21 July 2024, 14:00
Nga N.F
Takimi
SHBA- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të takohet të martën me presidentin amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur zyra e liderit izraelit. Netanyahu pritet të niset të hënën drejt Shteteve të Bashkuara. Dy liderët janë takuar për herë të fundit personalisht në Tel Aviv më 18 tetor, pak pas sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit, më 7 tetor.
Atë ditë, militantët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian - kanë vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe kanë marrë peng rreth 240 të tjerë. Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.
Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.
Sipas raportimeve në media, diskutimet pritet të fokusohen në tentimet për të garantuar një armëpushim në Gazë dhe lirim të pengjeve, në këmbim të të burgosurve palestinezë. Ndërkohë, në Izrael po rriten kritikat për udhëtimet e Netanyahut jashtë vendit.
Protestuesit kërkojnë që ai të largohet nga Izraeli vetëm pasi të jetë arritur një marrëveshje për lirim pengjesh. Të mërkurën Netanyahu do t’i adresohet Kongresit amerikan, lidhur me veprimet e ushtrisë izraelite në Gazë.
Marrëdhëniet në mes të Bidenit dhe Netanyahut konsiderohet të jenë të tensionuara, sidomos pas një videoje të publikuar së fundmi prej liderit izraelit, në të cilën ai kritikon ashpër Qeverinë amerikane për pezullim të një pjese të ndihmës ushtarake.
shba joe biden netanyahu
Bota
21 July 2024, 13:30
N.F
SHBA- Donald Trump mbajti të shtunën tubim në Miçigan, një nga shtetet që pritet të jenë vendimtare për të...
Bota
21 July 2024, 13:15
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar të shtunën në Kosovë. Sipas r...
Bota
21 July 2024, 11:37
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Sipas ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Antony Blinken, Iranit i duhen vetëm "një ose dy javë" p&eu...
Bota
21 July 2024, 11:24
N.F
Foto ilustruese
INDI- Lululemon, një prodhues kanadez i veshjeve të jogës, nuk ka shumë gjëra të përbashkëta me Rol...
Bota
21 July 2024, 10:46
N.F
Foto ilustruese
MAL I ZI- Mali i Zi, me një vijë bregdetare prej 300 kilometrash të gjatë dhe me 2.440 km² det, nuk ka rregulla ...
Bota
21 July 2024, 09:21
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Gjiganti Microsoft vlerëson se 8.5 milionë kompjuterë në gjithë botën janë përballur me probl...
Bota
21 July 2024, 08:47
N.F
Policia
GJERMANI -Policia gjermane parandaloi një komplot të dyshuar terrorist nga ISIS përpara finales së Anglisë në Euro 20...
Bota
21 July 2024, 08:16
N.F
Foto ilustruese
HAGË- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e klasifikon politikën e Izraelit në ...
Bota
21 July 2024, 08:12
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Departamenti i burimeve njerëzore në kompaninë OpenAI është përballur me kriza të nj&...
Bota
20 July 2024, 22:55
N.F
Biden
SHBA- Megjithë një javë aktivitetesh elektorale, intervistash dhe këmbënguljeje se ai është kandidati më i mi...