LIVE UPDATES
Bota

Ndalimi i importeve nga Serbia rrit çmime në Kosovë

Përfaqësues të odave ekonomike në vend thonë se Qeveria duhet ta heqë këtë masë pasi sipas tyre përveçse prek çmimet, ndikon edhe tek investitorët e mundshëm.

13 February 2024, 12:15 Nga N.F
Ndalimi i importeve nga Serbia rrit çmime në Kosovë
Foto ilustruese

KOSOVË- Ndalimi i importit të mallrave nga Serbia në Kosovë është reflektuar me shtrenjtimin e disa produkteve në treg, thotë Kreshnik Bublaku, menaxher i një qendre tregtare në Kosovë. Ai tregon se, si pasojë e ndalesës, furnizime të caktuara duhet të bëhen nga destinacione më të largëta - çfarë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve.

Përfaqësues të odave ekonomike në vend thonë se Qeveria duhet ta heqë këtë masë, pasi, sipas tyre, përveçse prek çmimet, ndikon edhe tek investitorët e mundshëm. Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse po e shqyrton heqjen e ndalesës.

Bublaku, i cili menaxhon qendrën tregtare “Jora Center”, thotë se kjo kompani, pos prodhimeve vendore, siguron tashmë prodhime direkt nga vendet e origjinës në Bashkimin Evropian, të cilat më herët siguroheshin nga Serbia ose përfaqësitë e kompanive të huaja në Serbi. Meqë transporti është më i gjatë dhe kushton më shumë, disa çmime është dashur të rriten, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Bublaku merr si shembull lëngjet “Bravo” të kompanisë austriake “Rauch”.

“Lëngjet e prodhuara nga kjo kompani janë shtrenjtuar deri në 20 për qind, pasi furnizohemi nga Austria - vend i origjinës”, thotë Bublaku.

Një shishe prej 0.5 litrash me këtë lëng ka kushtuar 55 centë në shtator të vitit 2023; aktualisht është 79 centë. Radio Evropa e Lirë iu drejtua degës së kompanisë “Rauch” në Serbi rreth humbjeve që mund t’i ketë pësuar nga ndalesa e Kosovës, por nuk mori përgjigje. Në shtatë-tetë muajt e fundit, çmime më të shtrenjta kanë edhe disa produkte të tjera, thonë qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë.

“Qumështi, jogurti, sheqeri dhe çaji, muajve të fundit, janë shtrenjtuar shumë. Mezi po ia dalim”, thotë Lumnije Berisha, e cila punon në një kompani të mirëmbajtjes dhe paguhet 320 euro në muaj.

Në qershor të vitit të kaluar, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një kilogram sheqer është shitur për 1.10 euro, ndërsa aktualisht shkon deri në 1.40. Një litër qumësht - varësisht nga prodhuesi - ka kushtuar deri në 1.20, ndërsa kushton deri në 1.35. Albana thotë se edhe çmimet e disa artikujve higjienikë janë rritur tashmë.

“Deterxhenti, shamponi, artikujt tjerë për pastrim...”, numëron ajo.

Këtyre pohimeve u bën jehonë edhe Afrim Hyseni, pronar i kompanisë “Sharri Center”, e cila merret me shitjen e produkteve ushqimore, higjienike dhe të tekstilit. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se shumicën e produkteve të importuara nga Serbia, i ka zëvendësuar me produkte nga vendi, rajoni dhe BE-ja. Sa më larg që është destinacioni i furnizimeve, aq më i shtrenjtë edhe transporti dhe pastaj çmimi i produktit në treg, thotë ai.

Përveç në Kosovë, “ne furnizohemi më shumë në Gjermani, Kroaci dhe Shqipëri”, thotë Hyseni.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se gjatë vitit të kaluar, vlera e importeve nga shtete si Turqia, Gjermania etj., është rritur në krahasim me vitin 2022. Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar, që do të thotë se importon shumë më shumë sesa që eksporton. Mesatarisht në vit, ajo importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton nën 1 miliard.

Për kohë të gjatë, Serbia ishte ndër shtetet me praninë më të madhe të produkteve të saj në Kosovë, të cilat tani janë të pavërejtshme. Brenda një dite, ky vend eksportonte mbi një milion euro mallra në Kosovë. Nga qershori deri në dhjetor të vitit të kaluar - kur ishte në fuqi ndalesa e vënë nga Qeveria e Kosovës - Serbia eksportoi në tregun e Kosovës mallra në vlerë prej 75 milionë eurosh, krahasuar me rreth 240 milionë euro sa ishte vlera në periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Odat ekonomike në Kosovë i bëjnë thirrje Qeverisë që ta heqë ndalesën mbi produktet finale nga Serbia. Përfaqësuesit e tyre thonë se kostoja e transportit ka ndikuar që disa çmime të jenë më të larta, por nuk specifikojnë më shumë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndalesa, përveçse ndikon në çmime, “cenon edhe interesat e kompanive ndërkombëtare, të cilat impiantet prodhuese i kanë në shtetin e Serbisë”.

“E, rrjedhimisht, cenohen edhe interesat e shteteve partnere të Republikës së Kosovës, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe shtetet e Bashkimit Evropian”, thotë ai.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se ndalesa duhej të kishte një periudhë të caktuar kohore.

“Nuk mund të ekzistojë ndalesa një vit për arsye të sigurisë”, sipas tij.

Rafuna, i cili është edhe udhëheqës i Odave të Ballkanit Perëndimor, tërheq vërejtjen se situata e krijuar me shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë, ndikon edhe në tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.

Investitorët potencialë, sipas tij, e shohin tregun e Ballkanit Perëndimor si një treg të vetëm dhe pengesat që paraqet Kosova, mund të bëjnë që investitorët të hezitojnë ta shtrijnë kapitalin e tyre në Kosovë.

“Një investitor kualitativ, serioz, një brend i njohur botëror - i cili është marketingu më i mirë për të dëshmuar se një shtet është stabil për investime - e sheh komplet tregun e Ballkanit si një treg të vetëm. Kosova nuk është dashur që të vendosë pengesa në qarkullimin e mallit”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Në një deklaratë dhënë REL-it vitin e kaluar, ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Nenad Rashiq, tha se Qeveria, në periudhën e ardhshme, do të duhej ta anulonte vendimin për ndalimin e importit të mallrave serbe, por se pret që edhe Bashkimi Evropian t’i anulojë masat e tij ndëshkuese ndaj Kosovës. BE-ja ndërmori masa ndëshkuese kundër Kosovës, përfshirë anulimin e disa fondeve dhe takimeve të nivelit të lartë, për shkak se Kosova nuk iu bind disa kërkesave të saj për të shtensionuar situatën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe. Ato masa mbeten ende në fuqi.

Aleancat e bizneseve, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, tërhoqën vazhdimisht vërejtjen se situata e paqëndrueshme politike ndikon negativisht në ekonomitë e të dyja vendeve. Për këtë çështje, REL-i raportoi edhe në tetor të vitit të kaluar. Për arsye të ndryshme, Kosova, edhe në të kaluarën, ndërmori masa kufizuese kundër prodhimeve nga Serbia, gjë që rezultoi pastaj me rritje çmimesh.

Për shembull, në fund të vitit 2018, Qeveria e Kosovës vendosi taksë, fillimisht 10% e më pas 100%, mbi produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e cila mbeti në fuqi deri në shkurt të vitit 2020. Katër muaj pas vendosjes së taksës, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës treguan se shkalla e inflacionit ishte rritur - në mars të vitit 2019 ishte 3.3 për qind, në krahasim me muajin mars të vitit 2018.

Të dhënat e tanishme të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se çmimet e konsumit në tregun e Kosovës në vitin 2023 ishin për 4.9 për qind më të larta, krahasuar me vitin 2022. Sipas tyre, prodhimet ushqimore u shtrenjtuan për 11.3 për qind, vitin e kaluar. Në rritjen e çmimeve, megjithatë, ndikoi edhe inflacioni që filloi të rritej nga pandemia e koronavirusit dhe mori hov pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë, në vitin 2022.

Marrë nga REL

kosova impor mallra serb

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin