17 January 2023, 12:27
Nga I.A
Aleksei Navalny
RUSI- Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë se mbetet me shpresë që “hajnat” që po tentojnë të vjedhin shtetin e Rusisë nga banorët, do të dështojnë dhe do të hiqen nga pushteti.Ai e ka bërë këtë deklarim në llogaritë e tij në rrjetet sociale, pikërisht dy vjet pas arrestimit të tij. Navalny është ndaluar në momentin e kthimit në Moskë nga Gjermania, ku është trajtuar për helmim me agjent nervor të stilit sovjetik.
Kritiku i Kremlinit ka thënë se “toka amë duhet të ruhet”.
“Ajo [Rusia] është vjedhur, lënduar dhe është futur në një luftë agresive kundër Ukrainës, dhe është kthyer në një burg të pandershëm nga njerëzit më të pandershëm dhe mashtrues. Secili qëndrim kundër kësaj bande, qoftë edhe simbolik, është i rëndësishëm”, është thënë në deklaratën e Navalnyt.
“Siç e kam thënë edhe dy vjet më parë, po e them edhe tash – Rusia është shteti im… nuk do t’ua jap atyre shtetin tim dhe besoj se terri do të zhduket… ka shumë në mesin tonë, sigurisht, më shumë sesa gjyqtarët e korruptuar, propagandistët gënjeshtarë dhe hajnat e Kremlinit”.
Navalny, i cili ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në gusht të vitit 2020, fajëson zyrtarët rusë të sigurisë për helmimin e tij, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin. Ai është dënuar fillimisht me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, dhe më pas i janë shtuar edhe nëntë vjet më shumë, me arsyetimin e mashtrimeve. Vetë Navalny i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe i konsideron ato të motivuara politikisht.
Marrë nga REL
aleksei navalny
Bota
17 January 2023, 12:11
a.l
Oleksiy Arestovych
UKRAINË- Oleksiy Arestovych, këshilltar i zyrës së presidentit ukrainas, ka njoftuar dorëheqjen e tij. Shk...
Bota
17 January 2023, 11:50
a.l
Yakutsk
RUSI- Yakutsk është konsidenruar si një nga vendet më të fothta në botë, me temperatura që arrijnë der...
Bota
17 January 2023, 11:57
I.A
Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin
TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se ishte gati për të ndërmjetësuar nj...
Bota
17 January 2023, 11:38
a.l
Kaliforni
SHBA- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kaliforni. Mediat e huaja raportojnë se 6 anëtarë t&...
Bota
17 January 2023, 11:31
I.A
Svetlana Tikhanovskaya
BJELLORUSI- Media shtetërore bjelloruse ka raportuar se të martën ka nisur gjyqi në mungesë kundër lid...
Bota
17 January 2023, 11:14
I.A
protesta
RUMANI- Qindra të rinj në Athinë demonstruan me sloganin "Free Top G". Në videot e publikuara në rrjetet sociale, duken q...
Bota
17 January 2023, 11:04
a.l
Matteo Messina Denaro
ITALI- Vetëm 24 orë nga arrestimi i kreut të mafias italiane Matteo Messsina Denaro, autoritetet kanë shtrirë...
Bota
17 January 2023, 10:58
a.l
Dnipro
UKRAINË- Numri i të vdekurve nga sulmi i ashpër me raketa ruse në fundjavë në një ndërtesë apartam...
Bota
17 January 2023, 10:40
a.l
Popullsia në Kinë
KINË- Popullsia e Kinës ka pësuar një rënie në vitin 2022 për herë të pa...
Bota
17 January 2023, 10:33
a.l
Boris Pistorius
GJERMANI- Ministri i Brendshëm socialdemokrat (SPD) i shtetit të Saksonisë së Ulët, Boris Pistorius do të...