LIVE UPDATES
Bota

"Ndërkombëtarë të marrin përgjegjësitë"/ Ministrja e Jashtme gjermane: Izraeli duhet të mbrojë njerëzit civilë në Gaza

Në një interviste per DW, Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock  është shprehur për përgjegjësi ndërkombëtare për Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës aktuale midis Hamasit terrorist dhe Izraelit.

20 November 2023, 19:13 Nga h.k
"Ndërkombëtarë të marrin
Ministrja e Jashtme gjermane

GJERMANI-Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock komenton të ardhmen e mundshme të Gazës dhe i quan shqetësuese opinionet se Gjermania është e njëanshme në anën e Izraelit. 

Në një interviste per DW, Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock  është shprehur për përgjegjësi ndërkombëtare për Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës aktuale midis Hamasit terrorist dhe Izraelit. Në një intervistë për DW-TV, ministrja e Jashtme iu përgjigj pyetjeve të moderatorit Jaafar Abdul Karim në Berlin.

Nuk do të ketë zgjidhje të lehta për këtë konflikt jashtëzakonisht të vështirë, tha politikanja e Partisë së Gjelbër, por shtoi: “Për të garantuar sigurinë, nevojitet përgjegjësi ndërkombëtare. “Ne e dimë këtë nga përvoja me luftërat e tmerrshme në Ballkanin Perëndimor në Evropë. Edhe aty Bashkësia Ndërkombëtare mori përgjegjësi mbrojtëse. Sepse në këtë situatë, ku kanë ndodhur krimet më të rënda, aktorët në rajon thjesht nuk kanë më besim te njëri-tjetri. Unë e shoh këtë edhe atje.” Në takimin e ministrave të jashtëm të G7 në Tokio, dy javë më parë, Baerbock, e mbështetur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk duhet të ketë sërish një pushtim të Rripit të Gazës nga Izraeli. Deri në vitin 2005, Izraeli e mbante të pushtuar Rripin e Gazës.

“Askush këtu në Berlin nuk mund ta imagjinojë se si është atje.”

Që nga sulmi terrorist i Hamasit në Izrael më 7 tetor, Baerbock e ka vizituar disa herë rajonin e Lindjes së Mesme, ajo ka shkuar në Izrael, në territoret palestineze dhe në shtetet fqinje arabe si Jordania dhe Egjipti. Në intervistë për DW, ajo përshkroi ndjenjat e saj për dhunën në rritje: “Askush këtu në Berlinin e qetë dhe të sigurt nuk mund ta imagjinojë me të vërtetë se çfarë do të thotë kjo për banorët vendas. Kam takuar babanë dhe bashkëshortin e një prej familjeve të pengjeve, me pasaporta gjermane, të cilët përshkruanin se si u rrëmbyen gruaja dhe dy vajzat e tij të vogla. Vështirë të durosh kur imagjinon se këta mund të ishin fëmijët tuaj. Por pata të njëjtën ndjenjë kur isha në Ramallah. Dhe folëm me një burrë, të cilit i ishin vrarë gruaja dhe djali i vetëm në Gaza”.

“Hamasi dëshiron ta asgjësojë Izraelin çdo ditë.”

Edhe një herë, siç kishte bërë disa herë më parë, Baerbock u shpreh kundër një armëpushim. Ministrjagjermane tha: “Armëpushimi do të nënkuptonte që Izraeli do të duhej të negocionte me Hamasin në mënyrë që ata të mos qëllonin më kundër njëri-tjetrit. Dhe kjo do të thotë që Izraeli të mos mund të mbrohej nga terrori i vazhdueshëm me raketa. Hamasi e bën të qartë këtë çdo ditë: Ai do të fshijë Izraelin nga harta. Kjo do të thotë: Ata duan të zhdukin Izraelin dhe në një situatë të tillë Izraeli duhet të mbrojë popullin e tij.”

“Izraeli duhet të mbrojë njerëzit civilë në Gaza” 

Por Baerbock tha se Gjermania me partnerët ndërkombëtarë, amerikanët dhe shumë përfaqësues të vendeve arabe po përpiqen të bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që njerëzit në Gaza të kenë vende të sigurta ku mund të furnizohen me ujë të pijshëm dhe ilaçe. Baerbock: “Ky ishte gjithashtu shqetësimi im kur isha në Izrael e ku ia bëra të qartë qeverisë izraelite: Njerëzit në Gaza duhet të mbrohen, lufta është kundër një organizate terroriste, Hamasit, e cila dëshiron të shkatërrojë Izraelin, dhe jo kundër popullatës civile në Gaza, jo kundër njerzve të pafajshëm, jo kundër grave dhe fëmijëve, palestinezëve të pafajshëm”.

Baerbock: Netanyahu duhet ta dënojë ndërtimin e vendbanimeve

Baerbock përsëriti kritikat për ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Së fundmi ajo ua shprehu këtë kërkesë përfaqësuesve të qeverisë izraelite në vend: “Kryeministri izraelit duhet ta dënojë këtë dhunë të kolonëve, ajo duhet të ndiqet penalisht; kjo është në interes të sigurisë së Izraelit. Dhe në lidhje me sigurinë në Bregun Perëndimor, Baerbock tha se Izraeli është bashkë-përgjegjës “që atje situata të mos përshkallëzohet më tej”.

“Ekzistenca e Izraelit mbetet kauzë shtetëtore për Gjermaninë”

Baerbock e hodhi poshtë me forcë kritikën e bërë edhe nga myslimanët që jetojnë në Gjermani, se duke pasur parasysh historinë e Gjermanisë, Gjermania i kushton më pak vëmendje vuajtjeve të njerëzve në Rripin e Gazës dhe në territoret e pushtuara dhe u kushton më shumë vëmendje izraelitëve. Është dhe do të mbetet kauza shtetërore e Gjermanisë që të angazhohet për të drejtën e ekzistencës së Izraelit: “Qeveria naziste gjermane ka përgjegjësi për vrasjen e mbi gjashtë milionë hebrenjve, e tani njerëzit na kritikojnë se po flasim për mësimet e nxjerra nga tmerret e Luftës së Dytë Botërore. E drejta ndërkombëtare është krijuar mbi këtë bazë, që të mos ketë më gjenocid”.  Është shqetësuese që kjo tani po kritikohet, tha Baerbock.  Ajo u tha  se është e shqetësuar edhe nga fakti se jo të gjitha shoqatat myslimane në Gjermani e dënuan sulmin ndaj Izraelit në fillim të tetorit. “Më duket jo vetëm e pabesë të nxitësh një vuajtje kundër një vuajtje tjetër, por më lëndon edhe mua si person dhe si nënë.” Gjermania duhet të vazhdojë të ndërmarrë veprime të vazhdueshme kundër racizmit dhe antisemitizmit, qofshin këto edhe me mjete të së drejtës penale. /DW

ministrja gjermane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin