17 May 2024, 22:50
Nga E. D

SHBA- NASA dhe SpaceX po bashkojnë forcat për të studiuar shëndetin e planetit tonë, në një mënyrë që nuk është bërë kurrë më parë. Gazetarja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh, i hedh një vështrim këtij misioni novator nga kompania SpaceX dhe NASA që do të zgjasë tre vjet dhe do të studiojë ajrin dhe ujin e planetit.
Raketa Falcon 9 e kompanisë SpaceX lëshohet nga Kepi Kanaveral i Floridës. Ajo po transporton satelitin më të fundit të NASA-s për vëzhgimin e planetit tonë. Misioni “PACE” përmbledh një sërë studimesh të detajuara të ajrit dhe atmosferës së oqeaneve.
Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Jeremy Werdell, shkencëtar me projektin PACE në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore Goddard të NASA-s (GSFC) në Merilend.
“Misioni PACE është investimi i radhës nga NASA. Ky studim i kombinuar i detit dhe qiellit është hartuar pikërisht për të gjetur copëza mikroskopike, shpesh të padukshme, që shfaqen në atmosferë, të tilla si aerosole, të cilat janë grimca si poleni, ndotës të ajrit apo hiri vullkanik”, thotë ai.
Për sa u përket oqeaneve, misioni ka si objektiv studimin e fitoplanktoneve, organizma të vegjë për të cilët shkencëtarët thonë se prodhojnë rreth 50% të oksigjenit.
“Misioni PACE e bën të mundur depërtimin dhe hulumtimin e llojeve të fitoplanktoneve të dobishme dhe si po ndryshojnë ato, por edhe shtrirjen e fitoplanktoneve të dëmshme”, thotë shkencëtari Jeremy Werdell.
Hulumtimet e misionit PACE do t'i ndihmojnë shkencëtarët që të kuptojnë më mirë efektet e ndryshimit të klimës në planet dhe të ofrojnë udhëzime lidhur me politikat që ndihmojnë në zbutjen e efekteve negative të saj.
Misioni do të ndihmojë gjithashtu në avancimin e zhvillimit të teknologjive të reja.
“Instrumentet në bordin e observatorit janë aq të përparuara sa që priten një sasi e pafund zbulimesh. Sasia dhe shumëllojshmëria e përmbajtjes së të dhënave të grumbulluara mund të ndihmojnë në përparime shkencore, dhe se si menaxhohen të dhënat në komunitetet shkencore dhe inteligjencën artificiale”, thotë zoti Werdell.
Misioni PACE është krijuar për të qëndruar në hapësirë për tre vjet, por shkencëtarët shpresojnë se mund të zgjasë të paktën një dekadë për të ndihmuar në vëzhgimin e planetit tonë./VOA
nasa spacex
Bota
17 May 2024, 22:43
N.F
Foto ilustruese
SUEDI- Policia suedeze njoftoi sot se ka rritur sigurinë në vende pas të shtënave të regjistruara gjatë nat&e...
Bota
17 May 2024, 21:57
E. D
Lauren Page Smith
ANGLI- E vogla i kërkonte nënës së saj të zgjohej pasi e ndjera Lauren Page Smith kishte telefonuar numrin e em...
Bota
17 May 2024, 22:26
N.F
Foto ilustruese
KANADA- Një fëmijë nën moshën pesë vjeç ka vdekur nga fruthi në Ontario ...
Bota
17 May 2024, 21:53
E. D
foto ilustruese
SHBA- Votuesit amerikanë kanë në dispozicion disa mënyra për të votuar në zgjedhjet presidenciale, p&eum...
Bota
17 May 2024, 21:06
E. D
foto ilustruese
RUSI- Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit për katër media të lidhura me Ru...
Bota
17 May 2024, 20:54
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të d&...
Bota
17 May 2024, 20:16
E. D
Jenna Sinatra
NEW JERSEY- Në një incident të pazakontë, influencuesja 21-vjeçare përfundoi në spital pasi gogësiu...
Bota
17 May 2024, 19:47
E. D
Donald Trump
FLORIDA- Ish-presidenti i SHBA Donald Trump mori pjesë në diplomimin e djalit të tij më të vogël Barron Tru...
Bota
17 May 2024, 19:33
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-ditore në Kinë të premten, duke theksuar lidhjet strategj...
Bota
17 May 2024, 19:16
N.F
Tytti Tuppurainen
KOSOVË- Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka reaguar në lidhje me mospërfshirjen e Kosovës në agjendë...