26 September 2025, 20:27
Nga DOSJA
Benjamin Netanyahu
SHBA- I përballur me kritika dhe protesta jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha udhëheqësve botërorë se shteti i tij “duhet të përfundojë punën” kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – në Gazë.
Udhëheqësi izraelit po përballet me izolim në rritje ndërkombëtar për shkak të refuzimit të tij që të ndalë luftën në enklavën palestineze.
“Udhëheqësit perëndimorë mund të jenë dorëzuar nën presion”, tha ai në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. “Por, unë ju garantoj një gjë: Izraeli nuk do të dorëzohet”, shtoi Netanyahu.
Fjalimin Netanyahu e nisi pasi dhjetëra delegatë nga disa shtete u larguan nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shenjë proteste.
Duke iu përgjigjur vendimeve të marra së fundi nga disa shtete për njohjen e shtetësisë palestineze, Netanyahu tha se “vendimet tuaja të turpshme do të nxisin terrorizmin kundër hebrenjve dhe kundër njerëzve të pafajshëm kudo”.
Teksa udhëheqësi izraelit mbante fjalim, në sallë u dëgjuan të bërtitura, ndërsa mbështetësit e tij e duartrokisnin.
Delegacioni i SHBA-së, shtet që e ka mbështetur Izraelin gjatë fushatës kundër Hamasit, qëndroi në sallë.
“Antisemitizmi nuk zhduket lehtë. Në fakt, nuk zhduket asnjëherë”, tha Netanyahu, i cili vazhdimisht ka akuzuar kritikët e tij për antisemitizëm.
Netanyahu po përballet me izolim ndërkombëtar, akuza për krime lufte dhe presion për përfundimin e luftës. Gjatë fjalimit, udhëheqësi izraelit tha se lufta mund të përfundojë menjëherë, nëse Hamasi pranon kushtet e Izraelit.
Siç ka bërë edhe në të kaluarën gjatë paraqitjeve në OKB, Netanyahu shfaqi edhe harta. Ai mbajti në duar një hartë, që përshkruante sfidat e Izraelit në rajon.
Qeveria izraelite ndërmori hapa në mënyrë që të sigurohej që personat që gjenden në Gazë të mund ta dëgjojnë fjalimin e Netanyahut, duke vendosur altoparlantë në kufijtë me këtë territor. Zyra e Netanyahut pretendoi se ushtria izraelite u kishte dërguar në telefona mobilë banorëve të Gazës fjalimin e Netanyahut.
Netanyahu tha se këto masa janë marrë në mënyrë që mesazhi i tij të mund të dëgjohet nga pengjet izraelite që po mbahen në Gazë. Ai madje iu drejtua pengjeve në hebraisht.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Gjatë fjalimit në OKB, Netanyahu përmendi emrat e 20 pengjeve që besohet se ende janë gjallë dhe po mbahen në Gazë.
Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 65.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor, shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja./REL
benjamin netanyahu
Bota
26 September 2025, 19:15
E. D
Howard Rubin
SHBA- Ish-menaxheri i fondeve të organizatave të Georg Soros, Howard Rubin, është arrestuar nga autoritetet amerikane...
Bota
26 September 2025, 18:55
E.d
Foto ilustruse
AFRIKË- Rreth 260 të dyshuar për mashtrim online janë arrestuar në një operacion në 14 vende af...
Bota
26 September 2025, 18:59
E.d
Donald Trump
SHBA - Departamenti i Tregtisë në SHBA-së ka njoftuar se inflacioni në Shtetet e Bashkuara u rrit në 2.7%&n...
Bota
26 September 2025, 17:50
E. D
foto ilustruese
GAZA- Një flotë anijesh ndërkombëtare me ndihma humanitare pritet të niset nga ujërat greke drejt Rripit t&e...
Bota
26 September 2025, 17:16
E. D
Benjamin Netanyahu
SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar gjatë fjalimit tij në Asamblenë e Përgjithshme t&eu...
Bota
26 September 2025, 17:22
E.d
Donald Trump
SHBA – Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se mund të këtë një marrëveshje mes Gazës...
Bota
26 September 2025, 17:08
E. D
foto ilustruese
IRAN- Irani dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 25 miliardë dollarësh për...
Bota
26 September 2025, 17:00
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL - Komisioni Evropian ka thënë se do të përdorë fondet e ngrira ruse për të financuar një...
Bota
26 September 2025, 16:09
E.d
Foto ilustruse
SHBA - Dhjetra delegatë janë larguar sapo kryeministri izraeli filloi të fliste në mbledhjen e OKB-së. Kryemin...
Bota
26 September 2025, 14:56
E.d
Foto ilustruse
RUSI- Diplomatët perëndimorë kanë paralejmëruar Rusinë se NATO është gati të rrëzojë ...