LIVE UPDATES
Bota

Në pritje të votimit: Çfarë duhet ditur për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Rezoluta u referohet fakteve të përcaktuara nga aktgjykimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ashtu si edhe të gjykatave vendase. Për gjenocidin mbi së paku 8.372 boshnjakë dhe krime të tjera lufte në rajonin e Srebrenicës të Bosnje e Hercegovinës, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

15 May 2024, 07:37 Nga N.F

 

Në pritje të votimit: Çfarë duhet ditur për
Srebrenice

 

SREBRENICË- Data kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do ta votojë propozim-rezolutën për shpalljen e 11 korrikut “Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”, nuk dihet, por procedurat dihen.

Rezoluta u referohet fakteve të përcaktuara nga aktgjykimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ashtu si edhe të gjykatave vendase. Për gjenocidin mbi së paku 8.372 boshnjakë dhe krime të tjera lufte në rajonin e Srebrenicës të Bosnje e Hercegovinës, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy ata u dënuan me burgim të përjetshëm. Gjermania dhe Ruanda janë “sponsorizueset” e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, përkatësisht shtetet që bashkërisht e iniciuan dhe hartuan tekstin e rezolutës.

Më pas, 32 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara u bënë “bashkësponsorizuese”, si vende që morën përsipër detyrën e prezantimit të draftit para 193 shteteve anëtare të OKB-së. Nga vendet e rajonit, bashkësponsorizuese janë: Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia.

Nga vendet evropiane, ato janë: Austria, Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Irlanda, Italia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Suedia, Turqia dhe Britania e Madhe. Bashkësponsorizuese janë, gjithashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Zelanda e Re, ashtu si edhe Bangladeshi, Kili, Jordania, Malajzia dhe Vanuatu.

Propozim-rezolutën e mbështeti edhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik, e cila përbëhet nga 57 vende. 5 anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar - mund të vënë veto ndaj propozim-rezolutës, por vetëm në atë organ.

Mundësia e vetos nuk ekziston në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Sponsorizuesit kryesorë - në këtë rast Gjermania dhe Ruanda - mund ta tërheqin propozim-rezolutën në çdo kohë.

Sipas rregullave të OKB-së, një projekt-rezolutë e tërhequr mund të nxirret sërish, në çdo kohë, nga një shtet tjetër anëtar i OKB-së. Vendimet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mund të merren me konsensus, pra pa u votuar, sipas rregullores.

Konsensusi arrihet kur të gjitha shtetet anëtare bien dakord ta miratojnë tekstin e projekt-rezolutës pa votim. Deri më tani, sipas të dhënave të OKB-së, rreth 80 për qind e vendimeve janë miratuar me konsensus. Nëse një vend kundërshton, atëherë shkohet në votim. Kështu, për shembull, më 10 maj të këtij viti u votua rezoluta për kandidaturën palestineze për anëtarësim në OKB.

Më 23 shkurt të vitit të kaluar, ndërkaq, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë të re që kërkonte tërheqjen e forcave ruse nga Ukraina. Meqenëse Rusia dhe Serbia e kundërshtojnë miratimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë dhe pretendojnë se nuk janë të vetmet në këtë qëndrim, ajo do të duhet të votohet.

Si në çdo parlament, votimi bëhet me ngritjen e dorës ose në mënyrë elektronike, ndërsa deklaratat mund të jenë publike ose sekrete. Nëse në një propozim paraqitet një amendament, amendamenti votohet i pari.

Nëse rezoluta për Srebrenicën nuk është në rend dite si një “çështje e rëndësishme”, do të ishte e nevojshme një shumicë e thjeshtë e anëtarëve të OKB-së që “do të ishin të pranishëm dhe do të votonin”. Tash për tash nuk dihet se si do të votohet.

Shumica prej dy të tretave të anëtarëve të OKB-së “që është e pranishme në seancë dhe voton”, kërkohet kur trajtohen “çështje të rëndësishme”.

Mes tyre, ndër të tjera, bën pjesë zgjedhja e dhjetë anëtarëve jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit - të cilët, ndryshe nga pesë anëtarët e përhershëm, nuk e kanë të drejtën e vetos - pastaj zgjedhja e anëtarëve të disa këshillave të OKB-së, votimi i statuteve, pranimi i anëtarëve të rinj, votimi për pezullimin e anëtarësisë së vendeve apo çështjet buxhetore.

Një “çështje e rëndësishme” që kërkon dy të tretat e votave konsiderohet edhe votimi për një “vendim në sferën e paqes dhe sigurisë”.

Aktualisht, nuk dihet nëse propozim-rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë do të cilësohet si e tillë. Votimi nga Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh konsiderohet si një studim global për atë se sa mbështetje ka për një çështje. Rezolutat në këtë organ të OKB-së nuk janë të detyrueshme dhe, më së shpeshti, janë vendet anëtare, Këshilli i Sigurimit i OKB-së apo ndonjë organ i OKB-së ata që “ftohen” të veprojnë siç thuhet në rezolutë.

Për shembull, propozim-rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, mes tjerash, kërkon që shtetet anëtare ta përfshijnë gjenocidin në Srebrenicë në tekstet shkollore. Në anën tjetër, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë detyruese dhe pesë anëtaret e përhershme - SHBA-ja, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe - e kanë të drejtën e vetos.

Më 8 korrik të vitit 2015, Rusia e pengoi miratimin e rezolutës për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit. Për këtë arsye, shoqata proruse e krahut të djathtë “Alternativa Lindore” nga Republika Sërpska i ngriti një monument ambasadorit të atëhershëm rus në OKB, Vitaly Churkin, në Sarajevën Lindore.

Një monument i Churkinit u bë gjithashtu nga organizata e “njerëzve të mendimit të lirë” nga Serbia dhe u dërgua në vendlindjen e tij Marinkino, afër Moskës. Shembull i një rezolute të detyrueshme është zgjatja e mandatit të forcës paqeruajtëse të Bashkimit Evropian (EUFOR), e cila votohet në nëntor të çdo viti.

Parlamenti Evropian miratoi rezolutën e parë për gjenocidin në Srebrenicë më 15 janar të vitit 2009 dhe u bëri thirrje vendeve të tjera ta bëjnë të njëjtën gjë. Një rezolutë e re për kujtimin e gjenocidit në Srebrenicë u miratua nga Parlamenti Evropian më 9 korrik të vitit 2015, një ditë pasi Rusia bllokoi miratimin e një rezolute të ngjashme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Maqedonia e Veriut e miratoi rezolutën për Srebrenicën më 6 shkurt të vitit 2010. Më 30 mars të vitit 2010, Kuvendi i Serbisë miratoi Deklaratën për Dënimin e Krimit në Srebrenicë. Aty nuk përmendet në mënyrë specifike termi “gjenocid”, por, përkundrazi, ajo “e dënon krimin e përcaktuar me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Më 17 qershor, 2021, Kuvendi i Malit të Zi miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, e cila e ndalon mohimin publik ose nënvlerësimin e gjenocidit dhe e shpall 11 korrikun Ditë të Përkujtimit të Viktimave të Srebrenicës. Podgorica njoftoi, gjithashtu, se do ta mbështesë rezolutën për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kuvendi i Kosovës e miratoi Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë më 7 korrik të vitit 2021. Një vit më vonë, më 7 korrik, 2022, Kuvendi i Shqipërisë e miratoi Rezolutën për Srebrenicën.

Parlamenti i Bosnje e Hercegovinës nuk e miratoi rezolutën e tillë, për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve politikë nga entiteti Republika Sërpska. Këta të fundit kanë thënë më herët se janë të gatshëm ta mbështesin vetëm një rezolutë që do t’i mbulonte të gjitha krimet e kryera kundër të gjithë popujve.

Më 18 korrik të vitit 2012, Kuvendi i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës e miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, ndërsa, më 18 prill të këtij viti, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska miratoi një raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë. Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë u miratua, ndër të tjera, edhe nga Parlamenti i Australisë në vitin 2012, ashtu si edhe ai i Kanadasë dhe SHBA-së në vitin 2015.

Më 12 korrik të vitit 2023, Parlamenti turk e hodhi poshtë një ligj të propozuar nga opozita, që do ta shpallte 11 korrikun Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Tri ditë më parë, Parlamenti turk publikoi një deklaratë të përbashkët - të nënshkruar nga kryetarët e të gjitha partive - që e dënon gjenocidin në Srebrenicë.

Marrë nga REL

gjenocidi i srebrenices

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin