LIVE UPDATES
Bota

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston

Për herë të parë që nga fillimi i luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, ministri rus i Financave Anton Siluanov mori pjesë personalisht në një takim të ministrave të Financave të G20-s. Evropa proteston.

1 September 2026, 09:52 Nga I.A
Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston
G20

SHBA- Për dy ditë me radhë, ministrat e Financave të vendeve të G20-s do të zhvillojnë bisedime në Asheville, në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, për gjendjen e ekonomisë botërore. Në takim ka udhëtuar personalisht edhe ministri rus i Financave, Anton Siluanov, me ftesë të Shteteve të Bashkuara, të cilat mbajnë aktualisht presidencën e G20-s. Kjo ka shkaktuar kritika.

Vendet evropiane të G20-s reaguan me zemërim dhe refuzuan të dilnin në një fotografi të përbashkët. Fotografia e ashtuquajtur familjare u realizua më pas pa ministrin rus të Financave. "Veprimi i përbashkët i evropianëve, për të cilin jam shumë mirënjohës, bëri që në fund kjo foto familjare të realizohej pa ministrin rus të Financave dhe pa delegacionin rus”, tha ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, në Asheville.

"Nuk duhej pritur si një mysafir i zakonshëm”

Fakti që, për herë të parë që nga fillimi i luftës së agresionit kundër Ukrainës, një ministër rus i Financave ishte sërish i pranishëm personalisht në takim, u vlerësua nga Klingbeil si një"përpjekje për normalizim” nga ana e SHBA-së, vendit mikpritës. Ai theksoi se nuk sheh asnjë arsye për një zbutje apo normalizim të marrëdhënieve me Rusinë në rrethanat aktuale. Sipas tij, duke pasur parasysh luftën brutale që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës, ai do të kishte pritur më shumë qartësi nga amerikanët si organizatorë të takimit. Ministri rus, tha Klingbeil,"nuk duhej pritur si një mysafir i zakonshëm.”

Megjithatë, edhe pse nuk pati një fotografi të përbashkët me Siluanovin, u zhvilluan takime të përbashkëta. Sipas ministrit gjerman të Financave Klingbeil, ai i shfrytëzoi ato për të përcjellë mesazhe të qarta, duke i përcjellë "drejtpërdrejt në sy ministrit rus, se qeveria ruse duhet t'i japë fund kësaj lufte”. Gjithashtu, ai kishte bërë të qartë se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën.

"Nganjëherë këto takime më duken tepër diplomatike dhe ndoshta fjalët e mia kanë habitur një ose dy persona në sallë”, tha ai. Njëkohësisht, Klingbeil theksoi se "Rusia është pjesë e G20-s dhe, në këtë kuptim, është mirë që ekziston mundësia e dialogut dhe që aty të thuhen fjalë të qarta.”

Shtëpia e Bardhë mbron ftesën për Rusinë

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur ndërkohë ftesën e bërë ndaj Rusisë për samitin e G20-s në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP. Sipas zëdhënësit Kush Desai, administrata amerikane po punon me Moskën për një marrëveshje që do t'i japë fund"gjakderdhjes së pafund” në Ukrainë. "Presidenti dhe administrata nuk do të hezitojnë kurrë të bisedojnë me njerëzit me të cilët duhet të flasim për ta çuar përpara këtë proces”, tha Desai.

Takimet e ministrave të Financave shërbejnë si përgatitje për samitin kryesor të krerëve të shteteve dhe qeverive, i cili do të mbahet në dhjetor në Miami. Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë për herë të fundit në një takim të tillë ndërkombëtar në vitin 2019. Kjo mund të ndryshojë së shpejti. Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh që në prill në parim pozitivisht për një pjesëmarrje të mundshme të Putinit. "Nëse ai do të vinte, kjo me shumë gjasa do të ishte e dobishme", tha Trump. "Unë jam i mendimit se duhet të bisedohet me të gjithë."/DW

g20

Sondazh

Bota 31 August 2026, 22:57 E. D

Trump: SHBA-ja do ta godasë ashpër Iranin

Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se forcat amerikane do ta godasin “ashpër” Iranin , pasi Korpusi i Gardës R...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin