20 February 2023, 18:17
Nga k.m.
Aleksei Navalny
RUSI- Politikani i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë se humbja ushtarake e Moskës në Ukrainë është “e pashmangshme”, edhe nëse Kremlini dërgon më shumë trupa në betejë. Navalny, 46-vjeçar, është duke vuajtur një dënim nëntëvjeçar për shkak të akuzave për përvetësim, të cilin mbështetësit e tij e shohin si ndëshkim për sfidim të Kremlinit.
Në një deklaratë të lëshuar pak para përvjetorit të parë të luftës së Rusisë në Ukrainë, Navalny ka thënë se Ukraina duhet ta caktojë vetë fatin e vet dhe se Rusia duhet të respektojë kufijtë e vitit 1991.
“Jetët e dhjetëra mijëra ushtarëve rusë janë shkatërruar pa kuptim”, ka thënë Navalny në deklaratën që e ka konsideruar “platformë politike”.
“Humbja ushtarake përfundimtare mund të vonohet duke iu kushtuar me jetë qindra mijëra rezervistëve shtesë, mirëpo humbja e plotë është e pashmangshme”.
Navalny ka përmendur po ashtu se “dhjetëra mijëra ukrainas të pafajshëm” janë vrarë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, 70-vjeçar ka dëshiruar të qëndrojë në pushtet “me çfarëdo çmimi”. Ai ka deklaruar mes tjerash se Moska duhet “ta lërë Ukrainën rehat” dhe të paguajë për dëmet e luftës, kur të përfundojë konflikti.
Përveç tjerash, Navalny ka thënë se Rusisë i duhet një republikë parlamentare, në mënyrë që të shpërbehet “diktatura” e Putinit dhe që të mbahen zgjedhjet e lira. Navalny është helmuar me agjent nervor Noviçok më 2020.
Ai ka mbijetuar me shumë vështirësi, derisa e ka akuzuar Putinin se ka qëndruar mbrapa sulmit.
Navalny është trajtuar në Gjermani pas helmimit, ndërsa kur është kthyer në Rusi, në janar të vitit 2021, është arrestuar në aeroportin e Moskës./REL
aleksei navalny
Bota
20 February 2023, 18:05
a.l
Antony Blinken mbërrin në Athinë
GREQI- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, mbërriti në Athinë pasdit, p...
Bota
20 February 2023, 18:03
a.l
Josep Borrell
UKRAINË- Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra që të furnizojë me municione të mjaftueshme Ukrain&e...
Bota
20 February 2023, 17:55
a.l
Facebook
BRITANI- Aplikacioni i 'Facebook-Messenger' është bllokuar. Sipas Down Detector, një faqe interneti që monitoron ndërprer...
Bota
20 February 2023, 17:53
a.l
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të hënën se ai është “i shqetësuar&rdq...
Bota
20 February 2023, 17:40
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se nëse Kina mban anën e Vladimir Putinit n...
Bota
20 February 2023, 17:38
a.l
Rusia
RUSI- Rusia përbën kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt me Suedinë, mirëpo forcat e saj...
Bota
20 February 2023, 17:29
a.l
Aleksandër Lukashenko
RUSI- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se çdo lloj agresioni që do të drejtohet nda...
Bota
20 February 2023, 17:20
a.l
Anthony Blinken
GREQI- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken në një intervistë për kanalin turk NTV duke iu refe...
Bota
20 February 2023, 17:22
k.m.
Dmitry Medvedev
MOSKË- Sot, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden bëri një vizitë të paparalajm...
Bota
20 February 2023, 17:13
a.l
Jake Sullivan
SHBA- Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan ka deklaruar se SHBA i ka dhënë Rusisë nj&e...