LIVE UPDATES
Bota

NATO paralajmëron Kinën të mos ofrojë mbështetje ushtarake për Moskën: Situata është e paqëndrueshme

Të hënën, Britania ofroi një tjetër paketë ndihme për Ukrainën, këtë herë me raketa të mbrojtjes ajrore dhe dronë me rreze të gjatë veprimi, vetëm dy ditë pasi Gjermania njoftoi paketën e saj më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i luftës.

16 May 2023, 16:19 Nga I.A
NATO paralajmëron Kinën të mos ofrojë mbështetje
Mircea Geoană

SHBA- Ndërsa bota pret që Ukraina të fillojë kundërofensivën e saj të parashikuar kundër Rusisë, zyrtari numër dy në NATO po paralajmëron Kinën që të mos ofrojë mbështetje ushtarake për Moskën ndërsa Rusia vazhdon agresionin e saj brutal dhe të paligjshëm. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell hollësi.

Të hënën, Britania ofroi një tjetër paketë ndihme për Ukrainën, këtë herë me raketa të mbrojtjes ajrore dhe dronë me rreze të gjatë veprimi, vetëm dy ditë pasi Gjermania njoftoi paketën e saj më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i luftës.

Por ndërsa aleatët ndihmojnë në forcimin e Ukrainës përpara një kundërofensive të parashikuar, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s po paralajmëron Kinën që të mos bëjë të njëjtën gjë për Rusinë, të cilën ai thotë se bota e sheh si agresore të qartë në luftën ndaj Ukrainës.

“Nuk kemi parë ende shenja të dhënies së armëve ushtarake nga Kina për të ndihmuar Rusinë, por e dimë se diskutimet po vazhdojnë. Ky do të jetë një vendim shumë, shumë serioz për Kinën që do të ndikojë jo vetëm në marrëdhëniet e tyre me ne, por në reputacionin e Kinës para pjesës tjetër të botës”.

Pas dimrit të ftohtë, zyrtarët thonë se Ukraina po kryen tani operacione përgatitore përpara sulmit të planifikuar.

“Ne gjithashtu shohim një situatë të paqëndrueshme përgjatë vijës së frontit. Ka tregues për një përparim territorial nga pala ukrainase, në anën perëndimore të Bakhmutit. Ne e dimë se Ukraina ka kapacitetin për të nisur një kundërofensivë të suksesshme, por e dimë gjithashtu se Rusia ka kapacitetin për të bërë një rezistencë të konsiderueshme” tha zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Mircea Geoană.

Ekspertët ushtarakë besojnë se lufta në Ukrainë do të vërë përballë gjithnjë e më shumë sasinë e trupave me cilësisë e mjeteve në muajt e ardhshëm.

“Rusët do të përqendrohen, do t’u duhet të mbështeten tek sasia, tek një numër më i madh të rekrutuarish dhe tek mobilizimi i personave jo të trajnuar mirë, me materiale të vjetra, por në numër të madh. Ukrainasit fokusohen në cilësi me sistemet e armëve perëndimore dhe stërvitjen perëndimore. Ky është ndryshimi i madh”.

Por Komandanti i Lartë i NATO-s për Evropën thotë se ndërsa Ukraina ka dëmtuar rëndë forcat tokësore ruse, forcat ajrore, detare dhe kibernetike të Moskës mbeten kryesisht të paprekura.

"Në fusha të tjera, dëmtimi ka qenë shumë më pak i dukshëm", thotë gjenerali Christopher Cavoli.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i tha Zërit të Amerikës se aleanca mbetet e përkushtuar ndaj Ukrainës.

"Përparësia numër një është të ndihmojmë Ukrainën të fitojë këtë luftë".

Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë se Kievi synon të rimarrë të gjithë territorin ukrainas, ndërsa u zotua të mos sulmojë tokën ruse.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin