LIVE UPDATES
Bota

Moszbatimi i vendimit për pronat, Prokuroria e Pejës nis hetimet ndaj Komunës

Nisja e hetimeve vjen gati nëntë muaj pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dërguar një letër kryeprokurorit të atëhershëm të shtetit, Aleksandër Lumezi, në të cilën është thënë se “i takon Prokurorisë së Shtetit të ndërmarrë veprime” për moszbatimin e aktgjykimeve, në përputhje me kompetencat e saj ligjore.

3 June 2022, 19:52 Nga DOSJA
Moszbatimi i vendimit për pronat, Prokuroria e Pejës nis hetimet ndaj
Manastiri i Decanit

Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetime ndaj Komunës së Deçanit për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2016, përmes të cilit, Manastirit të Deçanit i njihet pronësia edhe mbi 24 hektarë tokë.

Nisjen e hetimeve për këtë rast e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj.

“Po, hetimet i kemi filluar. Procedura është te ne, kaq mund të them tani. Janë duke u marrë disa veprime në këtë drejtim”, ka thënë shkurtimisht Kurmehaj.

Nisja e hetimeve vjen gati nëntë muaj pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dërguar një letër kryeprokurorit të atëhershëm të shtetit, Aleksandër Lumezi, në të cilën është thënë se “i takon Prokurorisë së Shtetit të ndërmarrë veprime” për moszbatimin e aktgjykimeve, në përputhje me kompetencat e saj ligjore.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit - i cili ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të Prishtinës - nuk zbatohet tash e gjashtë vjet nga organet komunale të Deçanit. Sipas tyre, ata 24 hektarë tokë u takojnë dy ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, që ndodhen në këtë komunë.

Në deklarime të ndryshme, zyrtarët e pushtetit qendror dhe lokal, përfshirë këtu kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë thënë se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e vitit 2016, ka legalizuar një vendim të vitit 1997 të ish-udhëheqësit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, përmes të cilit, “toka i është falur Manastirit”.

Pas konfirmimit për nisje të hetimeve nga Prokuroria e Pejës, Radio Evropa e Lirë ka provuar disa herë të flasë me Ramosajn, por ai vazhdimisht ka thënë se është i zënë me takime.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, thotë se nisja e hetimeve të tilla nga ana e Prokurorisë së Shtetit është një praktikë që nuk ka ndodhur më parë.

Ai shpreh dyshime nëse ky institucion ka bazë ligjore për t’i kryer këto hetime.

“Përderisa Kodi Penal i Republikës së Kosovës dhe Kodi i Procedurës Penale e përcaktojnë në mënyrë të qartë se institucioni i Prokurorit të Shtetit ka të drejtë të iniciojë apo të fillojë hetime në rastet kur nuk bëhet zbatimi i vendimeve gjyqësore të gjykatave të rregullta, një sanksion i tillë në Kodin Penal të Kosovës nuk ekziston sa i takon moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Në një deklaratë të mëhershme për REL-in, njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, njëherësh profesor i së drejtës kushtetuese, ka thënë se në ligj apo Kushtetutë nuk ekziston ndonjë sanksion konkret - penal apo çfarëdo qoftë - për subjektet që refuzojnë t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka deklaruar, po ashtu, më herët për REL-in se vendimi i Gjykatës Kushtetuese “është çështje e përfunduar” dhe se institucionet e Kosovës duhet ta zbatojnë atë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një konferencë për media më 1 qershor se Qeveria nuk është përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi dhe ka kundërshtuar përmbajtjen e tij.

“Janë të panumërta shkeljet” nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë Kurti, për të shtuar se ai ka insistuar vazhdimisht në nisjen e dialogut me priftërinjtë kryesorë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Por, në një reagim në rrjetin social Facebook, më 30 maj, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Igumeni Sava Janjiq, ka thënë se “kjo marrëdhënie e pandershme dëshmon më së miri mosgatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të respektuar normat e veta ligjore dhe lirinë elementare fetare të Kishës Ortodokse Serbe”.

Nga koha kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendimin në favor të Manastirit të Deçanit, komuniteti ndërkombëtar ka bërë vazhdimisht thirrje për zbatimin e tij, duke kërkuar që Manastiri të lejohet të regjistrojë në kadastër edhe 24 hektarë tokë dhe pyje.

Më 20 maj, në ditën kur janë bërë gjashtë vjet nga nxjerrja e vendimit, shtetet e QUINT-it - SHBA-ja, Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar - kanë dërguar thirrje të ngjashme në adresë të Qeverisë së Kosovës.

“Zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike. Po ashtu, ato janë parakushte për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë QUINT-i përmes një deklarate.

Në muajin prill, Parlamenti Evropian ka thënë se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese “dëmton përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të forcuar sundimin e ligjit dhe respektin për pavarësinë e gjyqësorit”.

Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin për liritë fetare në botë, të publikuar më 2 qershor, ka përmendur po ashtu çështjen e pronave rreth Manastirit të Deçanit, duke thënë se moszbatimi i vendimit të Gjykatës “ka çuar në shkëputjen e komunikimit në mes të Manastirit dhe Qeverisë”.

Ditëve të fundit, ka pasur edhe zëra se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të kushtëzohet me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Nëse, për shembull, Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës jep rekomandime, nëse duhet të miratohet rasti i Kosovës, atëherë unë jam i sigurt që aty do të jetë i shkruar edhe zbatimi i vendimeve”, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, në një intervistë për televizionin “Klan Kosova”, më 27 maj.

Kryeministri Kurti u ka thënë gazetarëve më 1 qershor se Kosova, deri më tani, nuk ka asnjë informatë për një kushtëzim të tillë.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk beson se kjo çështje mund të nxirret si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Por, thotë ai, në rast të anëtarësimit, zbatimi i vendimit është i pashmangshëm.

“Edhe nëse kjo çështje nuk do të jetë si kusht, anëtarësimi në Këshillin e Evropës nënkupton faktin se ne do të bëhemi pjesë e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe, rrjedhimisht, do të fitonim mundësinë që të padisim dhe të jemi të paditur para Gjykatës Evropiane për mbrojtjen e këtyre të drejtave”, thotë Hoti.

Ai shton se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës do t’i jepte mundësi Kishës Ortodokse Serbe që t’i padisë institucionet e Kosovës për moszbatim të vendimit të Kushtetueses. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj. Këshilli i Evropës, me seli në Strasburg të Francës, është një organizatë që në fokus ka të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit./REL/

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin