LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Mundet BE të përballojë financiarisht vende të reja anëtare?

Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë zgjerimin në krye të agjendës së BE. Por vendet që rreshtohen për t'u bashkuar me Bashkimin Europian janë më të varfër se anëtarët ekzistues. Do e boshatisnin buxhetin anëtarët e rinj?

28 April 2024, 09:14 Nga I.A
Analiza e DW: Mundet BE të përballojë financiarisht vende të
Samiti i BE

"Pa fermerë, nuk ka më bukë" ky ishte një slogan popullor gjatë më shumë se 200 bllokimeve të rrugëve të organizuara nga fermerët polakë në shkurt të këtij viti. Në periferi të qytetit polak Kock, dy orë me makinë nga kufiri ukrainas, qindra traktorë bllokuan një rrugë për të parandaluar hyrjen e grurit të lirë ukrainas në vend. Për fermerët këtu, ka një shqetësim tjetër të madh: ata i tremben hyrjes së Ukrainës, fqinjes lindore të Polonisë në BE, pasi mund të kërcënojë jetesën e tyre. "Ta harrojnë atë. Kjo është një ide e çmendur", tha për DW një nga fermerët protestues gjatë bllokadës.

Zgjerimi si instrument sigurie

Për më shumë se një dekadë, BE-ja dukej si një klub i mbyllur, ku vendet aspirante ishin rreshtuar në pritje për të hyrë. Por pushtimi rus i Ukrainës e ka ndryshuar rrënjësisht situatën. Në dhjetorin e kaluar BE çeli negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë si edhe i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. "Për shkaqe të kuptueshme, BE-ja tani po e sheh zgjerimin si një instrument sigurie. Buxheti është pjesë e diskutimeve, por mund të mos jetë domosdoshmërisht faktori vendimtar", thekson për DW, Thu Nguyen, zëvendësdrejtore e institutit të pavarur me qendër në Berlin, Jacques Delors Centre.

Protestat e fundit në Poloni e sjellin edhe një herë këtë në kujtesë edhe pse ekonomia pa dyshim bën pjesë tek motivet politike të BE-së. Realisht entuziazmi i ri i Brukselit për zgjerimin shoqërohet me frikën se zgjerimi do t'i vërë disa nga anëtarët dhe qytetarët e BE-së në një disavantazh ekonomik.

BE-ja e shpenzon pjesën më të madhe të buxhetit për zhvillimin rajonal dhe bujqësinë. Koncepti: shtetet anëtare që janë më pak të pasura marrin më shumë para nga BE-ja sesa paguajnë. Tetë vendet që janë aktualisht në radhë për t'u anëtarësuar janë të gjitha më të varfra se shtetet anëtare aktuale. Turqia do të ishte vendi i nëntë kandidat për në BE, por procesi i saj i pranimit është pezulluar.

Zgjerimi lidhet me shpresa për përmirësimin ekonomik

Për Jasna Pejovic nga Mali i Zi, anëtarësimi në BE do t'i jepte vendit "më shumë legjitimitet". Mali i Zi është vendi që ka bërë më shumë progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE. 80% e popullsisë malazeze dëshiron të jetë pjesë e BE. Duke folur për DW në zyrën e startup-it të saj të e-learning Flourish në kryeqytetin Podgoricë, Jasna thotë se të qenit qytetare e BE-së do të ishte si një certifikatë vlerësimi për biznesin e saj. Për DW ajo rrëfen, se investorët që nuk kanë bërë biznes me Malin e Zi, thonë, se po të ishim pjesë e Bashkimit Evropian situata do të ishte ndryshe. Mali i Zi me një popullsi të vogël prej 630.000 banorësh nuk do të përbënte ndonjë sforcim të madh për buxhetin e BE.

"Nëse BE do të pranonte nesër Malin e Zi për këtë ajo vërtet do duhej të paguante, por askush nuk do e vinte re, sepse është e përballueshme", thotë Nathalie Tocci, këshilltare e dy ish-komisionerëve të BE për politikën e jashtme. "Por për BE nuk do të kishte ndonjë stimulim ekonomik." Për vendet e Ballkanit Perëndimor anëtarësimi do të sillte mundësi e shanse ekonomike për miliona njerëz, me një kosto të menaxhueshme për BE-në. E megjithatë, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor qëndrojnë në pritje për më shumë se një dekadë. Maqedonia e Veriut madje për dy dekada.

Ukraina do të linte në hije disa vende anëtare

Kohët e fundit në horizontin lindor u shfaq një kandidate e re për anëtarësimin - Ukraina. E goditur rëndë nga pushtimi rus, ky vend e mori statusin e kandidatit në qershor 2022. Në lidhje me Ukrainën, më e populluara - dhe më e varfëra - nga të gjitha vendet kandidate do të ishte "një lojë ndryshe", thotë Nathalie Tocci. "Kjo për shkak të madhësisë së saj, për shkak të sektorit të bujqësisë, për shkak të mirëqenies mesatare dhe, mbi të gjitha, sepse është një vend në luftë me nevojën e 500 miliardë eurove për rindërtimin ende në shtim e sipër."

Nëse Ukraina do të anëtarësohej në BE, ajo do të bëhej prodhuesja më e madhe bujqësore europiane dhe do të rëndonte shumë më tepër mbi financat e BE. Nëse të gjithë fermerët e BE-së së bashku punojnë deri në rreth 157 milionë hektarë (387.35 milionë hektarë) tokë të punueshme, Ukraina do të shtonte edhe 41 milionë hektarë të tjerë. Për disa anëtarë aktualë, kjo do të sillte konkurrencë të padëshiruar në tregun e brendshëm. Polonia, për shembull, është ngjitur aktualisht në një nga prodhueset më konkurruese të ushqimeve në BE që nga anëtarësimi në vitin 2004. Nëse Ukraina bashkohet me BE-në, ky pozicion do të kërcënohet, sepse fermat industriale të Ukrainës i lenë në hije ato evropiane. "Me shumë mundësi do të falimentonim, pasi  do të përmbyteshim lehtësisht me produkte shumë më të lira nga Ukraina," thotë Lukasz Czech, një fermer polak i drithërave dhe derrave nga Parczew, i cili merr edhe subvencione nga BE.

Do ta boshatisnin buxhetin e BE-së anëtaret e reja?

Sipas një llogaritjeje të brendshme nga Këshilli Evropian, pranimi i të gjithë kandidatëve do t'i kushtonte BE-së rreth 256 miliardë euro, vetëm Ukraina vlerësohet se do të merrte 186 miliardë euro gjatë shtatë viteve, por këtu nuk janë përfshirë kostot e rindërtimit të vendit pas shkatërrimeve të luftës. Ekspertja Thu Nguyen mendon se "pasojat financiare nuk do të ishin aq të larta sa ç'sugjerojnë disa nga numrat."  Por as Thu Nguyen nuk mund të thotë saktësisht se nga do të vijnë paratë shtesë që i duhen BE. "Është e mundur që ato të vijnë nga vendet anëtare aktuale. Është e mundur që BE të mbledhë fonde nëpërmjet burimeve të reja. Për shembull, ka diskutime rreth një takse plastike apo mekanizmave të rregullimit të CO2-isht." Disa nga vendet anëtare të BE-së duan ta shtyjnë përpara procesin e anëtarësimit me një shpejtësi të paprecedentë. Nëse do të kenë sukses apo jo, kjo do të varet nga përbërja e ardhshme e Parlamentit të ri Europian që do të zgjidhet në qershor.

Marrë nga DW

jacques delors centre be

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin