LIVE UPDATES
Bota

REL: Në ankth për Ballkanin, SHBA aspiron angazhim të shtuar

Raporti i Zyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare të SHBA-së paralajmëroi se “udhëheqësit nacionalistë të Ballkanit ka të ngjarë t’i përkeqësojnë tensionet për avantazhin e tyre politik, ndërkohë që aktorët e jashtëm i përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të ruajtur ndikimin e tyre në rajon”.

22 April 2024, 13:42 Nga M.B
REL: Në ankth për Ballkanin, SHBA aspiron angazhim të shtuar
Foto ilustruese

SHBA- Jo më larg se muajin e kaluar, inteligjenca amerikane publikoi një raport, ku tha se “Ballkani Perëndimor ka gjasa të përballet me rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike, gjatë vitit 2024”. Raporti i Zyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare të SHBA-së paralajmëroi se “udhëheqësit nacionalistë të Ballkanit ka të ngjarë t’i përkeqësojnë tensionet për avantazhin e tyre politik, ndërkohë që aktorët e jashtëm i përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të ruajtur ndikimin e tyre në rajon”.

Në vazhdën e këtyre shqetësimeve, Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, i cili synon angazhim më të shtuar të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.
 Njëra ndër hartuesit e projektligjit, senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara, qartazi, nuk do t’i tolerojnë përpjekjet për të minuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

“E kam shkruar këtë projektligj duke u përqendruar te mundësia për të thelluar përkushtimin dhe investimin tonë në rajon, përmes forcimit të marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe për të vënë në pah mjetet që ka SHBA-ja për t’i dhënë përgjigje ndikimit keqdashës, korrupsionit dhe përpjekjeve tjera që synojnë t’i minojnë aspiratat demokratike të rajonit”, tha Shaheen.

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se senatorët amerikanë janë të shqetësuar për rajonin që, pas pushtimit rus të Ukrainës, “është edhe më i rëndësishëm, por edhe më pak i qëndrueshëm”.

“Kjo është arsyeja përse elementet më të rëndësishme në projektligj janë ekonomike. Kodifikimi i autoritetit të sanksioneve kundër atyre që kërcënojnë stabilitetin dhe përfshihen në sjellje korruptive, dërgon një sinjal të fortë”, thotë Joseph.

Projektligji, mes tjerash, i kushton rëndësi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe thekson se dy vendet duhet të synojnë që menjëherë t’i zbatojnë detyrimet e dala nga Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.

“Kur të jetë shënuar përparim i mjaftueshëm në zbatimin e marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara duhet të mendojnë për nxitjen e nismave për t’i përforcuar marrëdhëniet dypalëshe me të dyja vendet”, thuhet në projektligj.

Në një pjesë të tij flitet edhe për paqëndrueshmërinë në Bosnje e Hercegovinë, si pasojë e retorikës secesioniste të udhëheqësit serb, Millorad Dodik. Veçohen, po ashtu, edhe zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, të mbajtura dhjetorin e kaluar, si dhe parregullsitë e evidentuara në këto procese, duke vlerësuar se ato “shkaktojnë shqetësim të thellë për gjendjen e demokracisë” në këtë vend.

Projektligji kërkon që të gjitha këto çështje të adresohen dhe nxit SHBA-na që t’i ndihmojë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, në përmirësimin e funksionimit të shtetit ligjor dhe në bërjen e reformave. Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, thotë për Exposenë se projektligji i ri vjen në kohën e “ankthit të shtuar në SHBA” për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Është një paketë që synon t’i rrisë lidhjet ekonomike me rajonin, por edhe levat e SHBA-së në ndjekjen e atyre që shkaktojnë telashe në Ballkan”, sipas tij.

Projektligji i ri amerikan, krahas paralajmërimeve për ndikimin e Rusisë në Ballkan, tërheq vëmendjen edhe për “ndikimin në rritje të Kinës”.

Kupchan thotë se nuk do ta konsideronte atë si “ndryshues loje”, por më shumë si “përpjekje për ta kthyer situatën në drejtim të duhur”.

“Dhe unë mendoj se leva më e fortë që kanë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, është integrimi, është përmirësimi i mënyrës së jetesës, është ankorimi në institucionet atlantike, si në BE, ashtu edhe në NATO”.

“Unë mendoj se, në shumë aspekte, ky projektligj përçon mesazhin se ne jemi këtu, shikoni kah ne, mos e humbni besimin, mos e humbni shpresën, vazhdoni të lëvizni kah integrimi në institucionet atlantike dhe ne do t’ju ndihmojmë”, thotë Kupchan.

Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, më shumë se dy vjet më parë, në Perëndim janë rritur shqetësimet se Kremlini mund të përpiqet të nxisë destabilitet në Ballkan, për të shmangur një pjesë të vëmendjes nga lufta e tij në shtetin fqinj. Ka dyshime se aleatja kryesore e Rusisë në rajon, Serbia, është e përfshirë edhe në në një sulm të armatosur që ka ndodhur shtatorin e kaluar në Banjskë të Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic kosovar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në disa raste ka thënë se Serbia, me “metodat” e presidentit rus, Vladimir Putin, përbën rrezik për Kosovën. Por, me sa duket, ky perceptim është më i gjerë se kaq. Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan në SHBA, që u publikua javën e kaluar, e nxori Serbinë si rrezikun më të madh për gjysmën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Në një dëshmi, ditë më parë, përpara Komisionit për Forca të Armatosura të Senatit amerikan, komandanti suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali Christopher Cavoli, fajësoi Rusinë për nxitje të tensioneve ndëretnike në Ballkan dhe tha se Serbia dyshohet se është e përfshirë në këto operacione ndikimi. Ai tha se ka autorizuar tashmë dërgimin e më shumë trupave të NATO-s në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë.

“Kemi bërë një rishikim të planit dhe ai ka treguar se kemi nevojë jo vetëm për më shumë forca në rajon, por edhe për artileri më të rëndë të NATO-s. Trupat në Bosnje e Hercegovinë dhe ato në Kosovë duhet të përforcohen për vëzhgim, për zbulim dhe për monitorim kërcënimesh”, tha Cavoli.

Në një artikull të publikuar në fillim të këtij muaji në Bloomberg, ish-komandanti i forcave aleate të NATO-s për Evropën, James Stavridis, shkroi se, krahas forcave shtesë stabilizuese në rajon, NATO-ja duhet ta ketë parasysh edhe të ashtuquajturën luftë hibride të Rusisë.

“Putin është i mirë në përdorimin e mediave sociale, fushatave të dezinformimit dhe propagandës pro-ruse, për të krijuar tensione jashtë kufijve të tij. NATO-ja duhet t’i shfrytëzojë rrjetet e veta të informacionit, për t’i ekspozuar dhe kundërshtuar këto narrativa të rreme”, tha Stavridis.

Në këtë frymë, edhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, duke folur javën e kaluar në mbështetje të ndihmës për Ukrainën, tha se nëse Putin lejohet, ai do të vazhdojë të marshojë nëpër Evropë.

“Mendoj se mund të shkojë edhe në Ballkan”, tha Johnson.

Projektligji amerikan për Ballkanin Perëndimor, i titulluar “Akti mbi Demokracinë dhe Përparimin në Ballkanin Perëndimor”, zëvendëson një projektligj të ngjashëm që i është propozuar Kongresit amerikan në gusht të vitit 2022. Për t’u shndërruar në ligj, ai duhet të miratohet nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, përpara se të nënshkruhet nga presidenti amerikan.

Kupchan thotë se këto procedura do të jenë një sfidë më vete, sepse, sipas tij, “një pjesë e konsiderueshme e Partisë Republikane në SHBA e sheh ndihmën e huaj me sy skeptik, nëse jo armiqësor”.

“Kjo mund të jetë koha për ta çuar përpara projektligjin për Ballkanin, sepse në Dhomën e Përfaqësuesve ka disponim për kalimin e disa paketave. Por, mund të jetë edhe vështirë, sepse nëse ndahen më shumë para për Ukrainën dhe për Izraelin, shtrohet pyetja: a do të jenë të gatshëm anëtarët e Kongresit të miratojnë paketë të re ndihme edhe për Ballkanin? Do të shohim se si do të zhvillohet situata”, thotë ai.

Në Shtetet e Bashkuara sivjet është vit zgjedhor dhe Kupchan thotë se do të ishte më mirë të tentohej që legjislacioni për Ballkanin të miratohet tani - gjatë administratës aktuale./ REL

shba ballkani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin