LIVE UPDATES
Bota

Nga bamirësia tek avionët privatë e orët e pafundme të punës! Çfarë bën Elon Musk me të gjitha paratë e tij, miliarderi "i pastrehë" që jeton në një shtëpi prej 50 mijë dollarësh

Edhe pse pasuria e tij personale i ka tejkaluar të gjitha precedentët historikë, Elon Musk këmbëngul se jeta e tij e përditshme është larg imazhit të një miliarderi tradicional.

9 November 2025, 17:04 Nga M.L
Nga bamirësia tek avionët privatë e orët e pafundme të
Elon Musk

SHBA- Ndërsa aksionarët e Teslës miratuan një paketë të re page prej 1 trilion dollarësh për Elon Musk, në varësi të arritjes së objektivave specifike gjatë dhjetë viteve të ardhshme, njeriu më i pasur në botë thotë se jeton në një shtëpi me vlerë 50,000 dollarë në Teksas.

Edhe pse pasuria e tij personale i ka tejkaluar të gjitha precedentët historikë, Elon Musk këmbëngul se jeta e tij e përditshme është larg imazhit të një miliarderi tradicional. Në vitin 2021, ai zbuloi se jeton në një shtëpi të vogël të parafabrikuar me vlerë 50,000 dollarë, pranë objektit SpaceX në Teksasin Jugor.

"Është paksa e mrekullueshme", tha ai në atë kohë, duke shpjeguar se nuk ka nevojë për asgjë më shumë.

Ish-partnerja e tij, Grimes, me të cilën ka dy fëmijë, i tha Vanity Fair në vitin 2022 se ai “nuk jeton si miliarder”. “Ndonjëherë ai jeton nën kufirin e varfërisë”, tha ajo, duke zbuluar se kishte refuzuar të blinte një dyshek të ri edhe pse i vjetri kishte një vrimë.

Kjo nuk do të thotë që Musk nuk ka bërë "investimet" e tij. Në vitin 2019, Wall Street Journal zbuloi se ai zotëronte shtatë shtëpi luksoze me vlerë 100 milionë dollarë në Bel-Air të Kalifornisë, përfshirë ish-rezidencën e Gene Wilder, legjendarit Willy Wonka. Shtëpitë kishin pishina, fusha tenisi, punishte vere dhe salla vallëzimi.

Por në vitin 2020, Musk njoftoi në Twitter se do të shiste "pothuajse gjithçka që zotëron" dhe nuk do të zotëronte më një shtëpi, duke deklaruar: Unë jam i përkushtuar ndaj Marsit dhe Tokës. Pasuritë materiale të rëndojnë.

Kushti i tij i vetëm ishte që rezidenca e Wilder nuk duhet ta humbasë shpirtin e saj. Ai ia shiti atë nipit të aktorit, Jordan Walker-Perlman, por në qershor 2025 e rimorri atë pasi nuk arriti ta shlyente kredinë.

Që atëherë, Musk ka deklaruar se nuk ka vendbanim të përhershëm dhe jeton kudo që të strehohet. 

"Unë qëndroj në shtëpitë e miqve. Kur udhëtoj për në Kaliforni, fle në divane dhe në dhomat e tyre të lira", tha ai në një intervistë për TED në vitin 2022. Ish-CEO i Google, Larry Page, kishte thënë tashmë në vitin 2015 se Musk ishte "i pastrehë", pasi i dërgonte email-e duke i kërkuar nëse mund të qëndronte në shtëpinë e tij për natën.

Makina "nga një planet tjetër"

Ndërkohë që Musk nuk shpenzon shumë për pasuri të paluajtshme, ai ka një prirje për makinat, veçanërisht ato të rralla. Koleksioni i tij përfshin Ford Model T legjendar, një Jaguar E-Type të vitit 1967 dhe një McLaren F1 të vitit 1997, të cilin e përplasi dhe më pas e riparoi me shpenzime marramendëse. Megjithatë, blerja e tij më e famshme është Tesla Roadster që e nisi në hapësirë ​​në vitin 2018.

Ndër sendet e tij më të çuditshme është Lotus Esprit i vitit 1976 i drejtuar nga James Bond në filmin "The Spy Who Loved Me". Makina, e cila në film është transformuar në një nëndetëse, u ble nga Musk në ankand në vitin 2013 për gati 1 milion dollarë, me qëllimin, tha ai, që ta bënte atë vërtet funksionale si një nëndetëse.

Avionë privatë dhe orë pune pafund

Musk pranon se i vetmi “pasion luksi” i tij janë avionët e tij privatë, kryesisht modele Gulfstream me vlerë dhjetëra milionë dollarë. Siç shpjegon ai, “nëse nuk e përdor aeroplanin, kam më pak orë pune”. Ai i përdor ato për të udhëtuar midis objekteve të Teslës dhe SpaceX në SHBA, si dhe në destinacione ndërkombëtare.

Puna e tij bamirëse kontroverse

Pavarësisht kritikave për sjelljen e tij, Musk ka dhuruar miliarda dollarë në aksione përmes fondacionit të tij, Fondacionit Musk. Megjithatë, sipas një raporti të New York Times, veprimet e tij konsiderohen "të paqëndrueshme dhe pjesërisht egoiste", pasi shumë donacione lidhen me aktivitetet e tij të biznesit dhe lehtësimet tatimore.

Ai e sheh filantropinë ndryshe.

"Nëse filantropia është dashuri për njerëzimin, atëherë bizneset e mia janë filantropi", deklaroi ai në vitin 2022. "Tesla po përshpejton energjinë e qëndrueshme, SpaceX po siguron mbijetesën afatgjatë të njerëzimit dhe Neuralink po përpiqet të shërojë dëmtimet në tru".

Elon Musk, njeriu që mund të blejë një rezidencë të re çdo ditë për 250 vitet e ardhshme, ende projekton imazhin e një miliarderi "jokonvencional" që fle në divane dhe ëndërron për Marsin. Për të tjerët, ai është një vizionar; për kritikët e tij, një manjat i paparashikueshëm. Sidoqoftë, askush nuk mund ta mohojë se jeta e tij është po aq paradoksale sa filozofia e tij: "Pronësia të rëndon, por inovacioni të çliron".

elon musk

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin