LIVE UPDATES
Bota

Në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, diskutohet në Shkup mbi Ligjin për Gjuhët

Ky ligj ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese, bashkë me Balancuesin, i cili u shfuqizua më 9 tetor nga ajo. Të dyja këto çështje u përfshinë në rendin e ditës pak muaj pasi VMRO-DPMNE-ja mori pushtetin në Maqedoninë e Veriut, parti kjo që i kishte kundërshtuar më herët të dyja ligjet.

14 November 2024, 20:38 Nga N.F
Në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, diskutohet
Foto ilustruese

SHKUP- Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut ishte temë diskutimi të enjten nga njohës ligjorë, një muaj para se Gjykata Kushtetuese e vendit të vendosë për fatin e tij. Ish-gjykatësi Nuredin Lloga nga Struga, i cili gjatë viteve '80 punoi si sekretar në Gjykatën e Punës së Bashkuar në Prishtinë, konsideron se miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 ishte i pashmangshëm, duke qenë se deri në atë kohë gjuha maqedonase ishte e vetmja gjuhë zyrtare në vend dhe se mungonte një ligj i tillë.

“Ky ligj nuk ishte i përkryer, por me të u shtruan themelet për mbrojtjen dhe realizimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të nevojshme”, tha ai.

Këto komente, Lloga i bëri të enjten në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në cilësinë e autorit – gjatë prezantimit të një doracaku mbi format e shkresave penale sipas këtij ligji, në gjuhën shqipe.

“Shtytës për këtë doracak, ka qenë pikërisht miratimi i Ligjit për gjuhët, me përdorim të zgjeruar, por pa hequr atë 20 përqindëshin”, tha Lloga duke nënvizuar se edhe në Kosovë ka ligj të ngjashëm, por që përdoret pa kufizime.

Ky ligj ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese, bashkë me Balancuesin, i cili u shfuqizua më 9 tetor nga ajo. Të dyja këto çështje u përfshinë në rendin e ditës pak muaj pasi VMRO-DPMNE-ja mori pushtetin në Maqedoninë e Veriut, parti kjo që i kishte kundërshtuar më herët të dyja ligjet.

Lënda që lidhet me Ligjin për Gjuhët përfshin 13 iniciativa të parashtruara nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme që prej vitit 2019. Këto iniciativa kontestojnë thuajse çdo aspekt, që nga mënyra e miratimit të ligjit deri te përmbajtja e tij.

Sipas këtij ligji, i cili hyri në fuqi më 2019, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në vend. Kushtetuesja është tani duke e shqyrtuar nenit 9 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili thekson se, në procedurat gjyqësore, administrative, ekzekutive, si dhe në të gjitha organet, trupat dhe institucionet, zbatohet gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik, si dhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabeti i saj.

Shqiptarët përbëjnë rreth 29.5 për qind të popullsisë prej 1.8 milionë të Maqedonisë së Veriut. Juristi Enkelej Ajazi, në anën tjetër, tha se tani është e paimagjinueshme që procedurat gjyqësore të zhvillohen në gjuhën shqipe. Ai shtoi se, sipas dispozitave kalimtare të këtij ligji, të gjitha ligjet që nuk janë në përputhje, duhet të harmonizohen brenda një afati gjashtëmujor.

“Por, një gjë e këtillë nuk ndodhë. Pse? Ka disa arsye. E para është çështja e guximit. Asnjë deri më sot nuk ka guxuar që shkresat t’i bazojë në këto dispozita, duke pasur parasysh që aty mund të ndikojë 'suksesi i atyre' i vlerësuar nga instancat më të larta të gjyqësorit”, shtoi Ajazi.

Çka është Ligji për përdorimin e gjuhëve?

Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut detyrohen të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20% e qytetarëve të vendit.

Kjo përfshin gjuhën shqipe, e cila përmendet si gjuha e një pjese të konsiderueshme të popullatës dhe përkufizohet në nenin e parë të këtij ligji. Gjithashtu, ligji siguron përdorimin e gjuhëve të tjera të komuniteteve me përfaqësim më të vogël se 20%.

Ky ligj hyri në procedurë parlamentare më 5 shtator 2017. Presidenti i atëhershëm, Gjorgje Ivanov, refuzoi ta dekretonte, duke argumentuar se ligji ishte antikushtetues. Megjithatë, më 11 janar 2018, ligji u miratua me 69 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Opozita, e udhëhequr asokohe nga VMRO-DPMNE-ja, nuk mori pjesë në seancë. Si presidenti Ivanov, edhe ata e cilësuan ligjin si antikushtetues. Tani, pas shtatë vjetësh, gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor lidhur me fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

A do të shfuqizohet ky Ligj?

Jeton Shasivari, profesor i Kushtetueses dhe njohës i çështjeve juridike, i pranishëm në këtë ngjarje, paralajmëroj se Gjykata Kushtetuese, ka të ngjarë të shfuqizojë të gjithë nenin 9 – të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Aty do të ketë sërish shumë punë për të rregulluar”, tha Shasivari.

Ai kritikoi gjyqtarët, duke thënë se gjykatat e rregullta të Maqedonisë së Veriut që nga viti 1976 e parashohin të drejtën e gjuhës.

“Kjo është kritikë e përgjithshme. Gjyqtarët duke e pasur këtë të drejtë të fituar, dhe duke mos e përdorur, kanë ardhur në situata ku siç e dimë se, Gjykata Kushtetuese është një shumicë destruktive për momentin, etnike, majorizuese... dhe e kanë krijuar kështu momentin që ta shfuqizojnë këtë të drejtë”, theksoi Shasivari, duke u kujtuar juristëve se "të drejtat e fituara nuk mund të shfuqizohen".

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski, ka thënë se nuk kontestohet i gjithë ligji, por vetëm dy – tre dispozita. E për këtë ka reaguar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në opozitë, Ali Ahmeti. Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se dy-tri dispozitat që përmend kryeministri Mickoski do të jenë “fuçi baruti”, po i preku.

“Po u hoq gjuha shqipe nga përdorimi në gjyqësor, prokurori, apo në institucionet e larta të shtetit, do të thotë se gjuha shqipe nuk do të ketë statusin e gjuhës zyrtare. Këto janë gjëra tepër të rrezikshme”, tha Ahmeti më 2 nëntor.

Ndërkaq, kreu i Qeverisë maqedonase vlerësoi se Ahmeti po shfrytëzon retorikë luftarake duke bërë thirrje për trazira, por shtoi, kjo nuk do të ndodh. Nga koalicionin shqiptarë VLEN, pjesë e Qeverisë, kanë siguruar se gjuha shqipe do të vazhdojë të mbetet zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk duhet të brengoset aspak Ahmeti se nuk rrezikohet gjuha shqipe. Gjuha shqipe vazhdon të jetë zyrtare”, tha të mërkurën njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari./REL

shkup ligji per gjuhet gjykata kushtetuese

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin