LIVE UPDATES
Bota

Në pritje të bisedimeve potenciale të Trump me Putin dhe Zelenskyn, Moska vijon sulmet në Ukrainë

Në orët e para të 18 majit, guvernatori i rajonit të Kievit tha se një grua 28-vjeçare u vra dhe një fëmijë 4 vjeç ishte në mesin etë plagosurve gjatë një sulmi me dronë nga Rusia në distriktin Obuhiv, pranë kryeqytetit ukrainas.

18 May 2025, 11:53 Nga M.B
Në pritje të bisedimeve potenciale të Trump me Putin dhe
Foto ilustruese

UKRAINA- Moska e ka përshkallëzuar fushatën e saj të sulmeve vdekjeprurëse me dronë ndaj Ukrainës, me goditjet e fundit që sulmuan Kievin dhe rajonin e Sumit, edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se do të flasë me udhëheqësit rus dhe ukrainas në thirrje të ndara telefonike në përpjekje për një armëpushim. Në orët e para të 18 majit, guvernatori i rajonit të Kievit tha se një grua 28-vjeçare u vra dhe një fëmijë 4 vjeç ishte në mesin etë plagosurve gjatë një sulmi me dronë nga Rusia në distriktin Obuhiv, pranë kryeqytetit ukrainas.

Një ditë më parë, Ukraina u godit nga një sulm edhe më vdekjeprurës kur një dron rus goditi një minibus që transportonte civilë në rajonin e Sumit pranë kufirit rus, duke vrarë nëntë persona dhe plagosur disa të tjerë, thanë autoritetet ukrainase. Sulmet ndodhën pas bisedimeve direkte për paqe mes Kievit dhe Moskës në Stamboll më 16 maj — të parat në gati tre vjet — të cilat nuk prodhuan asnjë përparim, me Ukrainën që akuzoi Rusinë për kërkesa “të papranueshme”.

Rusia ka refuzuar thirrjet nga Ukraina, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara për një armëpushim 30-ditor në luftën që është tashmë në vitin e katërt që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022. Në një postim në rrjetin e tij Truth Social më 17 maj, Trump tha se do të fliste me presidentin rus, Vladimir Putin, në telefon të hënën.

“Temat e thirrjes do të jenë... ndalimi i 'gjakderdhjes' që po vret, mesatarisht, më shumë se 5.000 ushtarë rusë dhe ukrainas në javë, dhe tregtia”, shkroi Trump, duke shtuar se më pas do të fliste me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe do të kishte një thirrje në grup me Zelenskyn dhe “anëtarë të ndryshëm të NATO-s”.

“Shpresoj që të jetë një ditë produktive, të ndodhë një armëpushim, dhe kjo luftë shumë e dhunshme, një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, të përfundojë”, shkroi Trump.

Trump më herët kishte deklaruar se “asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të takohemi”.

“Duhet të takohemi”, tha Trump për Fox News në një intervistë, duke u shprehur optimist për një angazhim me Putinin, por gjithashtu i gatshëm për të ushtruar presion ndaj Rusisë nëse është e nevojshme. “Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje me Putinin... [do] përdor ndikim ndaj Putinit nëse është e nevojshme”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 16 maj tha se një takim Trump-Putin për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, Ukrainën dhe çështje të tjera është “me siguri i nevojshëm”, por do kohë për t’u përgatitur dhe nuk duhet të mbahet nëse nuk prodhon rezultate.

Mykola Kalashny, kreu i administratës rajonale të Kievit, tha se sulmi i 18 majit në distriktin Obuhiv goditi një shtëpi private dhe se një ndërtesë apartamentesh aty pranë u dëmtua. Deri në orët e para të mëngjesit të 18 majit, Kalashny tha se ekipet e emergjencës ishin në vendngjarje dhe se detajet e plota ende nuk ishin të disponueshme.

Ushtria tha se kryeqyteti, rajoni përreth dhe pjesë të mëdha të Ukrainës lindore mbetën nën alarme për sulme ajrore në orët e para të mëngjesit. Policia Kombëtare e Ukrainës akuzoi më 17 maj forcat ruse se qëllimisht kishin shënjestruar minibusin, i cili përdorej si autobus dhe u godit pranë qytetit Bilopillya, jo larg kufirit rus.

Imazhe të postuara nga Policia Kombëtare në Telegram tregonin një minibus Mercedes të shkatërruar dhe mbeturina të shpërndara në rrugë. Shumica e viktimave ishin gra të moshës së pensionit, tha kreu i administratës së Bilopillyas, Yuriy Zarko. Nuk pati ndonjë koment nga Rusia, e cila pretendon se nuk shënjestron civilët, pavarësisht provave të shumta që tregojnë të kundërtën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, folën në telefon më 17 maj. Rubio “theksoi thirrjen e presidentit Trump për një armëpushim të menjëhershëm”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce. Rubio u tha gazetarëve në Romë se Vatikani mund të shërbente si vend për bisedime paqeje Rusi-Ukrainë.

“Nuk do ta quaja ndërmjetësues, por sigurisht është një vend ku të dyja palët mund të ndihen rehat”, tha ai përpara një takimi me kardinalin Matteo Zuppi, përfaqësuesin e Vatikanit për Ukrainën.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjatë një takimi në Romë me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, tha se bisedimet Ukrainë-Rusi në Stamboll nuk përmbushën pritshmëritë e tij, pavarësisht “qasjes maksimale konstruktive” të ekipit negociator ukrainas.

Pas kërkesës së delegacionit ukrainas në Stamboll për një takim mes Zelenskyt dhe Putinit, Peskov tha se një takim i tillë mund të ndodhë “vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet palëve”.

Në bisedimet në Stamboll, negociatorët ranë dakord të shkëmbejnë 1.000 të burgosur nga secila palë në të ardhmen e afërt, por nuk pati asnjë tregues se boshllëqet e mëdha mes Rusisë dhe Ukrainës në çështje si territori dhe armëpushimi ishin ngushtuar. Udhëheqësit evropianë iu bashkuan Zelenskyt në dënimin e Moskës.

Putin nisi pushtimin e plotë tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nxiti luftën në rajonin lindor të Donbasit në vitin 2014. Rusia tani kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, por ka dështuar të arrijë objektivin e Putinit për të nënshtruar vendin, i cili ka qenë i pavarur që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në 1991.

Bisedimet e vetme të mëparshme direkte për paqe dështuan në pranverën e vitit 2022, pasi palët u përplasën për çështje madhore dhe dolën në dritë mizoritë e kryera nga forcat ruse në Bucha, një qytet që ata e braktisën ndërsa tërhiqeshin nga veriu i Ukrainës pasi nuk arritën të pushtonin Kievin.

Në ato negociata, Rusia kërkonte një marrëveshje që, sipas analistëve, do të përkthehej në kapitullim të Ukrainës, duke e lënë vendin përgjithmonë neutral me një ushtri të vogël e të pafuqishme, sovranitet të kufizuar dhe pak ose aspak qasje në mbështetjen e sigurisë nga Perëndimi.

Llogaritë nga bisedimet e 16 majit tregojnë se kushtet e Moskës kanë ndryshuar pak në tre vjet, pavarësisht humbjeve të mëdha në fushëbetejë më vonë në vitin 2022 dhe ritmit të ngadaltë e të kushtueshëm të avancimeve ruse që atëherë. Por, Rusia ka zgjeruar kërkesat territoriale, duke kërkuar kontroll mbi katër rajone të tjera përveç Krimesë.

Sipas një zyrtari ukrainas që foli për agjencinë Reuters në kushte anonimiteti, delegacioni rus tha se nuk mund të ketë armëpushim derisa Ukraina të tërheqë trupat e saj nga rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhya dhe Kherson, të cilat aktualisht janë vetëm pjesërisht të okupuara nga Rusia.

Rusia gjithashtu kërkon njohje ndërkombëtare se ato katër rajone dhe Krimea i përkasin asaj, thuhet në raport. Kërkesa të tjera përfshijnë neutralitet të përhershëm për Ukrainën, pa armë të shkatërrimit në masë dhe pa trupa perëndimore në tokën e saj, si dhe heqje dorë nga kërkesat për kompensim për dëmet masive të shkaktuara nga pushtimi rus.

Disa ekspertë thonë se një armëpushim që do të linte vijën aktuale të frontit të pandryshuar do të ishte një goditje për reputacionin e Putinit në vend, por se Kremlini mund të detyrohet ta pranojë nëse Perëndimi shton presionin ekonomik ndaj Rusisë, përfshirë zgjerimin e ndjeshëm të sanksioneve mbi flotën detare të naftës./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin