27 May 2023, 23:00
Nga I.A
Presidentja Osmani
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar ftesën zyrtare nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, për takimin e liderëve në kuadër të Konferencës COP28. COP (Konferenca e Palëve) është konferencë e rregullt vjetore e nivelit të lartë e organizuar nga Kombet e Bashkuara me fokus në ndryshimet klimatike. Siç njofton ZPRK është hera e parë që Kosova ftohet në takimin e liderëve të COP-it, që nga themelimi i kësaj iniciative.
Me këtë rast, Osmani priti në takim Ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe, Nabila Al Shamsi, e cila ia dorëzoi personalisht ftesën për këtë konferencë. Presidenca njofton se Osmani theksoi se ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën, duke qenë se është hera e parë që Republika e Kosovës po ftohet zyrtarisht dhe po trajtohet si palë e barabartë.
“Ajo theksoi se Kosova ka gatishmëri të plotë për t’u angazhuar në mënyrë sa më aktive në çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e ndryshimeve klimatike dhe se, si e tillë, Kosova duhet të jetë pjesë e çdo tryeze ku diskutohet për këtë temë jashtëzakonisht të rëndësishme e shqetësuese, jo vetëm për shtetin tonë”, vijon njoftimi i Presidencës.
Nikoqir i COP28 këtë vit janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe konferenca do të mbahet në fund të nëntorit dhe fillim të muajit dhjetor të këtij viti. COP28 është shndërruar tashmë në takimin kryesor të liderëve botërorë, në cilën diskutohen problemet dhe sfidat në fushën e ndryshimeve klimatike.
vjosa osmani mohamed bin zayed al nahyan cop28
Bota
27 May 2023, 22:55
I.A
Ish-oficeret
SHBA- Prokuroria e Mississippi ka paditur tre ish-oficerë policie Jackson për vdekjen e Keith Murriel, një burrë që v...
Bota
27 May 2023, 22:52
I.A
Henry Kissinger
SHBA- Ish sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltari presidencial Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes këtë t&eum...
Bota
27 May 2023, 22:11
I.A
Kevin McCarthy
SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha të shtunën se negociatorët republikanë i...
Bota
27 May 2023, 22:01
I.A
Aeroporti
ANGLI- Një problem i sistemit kufitar mbarëkombëtar goditi portat elektronike në aeroportet britanike, duke shkaktuar kaos p&...
Bota
27 May 2023, 21:51
I.A
Emily Morgan
ANGLI- Emily Morgan, redaktore e Shëndetit dhe Shkencës për ITV News, ka vdekur në moshën 45-vjeçare. Emily, k...
Bota
27 May 2023, 21:41
I.A
Lars-Gunnar Wigemark
GJERMANI- Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për veprime të m...
Bota
27 May 2023, 21:28
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Tensione u krijuan gjatë asistimit nga ana Policisë së Kosovës të kryetarëve të komunave në...
Bota
27 May 2023, 20:47
I.A
Rexhep Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu
TURQI- Orët e fundit të garës presidenciale të Turqisë janë bërë gjithnjë...
Bota
27 May 2023, 20:33
I.A
Wagner
UKRAINË- Mercenarët rusë nga grupi Wagner raportohet se kanë nisur të zhvendosen nga disa prej pozicioneve të tyre n&e...
Bota
27 May 2023, 20:19
I.A
Oleksiy Danilov
UKRAINË- Ukraina është e gatshme të nisë kundërsulmimin e saj të shumëpritur kundër forcave ru...