LIVE UPDATES
Bota

Ministri i Kosovës fton në takim kryeministren serbe: Të gatshëm të diskutojmë për krijimin e Këshillit nacional të serbëve

Krasniqi në një postim në Facebok shkruan se javë më parë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillat Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

18 February 2023, 11:12 Nga a.l

 

Ministri i Kosovës fton në takim kryeministren serbe: Të
Elbert Krasniqi

 

KOSOVË-  Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi e ka ftuar publikisht kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç për takim për të diskutuar versionin që ka Serbia për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, si Këshillat Kombëtare si model edhe për pakicat edhe në Kosovë, në veçanti për pakicën serbe. Krasniqi në një postim në Facebok shkruan se javë më parë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillat Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

“Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabiç në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe… Ftesa mbetet publike dhe ne mbesim të hapur për diskutim”, shkruan ministri Kransiqi.

Në letër, ministri Krasniqi jep detaje të takimit të kryeministrit Albin Kurti me deputetët të Kuvendit të Serbisë, i cili takim ishte realizuar në fillim të shkurtit, e të cilët deputetët kishin shprehur pakënaqësi me statusin e tyre në Serbi.

“Më datë 4 shkurt 2023 kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim tre deputetë të Kuvendit të Serbisë, përfaqësues politikë të komunitetit boshnjak e shqiptar, ku u diskutua rreth të drejtave të komuniteteve joshumicë. Përgjatë takimit, deputetët, theksuan se janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe në veçanti në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit në Luginë dhe kërkuan reciprocitet të të drejtave me pakicën serbe në Republikën e Kosovës”, thuhet në letër.

Në letër më tej theksohet se Republika e Kosovës është shtet demokratik i cili garanton të drejtat dhe liritë për të gjithë qytetarët e saj, andaj komunitetet e ndryshme pa dallim trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

“Komuniteti serb në Republikën e Kosovës përbën 4 për qind  të popullsisë totale, dhe pavarësisht kësaj janë 10 komuna me shumicë serbe, të cilave u është destinuar mesatarisht 62 për qind më shumë buxhet sesa 28 komunave të tjera përgjatë 14 vjetëve të fundit (2008-2022). Nga 120 ulëse të Kuvendit të Kosovës 10 janë të rezervuara për komunitetin pakicë serb si dhe Komisionet Parlamentare për komunitete dhe për të drejtat e njeriut udhëhiqen nga përfaqësues të komuniteteve joshumicë. Gjithashtu komunitete joshumicë kanë të drejtën e vetos për çdo ndryshim kushtetues por edhe të legjislacioni vital që prek të drejtën dhe interesin e komunitetit. Kabineti aktual qeveritar ka 18 anëtarë, 4 prej të cilëve janë nga komuniteti joshumicë”, shkruhet më tej.

Po ashtu bëhet e ditur se njëra nga 3 zëvendëskryeministrat e Republikës së Kosovës është po ashtu nga komuniteti joshumicë si dhe në zyrën e kryeministrit është zyra për Çështje të komuniteteve që kontribuon dhe promovon të drejtat e komuniteteve duke siguruar zbatimin e kornizës ligjore dhe përmbushjen e nevojave të komuniteteve”.

“Në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës është Këshilli Konsultativ për komunitete. 10 për qind të të punësuarve në administratën publike vijnë nga komunitetet joshumicë dhe në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes janë destinuar kuota të caktuara, me ç ‘rast komuniteti jo pakicë serb është i privilegjuar në raport me komunitetet e tjera jo shumicë”,shkruhet në letër. 

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal përmes letrës e njofton kryeministren serbe se komuniteti pakicë serb në nivel lokal, përveç të drejtave ka edhe kompetenca të fuqishme, madje në disa fusha ka kompetenca të njëjta sa qeveria qendrore.

“Nuk ka asnjë kompetencë që mund të marrë pushteti lokal nga qeveria qendrore që nuk e kanë komunat me shumicë serbe. Në 10 vitet e fundit, në kuadër të komunave në veri, komandanti i Policisë ka qenë nga radhët e komunitetit serb, i emëruar nga kryetari i Komunës. Në besojmë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës por edhe praktikat tona ofrojnë kushtet më të avancuara në Rajon dhe në Evropë për respektimin e të drejtave të komuniteteve pakicë. Gjithsesi, nisur nga deklarata juaj se Republika e Serbisë nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Pakicave garanton më shumë vëmendje të drejtave të komuniteteve pakicave dhe në kuadër të reciprocitetit të të drejtave të pakicave respektive. Dëshiroj t’ju bëjë me dije se jeni e mirëpritur në takim për të diskutuar lidhur me zbatimin e modelit të Këshillit Kombëtar të Pakicave, në çdo kohë që ju do mundeni. Mbase një model i tillë për të cilin ju krenoheni do të mund të përdorej te ne për të drejtat e pakicave kombëtare, përkatësisht të komunitetit joshumicë. Duke ju falënderuar për bashkëpunim mbetem në pritje të përgjigjes tuaj”, shkruhet në letrën publike të ministrit të MAPL-së. 

elbert krasniqi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin