, me më pak se disa vota që përcaktojnë treshen finale.

Disiplina partiake është thelbësore në këtë çështje, me eurodeputetët që shpesh ushtrojnë presion për të votuar kandidatin që ka propozuar grupi i tyre politik. Dhe, meqë përbërja e dy komiteteve përcaktohet nga madhësia e grupeve politike, gjithçka bëhet një lojë numrash.

Gjërat ndërlikohen edhe më shumë nga ata të nominuar që nuk mbështeten nga një grup politik, por nga disa eurodeputetë nga i mbarë spektri politik. Kjo i bën që gjithçka të jetë e paparashikueshme. Dhe kjo paparashikueshmëri shpesh mbizotëron deri në vendimin përfundimtar, i cili duhet të merret më 22 tetor.

Vendimi nuk merret nga asnjë komunitet, por nga Konferenca e Presidentëve të PE-së, që përbëhet nga presidentja e PE-së, Roberta Metsola, dhe nga udhëheqësit e tetë grupeve politike. Edhe këtu votimi është i fshehtë dhe diskutimet mund të zgjasin. Por, sërish madhësia ka rëndësi: sa më i madh të jetë grupi politik, aq më e rëndë është pesha e votës së tij.

Pra, kush do të futet në listën e ngushtë dhe kush mund të jetë fituesi i mundshëm?

Logjika sugjeron se do të jetë Andrzej Poczobut, duke pasur parasysh se ai mbështetet nga grupi më i madh në PE, Partia Popullore Evropiane, e qendrës së djathtë.

“Ata zakonisht e arrijnë qëllimin e tyre”, siç tha një zyrtar i PE-së për Radion Evropa e Lirë, duke folur për çmimin.

Po ashtu, ndihmon fakti që Poczobut është nominuar nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë, grupi i katërt më i madh. Këto dy grupe u bën bashkë edhe më 2024 për të promovuar, me sukses, politikanët opozitarë nga Venezuela Maria Corina Machado dhe Edmundo Gonzalez për Çmimin Sakharov.

Zyrtarët nga këto dy grupe politike thanë për Radion Evropa e Lirë se besojnë se një fitore e Poczobutit mund ta ndihmojë atë të lirohet nga burgu, veçmas pasi regjimi autoritar i Aleksandr Lukashenkos ka nisur të lirojë të burgosur politikë. Këto lirime pasojnë një shtypje të ashpër të shoqërisë civile dhe aktiviteteve të opozitës pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Bjellorusi, që gjerësisht u konsideruan si të manipuluara.

Por, nuk është e sigurt që Poczobut do të fitojë. Grupi i dytë më i madh, Socialdemokratët e qendrës së majtë kanë propozuar “gazetarë dhe punonjës të ndihmës humanitare në zonat e konfliktit, të përfaqësuar nga Shoqata Palestineze e Shtypit, Shoqëria Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze dhe nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë”.

Ndërsa grupi më i vogël, Të Majtët, ka nominuar një sërë gazetarësh palestinezë. Nëse këto dy grupe pajtohen që të bashkojnë nominimet e tyre dhe të zgjedhin një person ose një organizatë palestineze, ata mund të kenë numrat e nevojshëm që i përzgjedhuri i tyre të fitojë. Numrat ndoshta nuk e favorizojnë Paradën e Krenarisë të Budapestit, të propozuar nga të Gjelbrit, të cilët nuk janë një forcë e madhe politike, as studentët protestues serbë, të mbështetur nga grupi liberal Rilindja, që është grupi i pestë më i madh.

Edhe nominimi i Charlie Kirk nuk ka gjasa që të triumfojë, pasi ky nominim mbështetet nga një fraksion më i vogël i të djathtës ekstreme, Evropa e Shteteve Sovrane, fraksion me të cilin asnjë grupim tjetër politik nuk dëshiron të bashkëpunojë.

Një e nominuar që mund të jetë një zgjedhje kompromisi është gazetarja e burgosur gjeorgjiane, Mzia Amaglobeli. Ajo mbështetet nga 61 ligjvënës evropianë nga parti të ndryshme politike. Normalisht, kjo mbështetje mund të mos jetë e mjaftueshme për ta futur emrin e saj në listën e ngushtë. Por, pothuajse të gjitha grupet politike – përfshirë edhe Partinë Popullore Evropiane dhe Socialdemokratët – e kishin shqyrtuar mundësinë që ta nominonin atë para se të zgjidhin emra të tjerë.

Amaglobeli është një figurë e pranuar dhe e admiruar gjerësisht në PE. Asnjë gjeorgjian nuk e ka fituar këtë çmim dhe PE-ja dëshiron të dërgojë një mesazh për Tbilisin. Megjithatë, shanset janë të vogla, pasi grupet politike zakonisht janë të disiplinuara, por këtë vit gara është më e hapur se kurrë më parë./REL

Çmimi nobel për paqe charlie kirk

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin