LIVE UPDATES
Bota

Nga futbolli deri në Hënë: Pesë gjërat që pritet ta veçojnë vitin 2026

Bota tashmë po përjeton temperatura rekorde, dhe gjasat janë që gjendja të përkeqësohet edhe më shumë në vitin 2026.

2 January 2026, 09:48 Nga I.A

Nga futbolli deri në Hënë: Pesë gjërat që pritet

Viti 2026 premton shumë gjëra, përfshirë udhëtime rreth Hënës, bukuri futbolli dhe një betejë për kontrollin mbi Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto janë pesë gjëra që do ta veçojnë 2026-shin:

Bota tashmë po përjeton temperatura rekorde, dhe gjasat janë që gjendja të përkeqësohet edhe më shumë në vitin 2026.

Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar deri më tani, por OKB-ja thotë se shanset janë 80 për qind që të paktën një vit do të jetë edhe më i nxehtë deri në vitin 2029.

Si do të reagojnë shtetet? COP30 në Brazil tregoi së fundmi se multilateralizmi në veprimet për klimën nuk ka vdekur, pavarësisht bojkotit nga SHBA-ja dhe konflikteve gjeopolitike.

“Viti 2026 duhet të jetë viti në të cilin diplomacia ndërkombëtare për klimën e rishpik veten”, tha Rebecca Thissen nga Climate Action Netëork.

“Ato [COP-et] nuk janë qëllim në vetvete, por një pikë kulmore në një agjendë politike ndërkombëtare që ka urgjentisht nevojë të harmonizohet”, shtoi ajo.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet numrit të vendeve që do t’i përgjigjen ftesës së Kolumbisë për konferencën e parë ndërkombëtare mbi heqjen graduale të karburanteve fosile, që do të mbahet në prill.

Aleksandar Rankovic, drejtor i institutit kërkimor The Common Initiative, u shpreh i zhgënjyer nga rezultatet e COP30 dhe pyeti nëse “rebelimet e udhëhequra nga Gjenerata Z, që janë shfaqur në mbarë botën, do të fillojnë të luftojnë edhe për klimën” në vitin 2026.

Kupa e Botës, më e madhja në histori, do t’i ketë 48 shtete pjesëmarrëse në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, nën vëzhgimin e presidentit Donald Trump. Ngjarja më e ndjekur sportive në botë do të zhvillohet për gati gjashtë javë, nga 11 qershori deri më 19 korrik, dhe ndeshjet do të luhen në 16 stadiume, prej të cilave 11 janë vetëm në SHBA.

Në fushë, një skuadër shumë e talentuar franceze, e udhëhequr nga Kylian Mbappe, do të jetë e vendosur të hakmerret për humbjen ndaj Argjentinës së Lionel Messit në finalen e vitit 2022 në Katar, por edhe Spanja ka pritshmëri të larta. Ndërkohë, Kosova synon pjesëmarrjen në Kupën e Botës për herë të parë në historinë e vet të re. Ajo do t’i mposhtë Sllovakinë dhe Turqinë apo Rumaninë në mars për ta arritur këtë.

Cristiano Ronaldo, i cili do të jetë 41 vjeç kur të nisë turneu, ka deklaruar se kjo do të jetë Kupa e tij e gjashtë e Botës dhe e fundit, dhe do të donte shumë ta kurorëzonte karrierën me titullin e parë botëror për Portugalinë. Kepi i Gjelbër, Uzbekistani dhe shteti ishullor i vogël i Curaçaos janë ndër vendet që do të marrin pjesë për herë të parë. Tifozët mund të përballen me çmime shumë të larta biletash për ndeshjet më popullore në këtë Botëror.

Trysnia amerikane çoi në një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA e fuqi të tjera – i cili hyri në fuqi më 10 tetor, pas dy vjetëve luftë. Armëpushimi është shumë i brishtë, dhe plani i Trumpit për paqe për Rripin e Gazës lë shumë çështje të pazgjidhura, si fazat e ardhshme të tërheqjes së ushtrisë izraelite, rindërtimi i territorit palestinez dhe qeverisja e tij në të ardhmen.

Duke miratuar zyrtarisht planin e Trump, Këshilli i Sigurimit i OKB-së hodhi themelet për vendosjen e një force ndërkombëtare në Gazë, diçka që, në thelb, as Izraeli dhe as Hamasi nuk e dëshirojnë.

Lëvizja islamiste palestineze refuzon të çarmatoset sipas kushteve të vendosura nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërcënon se do të rifillojë luftimet nëse Rripi i Gazës nuk demilitarizohet përmes diplomacisë. Tani 76 vjeç, Netanyahu synon të garojë sërish në zgjedhjet që duhet të mbahen jo më vonë se nëntori i vitit 2026. Koalicioni i tij shumëpartiak, i cili aktualisht mban vetëm 60 nga 120 vendet në Parlament, mbetet i brishtë.

Një shumicë e madhe izraelitësh dëshirojnë që Netanyahu të mbahet përgjegjës për dështimet që çuan në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, i cili ndezi luftën në Gazë. Një shumicë relative gjithashtu kundërshton dhënien e faljes presidenciale që ai kërkoi në fund të nëntorit, në përpjekje për t’i dhënë fund proceseve të gjata gjyqësore për korrupsion.

Si pasojë, Netanyahu mund të tundohet të zgjedhë opsionin ushtarak kundër Hamasit në Gazë, ose Hezbollahut në Liban, për të mbajtur në krah aleatët e tij të ekstremit të djathtë dhe për të siguruar “fitoren totale” që u ka premtuar izraelitëve. Derisa votuesit përgatiten për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026, pesha e tyre nuk mund të jetë më e madhe seç është për Trumpin, për Kongresin dhe për vendin.

Trump nuk është në fletëvotim, por një rezultat i fortë republikan do të konfirmonte autoritetin e tij përtej Shtëpisë së Bardhë. Nëse kandidatët e tij të preferuar dështojnë, kjo mund të zbulojë çarje në lëvizjen e tij dhe të komplikojë çdo plan te ardhshëm. Ndërkohë, republikanët kanë kontroll të brishtë mbi Kongresin.

Shumicat minimale në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat varen nga mbrojtja e zonave elektorale me përfaqësues te cenueshëm në shtete kyçe si Miçigani, Karolina e Veriut dhe Ohajo. Presidenti Trump po përdor të gjitha mjetet për të siguruar që mbështetësit e tij të dalin masivisht në votime.

Demokratët e shohin një mundësi, veçanërisht pasi partia në pushtet zakonisht humb vende në zgjedhjet e mesmandatit. Parashikimet sugjerojnë se republikanët mund ta kenë të vështirë ta mbajnë Dhomën, dhe demokratët po synojnë gjithashtu katër vende në Senat për ta marrë kontrollin.

Ndërsa kontrolli i plotë republikan do t’i lejonte Trumpit të forconte trashëgiminë e tij politike, kontrolli demokrat i njërës prej dhomave do ta ngadalësonte agjendën e tij dhe me gjasë do ta përfshinte administratën e tij në hetime. Politikanët dhe entuziastët ëndërrojnë ditën kur njerëzit do të ecin sërish në Hënë.

Edhe pse kjo nuk ka gjasa të ndodhë vitin e ardhshëm, NASA po planifikon një mision me ekuipazh që do të fluturojë rreth satelitit të Tokës, pasi misioni Artemis II, i vonuar prej kohësh, është planifikuar të nisë jo më vonë se prilli. Ky do të ishte një hap i madh drejt rikthimit të amerikanëve në sipërfaqen hënore, një synim i caktuar nga Trumpi gjatë mandatit të tij të parë. Kina synon të zbresë në Hënë deri në vitin 2030 dhe po bën gjithashtu përparime.

Misioni i saj Chang’e 7 pritet të lëshohet në vitin 2026 për eksplorimin e polit jugor të Hënës, ndërsa testimi i anijes së saj me ekuipazh Mengzhou është planifikuar për vitin e ardhshëm. India, e cila dërgoi një robot në Hënë në vitin 2023, është një tjetër vend me synime të mëdha për eksplorimin hapësinor, duke planifikuar të dërgojë një astronaut në orbitë në vitin 2027./REL

viti 2026

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin