LIVE UPDATES
Bota

Në pritje të Kodit Civil...

E ulur në një karrigë në oborrin që më parë ishte shtëpia e saj, 19-vjeçarja kujton momentin e parë kur ishte dashur të gjejë një tjetër vend për ta quajtur shtëpi.

22 November 2023, 18:10 Nga I.A
Në pritje të Kodit Civil...
Kosove

KOSOVË- Tash e më shumë se një vit, Ana Ilazi ka nisur një epokë të re në jetën e saj. Sapo u largua nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, kur mbushi 18 vjeç, ajo nisi studimet për fizioterapi dhe punën si infermiere. Por, ky fillim i ri nuk ka qenë po aq i lehtë sa do të donte.

E ulur në një karrigë në oborrin që më parë ishte shtëpia e saj, 19-vjeçarja kujton momentin e parë kur ishte dashur të gjejë një tjetër vend për ta quajtur shtëpi.

“Moshën 18 vjeç s’është që e kam pritur shumë e emocionuar sepse e kam ditur se çfarë më pret pasi të dal. Kam qenë shumë e vogël kur kam ardhur këtu dhe jam rritur me këta njerëz. Më kanë rritur, shkolluar dhe pastaj, kur vjen në një moshë të caktuar, ti duhet të përballesh me realitetin”, thotë Ana për REL-in.

Realiteti me të cilin u përball Ana ishte nevoja që t’ia dilte mbanë e vetme: të gjente punë, të vazhdonte studimet, të gjente vendbanim, të paguante të gjitha faturat...

“Ata [fëmijët që janë rritur me prindër] s’punojnë sapo i bëjnë 18 vjet. Ne duhet të punojmë, të paguajmë qira.... të bëjmë gjëra që ndoshta një 26-vjeçar nuk i bën. E ne jemi 18 vjeç në atë fazë kur çdo gjë fillon e re. Jo krejt dinë ta menaxhojnë, jo krejt dinë të përballen me të”, shton Ana.

Për këtë arsye, kërkesë e Anës dhe e SOS Fshatrave të Fëmijëve është që fëmijët pa përkujdes prindëror të marrin mbështetje deri në moshën 26-vjeçare, e jo vetëm deri në moshën 18-vjeçare.

SOS Fshatrat e Fëmijëve i ndihmojnë këta të rinj në tre vjetët e parë pas largimi nga SOS-i duke ua mbuluar një pjesë të shpenzimeve dhe duke u ofruar shërbime. Por, Remzije Krasniqi, që ka punuar në SOS për më shumë se 20 vjet, beson se këta të rinj kanë nevojë për më shumë përkrahje.

“Duke pasur parasysh kulturën tonë dhe sistemin brenda familjes... nuk është që të rinjtë në familje biologjike, menjëherë pasi mbushin 18 vjeç, dalin të jetojnë vetëm”, thotë Remzije Krasniqi, drejtore e avokimit në SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Për këtë arsye, SOS-i dhe organizata të tjera joqeveritare kanë avokuar që në Kodin Civil të përfshihet edhe mbështetja financiare për këta të rinj deri në moshën 26-vjeçare. Qëllimi i tyre u arrit pjesërisht: kjo kërkesë u përfshi në Projektkodin Civil, mirëpo ai ende nuk është miratuar.

Më 16 mars të vitit të kaluar, Projektkodi Civil nuk kaloi në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Mospajtimet e deputetëve ishin lidhur me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i "bashkësive civile" ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Më herët, krerët e bashkësive fetare në Kosovë e kishin kundërshtuar lejimin e "bashkësive civile", pasi thanë se ripërkufizohet familja dhe martesa.

Remzija e cilëson si të pakuptueshme që të mbeten shumë kategori në pritje vetëm për shkak të kundërshtimit të një pike. Kjo pasi që, siç shprehet ajo, edhe ligje të tjera do të mbeten të kufizuara derisa të miratohet Kodi Civil.

“Ligji për Shërbime Sociale, Ligji për Familje dhe Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve e kanë bazën që vjen nga Projektkodi Civil. Ne, bashkë me [Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve] KOMF-in, kemi dorëzuar propozim që Projektkodi Civil të mos bllokohet për një çështje të caktuar dhe kategoritë e tjera të penalizohen”, thotë ajo.

Një vit më parë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte thënë se Projektkodi Civil do të miratohej në Kuvendin e Kosovës së shpejti. Tani, Ministria e Drejtësisë ka përsëritur deklaratën se drafti i Kodit Civil “pothuajse është i finalizuar” dhe se do të procedohet së shpejti për votim në Qeveri.

Në Raportin e këtij viti të Progresit, të publikuar nga Komisioni Evropian më 8 nëntor, Kodi Civil përmendet disa herë. Përveç rëndësisë së këtij dokumenti për personat e komunitetit LGBTI (lesbikë, gej, biseksual, transgjinore dhe ndërgjinor), Kodi Civil vlerësohet i rëndësishëm edhe për çështje të tjera.

“Asnjë hap nuk është marrë për ta miratuar Kodin Civil, që do ta mundësonte përkrahjen për personat në përkujdes deri në moshën 26-vjeçare, në vend të 18-vjeçare”, thuhet në Raport të Progresit.

Aty, gjithashtu, shtohet se Kodi Civil do ta përforconte “mbrojtjen e të drejtave fundamentale dhe civile të grave” dhe do ta përmirësonte trajtimin e fëmijëve “në situatë veçanërisht të cenueshme”.

Ligji aktual në Kosovë mundëson martesën mes personave qysh në moshën 16 -vjeçare, me pajtim të prindërve. Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për vitin 2022 martesat e hershme dhe me detyrim theksohen si problem veçanërisht në mesin e komuniteteve rom, ashkali, egjiptian, boshnjak dhe goran.

Neni 1140 i Projektkodit Civil synon ta rregullojë këtë problem duke përcaktuar moshën 18-vjeçare si minimalen për lidhje të martesës.

Ligjet e Kosovës përcaktojnë që “institucioni i martesës duhet të ruhet”, që do të thotë se bashkëshortët inkurajohen të kalojnë nëpër procedura të pajtimit para se të bëhet shkurorëzimi.

Në raportin e organizatës ndërkombëtare Amnesty International, të publikuar më 30 gusht, citohen viktima të dhunës në familje që kanë raportuar se punëtorët social u kanë bërë presion të kthehen tek abuzuesit e tyre.

Projektkodi Civil përcakton, përmes nenit 1186, që “në rastin e dhunës në familje dhe formave të tjera të dhunës në baza gjinore, nuk do të zhvillohet procedura e pajtimit për ruajtjen e martesës”.

Kundërshtimet më të zëshme ndaj Projektkodit Civil kishin të bënin me nenin 1138. Ky nen parasheh hartimin e një ligji që do t’i lejonte “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta”.

Megjithatë, ai përcakton që martesa është “bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme”, që do të thotë se nuk mundëson martesën midis personave të gjinisë së njëjtë.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se ka bërë ndryshime në këtë nen, mirëpo nuk ka dhënë detaje se çfarë ndryshimesh janë bërë. Kristian Rrasaj, këshilltar ligjor në Qendrën për Barazi dhe Liri (CEL), shprehet i zhgënjyer që në Projektkodin Civil nuk ishte paraparë të lejohet martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.

“Nuk mund të them specifikisht që nuk e përkrahim këtë draft. Por, mendimi ynë është që çfarëdo Kodi që nuk e përfshin martesën mes personave të gjinisë së njëjtë nuk do ta kalonte testin e kushtetutshmërisë”, thotë Rrasaj për REL-in.

Kushtetuta e Kosovës thotë se “se në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”.

Edhe Avokati i Popullit kishte bërë thirrje vitin e kaluar që marrëdhëniet familjare të personave me sekse të njëjta të njihen dhe të definohen me Kodin Civil, pa asnjë dallim dhe në të njëjtën mënyrë sikurse personat me sekse të kundërta – që do të thotë të përfshiheshin në pikën për martesë.

Marrë nga REL

ana ilazi kodi civil

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin