LIVE UPDATES
Bota

Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe IA/ Analiza: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?

Sulmet e 11 Shtatorit u planifikuan nga Al-Kaida - grup i udhëhequr nga milioneri saudit, Osama bin Laden, dhe i strehuar nga regjimi taliban në Afganistan.

11 September 2026, 07:47 Nga E.d
Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe IA/ Analiza: Si ndryshoi
Udhëheqësi i Al-Kaidës, Osama bin Laden, u vra nga forcat speciale amerikane më 2 maj 2011

Farhad N. ishte vetëm disa muajsh kur, më 11 shtator 2001, terroristët e Al-Kaidës rrëmbyen avionë pasagjerësh dhe i përplasën dy prej tyre në kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Sulmet në Shtetet e Bashkuara vranë mijëra njerëz.

Njëzet e pesë vjet më vonë, ai u dënua me burgim të përjetshëm pasi përplasi një veturë Mini Cooper për një turmë njerëzish në Mynih, duke vrarë dy persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Historia e 25-vjeçarit afgan tregon se sa shumë ka ndryshuar kërcënimi terrorist që nga 11 Shtatori, e bashkë me të edhe mënyra se si luftohet terrorizmi.

Sulmet e 11 Shtatorit u planifikuan nga Al-Kaida - grup i udhëhequr nga milioneri saudit, Osama bin Laden, dhe i strehuar nga regjimi taliban në Afganistan.

Talibanët u rrëzuan më pas nga pushteti. 

Farhad N., mbiemri i të cilit u shkurtua në përputhje me rregullat gjermane për privatësinë, u rrit në një Afganistan ku forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA-ja luftuan për 20 vjet kundër talibanëve.

Më vonë, ai ishte në mesin e qindra mijëra afganëve që u larguan nga vendi, në kërkim të paqes dhe një jete më të mirë në Evropë.

Por, atje u radikalizua nga propaganda në internet, e publikuar nga imamë në vendlindjen e tij.

Ai nuk kishte lidhje me ndonjë grup të caktuar dhe, sipas të dhënave, duket se veproi tërësisht me iniciativën e tij. 

“Dikur do t’i quanim aktorë të vetmuar apo ‘ujq të vetmuar’. Kjo është e ardhmja”, thotë për Radion Evropa e Lirë një ish-diplomat amerikan me dekada përvojë në luftën kundër terrorizmit.

“Askush nuk ka më nevojë të jetë pjesë e një grupi... Mund të frymëzohet nga një grup, mund të frymëzohet nga disa grupe”, thotë ish-diplomati, i cili kërkon të mbetet anonim.

Sipas tij, përparimet në inteligjencën artificiale po e përshpejtojnë edhe më shumë këtë ndryshim në natyrën e kërcënimeve terroriste.

REL-i bisedoi me disa ekspertë për mënyrën se si teknologjitë që nuk ekzistonin 25 vjet më parë - përfshirë dronët, inteligjencën artificiale dhe mediat sociale - janë duke krijuar një mjedis krejtësisht të ri dhe më të rrezikshëm.

“Po shohim një prani shumë më të madhe në internet. Po shohim përdorim shumë më të madh të influencuesve... Përveç aktorëve tradicionalë që jemi mësuar t’i shohim në skenën terroriste, tani kemi edhe individë që veprojnë vetëm, të ndikuar nga të tjerët”, thotë për Radion Evropa e Lirë gjenerali amerikan në pension, Joseph Votel.

Votel udhëhoqi një sulm me parashutistë të forcave amerikane kundër pozicioneve talibane në Kandahar, në tetor të vitit 2001 - vetëm disa javë pas sulmeve të 11 Shtatorit në Nju Jork dhe Uashington.

Më pas, ai luajti rol të rëndësishëm në atë që u quajt “Lufta kundër Terrorit”, duke shërbyer edhe në Irak dhe duke komanduar operacione kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

“Këto organizata terroriste kanë mbijetuar. Ato kanë vazhduar të përshtaten sa kanë mundur... janë bërë më të sofistikuara”, thotë ai.

“Mjedisi është shumë më kompleks tani për ekspertët e sigurisë”, thekson Votel. 

“Terroristët e vjetër”

Historia e Al-Kaidës pas 11 Shtatorit është edhe histori e degëve të saj në pjesë të ndryshme të botës.

Grupe si Al-Shabaab në Somali dhe Jama'at Nusrat al-Islam wal-Muslimin (JNIM) në rajonin e Sahelit, në Afrikën Perëndimore, u lidhën me Al-Kaidën, duke ndërthurur synimet e tyre lokale me ambiciet e saj për sulme në nivel global.

Kjo strukturë e decentralizuar i mundësoi Al-Kaidës të mbijetonte, edhe pasi forcat amerikane goditën rëndë udhëheqjen e saj dhe i shkatërruan strehët e sigurta në Afganistan, në muajt pas 11 Shtatorit.

Strategjia e re amerikane kundër terrorizmit, e publikuar në maj, e vendos Al-Kaidën dhe “degën e saj më agresive, Al-Kaidën në Gadishullin Arabik (AQAP)”, në krye të listës së atyre që i quan “terroristë islamistë të trashëguar”.

Një raport i Kombeve të Bashkuara, i publikuar muajin e kaluar, e përshkroi AQAP-in si “pararojën” e lëvizjes globale të Al-Kaidës.

Studimet e viteve të fundit kanë treguar se degët e Al-Kaidës bashkëpunojnë në financim dhe trajnim.

Për shembull, monitoruesit e OKB-së raportuan vitin e kaluar për një pagesë të vetme prej 50 milionë dollarësh si shpërblim për JNIM-in, një pjesë e të cilit u nda me AQIM-in - Al-Kaidën në Magrebin Islamik - AQAP-in në Jemen dhe “udhëheqjen e lartë të Al-Kaidës në Azinë Jugore”.

Këto grupe po e shtojnë, gjithashtu, propagandën në internet.

“Propaganda e Al-Kaidës në Jemen u rrit jashtëzakonisht pas tërheqjes nga Afganistani dhe ka vazhduar deri më sot. Ata kanë publikuar më shumë sesa kam publikuar unë gjatë dy vjetëve të fundit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Sara Harmouch, eksperte e terrorizmit dhe bashkëpunëtore në Institutin Frontier Security dhe në Programin për Ekstremizmin në Universitetin George Washington.

“Vetëm disa muaj më parë, Al-Kaida në Jemen publikoi deklarata dhe video që nxisnin sulme nga ‘ujq të vetmuar’, duke u bërë thirrje individëve në Perëndim të kryenin sulme në territorin e SHBA-së dhe në Evropë”, thotë ajo. 

“Po fluturojmë verbërisht?”

Në këtë mjedis që ndryshon me shpejtësi, shfaqet edhe një problem tjetër: dobësimi i kapaciteteve për luftimin e terrorizmit.

“Po fluturojmë verbërisht. Gjatë një viti e gjysmë të fundit... kemi humbur njerëz dhe kemi humbur fonde”, thotë ish-diplomati amerikan, duke shtuar se situata aktuale gjeopolitike e ka bërë sfidën edhe më të madhe.

“Për momentin, jemi disi në syrin e stuhisë, mes pasojave të 7 tetorit [sulmit të udhëhequr nga Hamasi kundër Izraelit, më 2023] dhe luftës së vazhdueshme me Iranin”, thotë ai.

“Kemi humbur shumë njerëz të zotë, që kishin përvojë nga terreni dhe njohuri institucionale”, shton ish-diplomati. 

Lidhjet e Iranit me Al-Kaidën dhe grupet ndërmjetëse kriminale

Strategjia amerikane kundër terrorizmit e rendit Al-Kaidën në mesin e kërcënimeve kryesore, ndërsa Iranin e përshkruan si “shtetin numër një në botë që sponsorizon terrorizmin”.

Mbështetja e Teheranit për grupe që Uashingtoni i ka shpallur organizata terroriste, përfshirë Hezbollahun dhe Hamasin, është e dokumentuar gjerësisht.

Irani ka, gjithashtu, lidhje të kahershme me Al-Kaidën.

Disa raporte të Kombeve të Bashkuara thonë se udhëheqësi de facto i grupit, Saif al-Adel, ka jetuar në Teheran, megjithëse një raport i fundit vlerësoi se konflikti rajonal, i cili zgjat nga 28 shkurti, mund ta ketë vënë në rrezik sigurinë e tij.

Ekspertët thonë se prapa marrëdhënies së pazakontë mes Iranit, të udhëhequr nga shiitët, dhe grupit militant sunit qëndrojnë interesa pragmatike.

Gjenerali amerikan në pension, Joseph Votel, thotë se Teherani e sheh Al-Kaidën si të dobishme, sepse aktivitetet e saj “i shkaktojnë kosto SHBA-së”.

Strehimi i Al-Adelit mund t’i japë gjithashtu Teheranit ndikim mbi të.

Irani ka mbështetur edhe Hamasin, një tjetër grup sunit që Uashingtoni e ka shpallur organizatë terroriste, si dhe sulmin e tij ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1.200 njerëz dhe 250 të tjerë u morën peng.

Irani është akuzuar edhe për përdorimin e grupeve ndërmjetëse përtej rajonit.

Një raport i vitit 2025 i Qendrës për Luftimin e Terrorizmit në Uest Point vuri në pah përdorimin gjithnjë e më të madh nga Teherani të grupeve kriminale, si ndërmjetëse për kryerjen e sulmeve, në mënyrë që “të ruajë mundësinë e mohimit të besueshëm të përgjegjësisë”. 

Shqetësime të ngjashme ngritën edhe ekspertë të tjerë të njohur të luftës kundër terrorizmit gjatë një diskutimi online të Universitetit George Washington, më 2 shtator.

Tom Sanderson, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), foli për “zvogëlim të vëmendjes ndaj terrorizmit, të buxheteve dhe të personelit”, ndërsa Bruce Hoffman, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë (CFR), foli për një “largim masiv” të stafit nga zyra për luftën kundër terrorizmit e Departamentit amerikan të Shtetit, e cila u ristrukturua vitin e kaluar.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment lidhur me çështjet e ngritura në këtë artikull. 

Financimi për luftën kundër terrorizmit nisi të zvogëlohej pas një rishikimi në vitin 2018, ndërsa këto shkurtime janë përshpejtuar që nga viti 2025.

Strategjia amerikane kundër terrorizmit thotë se “Komuniteti i Inteligjencës nuk i ka shërbyer mirë vendit tonë, pasi ka mbetur i ngërthyer në mënyra të vjetra të vlerësimit të kërcënimeve”.

Jonathan Schroden, drejtues i kërkimeve në CNA, një tjetër institut me seli në Uashington, thotë për Radion Evropa e Lirë se, viteve të fundit, ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm në politikën amerikane.

“Synimet tona kanë ndryshuar: nga mposhtja e plotë e këtyre grupeve, te menaxhimi efektiv i kërcënimit që ato paraqesin... duke e mbajtur atë larg territorit të Shteteve të Bashkuara”, thotë ai.

“Mendoj se struktura që SHBA-ja ka tani, ka qenë - në masë të madhe - efektive në arritjen e këtij qëllimi, gjatë pesë apo shtatë vjetëve të fundit”, përfundon Schroden./REL

11 shtatori al-kaida terrorizmi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin