8 October 2022, 17:46
Nga k.m.
Christine Lambrecht
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë gjatë një vizite në Lituani se, NATO-ja duhet të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e përbashkët dhe që ta mbrojë veten nga çfarëdo veprimi agresiv i Rusisë.
“Fakti është që ne, NATO-ja, duhet të bëjmë më shumë për sigurinë e përbashkët, sepse ne nuk mund ta dimë sa larg shkojnë iluzionet e (presidentit rus, Vladimir) Putin”, ka thënë Lambrecht, teksa ka vizituar trupat gjermane të angazhuara në shtetin baltik.
“Ne kemi dëgjuar kërcënimet e Rusisë në Lituani, e cila ka zbatuar sanksionet evropiane në kufi me Kaliningradin. Këto nuk janë kërcënimet e para dhe ne duhet t’i shohim me seriozitet dhe të jemi të përgatitur” ka thënë ajo.
“Siguria e Lituanisë është siguria e Gjermanisë. Është ky premtim për siguri të përbashkët për të cilin duhet të përkushtohemi sot”, ka thënë ajo në bazën ushtarake Rukla të Lituanisë.
Gjermania udhëheq një brigadë ndërkombëtare prej 3.000-5.000 ushtarësh në Lituani. Kjo forcë është pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Lituania gjendet në kufi me enklavën ruse të Kaliningradit si dhe me aleaten e Kremlinit, Bjellorusinë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
christine lambrecht gjermani
Bota
8 October 2022, 17:45
k.m.
Foto ilustruese
Rënia e nivelit të ujit ka bërë që banorët në shtetin e Nebraskës të planifikojnë hapjen...
Bota
8 October 2022, 17:28
k.m.
Emmy
TAILANDË- 3-vjeçarja Emmy po dremiste pranë shoqes së saj më të mirë në një çerdhe në Tajl...
Bota
8 October 2022, 17:21
k.m.
Pamje nga dhuna në Iran
IRANI- Dhuna ndaj grave vazhdon në Iran, pasi ato ende luftojnë për të drejtat e tyre pas vdekjes së ...
Bota
8 October 2022, 17:15
k.m.
Boris Yusubov
KRIME- Ende nuk dihet identiteti i shoferit të kamionit, i cili shpërtheu në urën e Kerçit në orët e par...
Bota
8 October 2022, 16:38
e.k
Foto ilustruese
KOSOVË- Dhjetë vjet pas fillimit të dialogut për viza dhe katër vjet nga zbatimi i standardeve, Kosova ësht&e...
Bota
8 October 2022, 16:33
e.k
Hashim Thaçi
HAGË- Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, në një letër të dërguar Kryeprokurori...
Bota
8 October 2022, 16:25
k.m.
Foto e kokainës
ITALI- Mbi 110 kilogramë kokainë e pastër u kap në portin e Katanias. Droga, e ndarë në 96 blloqe, ishte...
Bota
8 October 2022, 16:29
e.k
Sergei Surovikin
RUSI- Rusia ka emëruar komandantin e ri të forcave ruse në Ukrainë. Sergei Surovikin, ish-komandanti i opera...
Bota
8 October 2022, 15:59
e.k
Ura e shembur
UKRAINË- Ministria e Transportit së Rusisë tha se trafiku rrugor do të rifillojë së shpejti në korsitë...
Bota
8 October 2022, 15:11
k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua popullit nga Pallati i Serbisë për m...