LIVE UPDATES
Bota

Nga Abraham Lincoln e deri te Donald Trump, historiku i vrasjeve dhe atentateve në SHBA ndaj krerëve të vendit

Lincoln u dërgua në një shtëpi përballë teatrit, ku mori trajtim mjekësor pasi u qëllua pas kokës. Ai vdiq mëngjesin e ditës tjetër. Mbështetja e tij për të drejtat e personave me ngjyrë citohet të ketë qenë motivi për vrasjen e tij.

15 July 2024, 08:13 Nga N.F
Nga Abraham Lincoln e deri te Donald Trump, historiku i vrasjeve dhe atentateve
Atentatet ose vrasjet në SHBA

SHBA- Para atentatit të 13 korrikut ndaj ish-presidentit Donald Trump, ka pasur disa ngjarje të dhunës politike që kanë pasur për shënjestër presidentët amerikanë, ish-presidentët dhe kandidatët presidencialë.

Në këtë tekst mund të mësoni për vrasjet dhe atentatet që kanë ndodhur në shtetin e themeluar më 1776:

Abraham Lincoln, presidenti i gjashtëmbëdhjetë i SHBA-së

Lincoln ishte presidenti i parë amerikan që u vra. Ai u qëllua nga John Wilkes Booth më 14 prill 1865, teksa ai dhe gruaja e tij, Mary Todd Lincoln po merrnin pjesë në një performancë speciale të komedisë “Our American Cousin” në Teatrin Ford në Uashington.

Lincoln u dërgua në një shtëpi përballë teatrit, ku mori trajtim mjekësor pasi u qëllua pas kokës. Ai vdiq mëngjesin e ditës tjetër. Mbështetja e tij për të drejtat e personave me ngjyrë citohet të ketë qenë motivi për vrasjen e tij.

Dy vjet para vrasjes, gjatë Luftës Civile, që u zhvillua për çështjen e skllavërisë, Lincoln lëshoi Deklaratën e Emancipimit, që u jepte liri skllevërve brenda Konfederatës. Lincoln u pasua në postin e presidentit nga nënpresidenti Andrew Johnson.
Booth u qëllua për vdekje më 26 prill 1865, pasi u gjet duke u fshehur në një hambar afër Bolling Grin, Virxhinia.

James Garfield, presidenti i njëzet i SHBA-së

Garfield ishte presidenti i dytë që u vra në SHBA. Ai u vra gjashtë muaj pasi mori detyrën. Garfield ishte duke ecur në një stacion treni në Uashington më 2 korrik të vitit 1998 kur u qëllua nga Charles Guiteau.

Alexander Graham Bell, shpikësi i telefonit, tentoi – por pa sukses – që të gjente plumbin në gjoksin e Garfield, duke përdorur një pajisje që ai e kishte dizajnuar specifikisht për presidentin. Presidenti i plagosur rëndë qëndroi i shtrirë për disa javë në Shtëpinë e Bardhë, por vdiq në shtator pasi u dërgua në Nju Xhersi. Garfield u pasua nga nënpresidenti, Chester Arthur. Guiteau u gjet fajtor për vrasjen e presidentit dhe u ekzekutua në qershorin e vitit 1882.

William McKinley, presidenti i njëzet e pestë i SHBA-së

McKinley u qëllua kur po mbante një fjalim në Bufallo të Nju Jorkut më 6 shtator 1901. Ai po përshëndetej me njerëzit kur një person e qëlloi dy herë në gjoks nga një distancë e afërt. Mjekët prisnin se ai do t’i mbijetonte sulmit, por në gjoks iu shfaq gangrena.

McKinley vdiq më 14 shtator të vitit 1901, gjashtë muaj pasi nisi mandatin e dytë si president. Ai u pasua në postin e presidentit nga nënpresidenti, Theodore Roosevelt. Leon F. Czolgosz, 28 vjeç, banor i Detroidit, pranoi se kishte kryer sulmin. Ai u gjet fajtor dhe u ekzekutua me karrige elektrike më 29 tetor të vitit 1901.

John F. Kennedy, presidenti i tridhjetë e pestë i SHBA-së

Kennedy u qëllua për vdekje nga një person i armatosur me një pushkë të kalibrit të madh, teksa presidenti amerikan po vizitonte Dallasin në nëntor të vitit 1963 së bashku me Zonjën e Parë, Jacqueline Kennedy. Të shtënat u dëgjuan teksa autokolona e presidentit po kalonte në sheshin Dealey në qendër të Dallasit.

Kennedy u dërgua në spitalin Parkland, por vdiq pak kohë më vonë. Ai u pasua nga nënpresidenti Lyndon B. Johnson, i cili bëri betimin e presidentit në një sallë konferencash në avionin presidencial. Ai është presidenti i vetëm që ka bërë betimin në një avion.

Disa orë pas vrasjes, policia arrestoi Lee Harvey Oswald, pasi gjeti vendin ku ishte vendosur snajperi në një ndërtesë afër. Dy ditë më vonë, Oswald u qëllua për vdekje nga Jack Ruby teksa po dërgohej nga stacioni policor në burg.

Gerald Ford, presidenti i tridhjetë e tetë i SHBA-së

Ford u përball me dy atentate, të kryera brenda javësh më 1975, por nuk ishte lënduar në asnjërin incident. Në atentatin e parë, Ford ishte duke shkuar në Sakramento që të takonte guvernatorin e Kalifornisë kur adhuruesja e Charles Manson, Lynette “Squeaky” Fromme, ia drejtoi Fordit një pistoletë gjysmë automatike. Megjithatë, arma nuk u shkrep.

Fromme u dënua me burgim dhe u lirua më 2009. Shtatëmbëdhjetë ditë më vonë, një tjetër grua, Sara Jane Moore, u konfrontua me Fordin jashtë një hoteli në San Francisko. Ajo qëlloi me armë, por nuk arriti të qëllonte presidentin. Një kalimtar rasti ia mori armën nga dora, teksa ajo po tentonte të shkrepte sërish armën.

Ronald Reagan, presidenti i dyzetë i SHBA-së

Moore u dënua për atentatin dhe u lirua nga burgu më 2007. Reagan ishte duke u larguar nga Uashingtoni, pasi kishte mbajtur një fjalim, dhe duke ecur drejt veturës me të cilën do të udhëtonte, u qëllua nga John Hinckley Jr., i cili ishte në turmën e njerëzve të mbledhur.

Reagan i mbijetoi të shtënave të marsit të vitit 1981. Tre persona të tjerë po ashtu u qëlluan, përfshirë sekretari i tij për Media, James Brady, i cili mbeti i paralizuar pjesërisht si pasojë e sulmit.

Hinckley u arrestua dhe u dërgua në një spital mendor, pasi një juri e gjeti atë fajtor, por tha se ai kishte probleme mendore. Më 2022, Hinckley u lirua pasi një gjykatës tha se ai “më nuk paraqet rrezik për veten dhe të tjerët”.

George W. Bush, presidenti i dyzetë e tretë i SHBA-së

Bush ishte duke marrë pjesë në një tubim në Tbilisi më 2005 së bashku me presidentin e Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, kur një granat dore u hodh drejt tij. Të dy liderët ishin duke qëndruar para një barriere antiplumb kur granata, e mbështjellë me një pëlhurë, ra rreth 30 metra larg tyre. Granata nuk shpërtheu dhe askush nuk u lëndua. Vladimir Arutyunian u gjet fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm për këtë sulm.

Robert F. Kennedy, kandidat presidencial

Kennedy po kërkonte sigurimin e nominimit presidencial nga Partia Demokratike kur u vra në një hotel në Los Angjelos, disa minuta pasi mbajti një fjalim pasi kishte fituar zgjedhjet partiake në Kaliforni më 1968.

Kennedy ishte senator amerikan nga Nju Jorku dhe vëllai i presidentit John F. Kennedy, i cili ishte vrarë pesë vjet më parë. Pesë persona të tjerë u plagosën gjatë të shtënave.

Sirhan Sirhan u gjet fajtor për vrasje dhe u dënua me vdekje. Më pas, dënimi iu shndërrua në burgim të përjetshëm. Ai ende gjendet në burg, teksa apeli i tij i fundit për lirim iu refuzua vitin e kaluar.

George C. Wallace, kandidat presidencial

Wallace po synonte të siguronte kandidaturën për president nga radhët e demokratëve kur u qëllua gjatë një tubimi zgjedhor në Marilend më 1972. Ky incident e la të paralizuar nga beli e poshtë.

Wallace, guvernator i Alabamës, ishte i njohur për pikëpamjet e tij ndarëse, nga të cilat hoqi dorë më vonë. Arthur Bremer u gjet fajtor për të shtënat. Ai u lirua nga burgu më 2007./ REL

atentate shba vrasje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin