LIVE UPDATES
Bota

Nga hapësira ajrore e mbyllur për ushtrinë amerikane tek përplasjet me manjatët e teknologjisë, Sánchez e paraqet veten si një "anti-Trump"

Këtë javë u zbulua se edhe hapësira ajrore spanjolle është e mbyllur për avionë amerikanë që marrin pjesë në misionin në Iran. "Jo luftës" është mantra e Pedro Sánchez-it.

5 April 2026, 14:31 Nga E. D
Nga hapësira ajrore e mbyllur për ushtrinë amerikane
Sánchez

SPANJË- Në fillim të misionit të SHBA kundër Iranit, qeveria spanjolle e bëri të qartë  se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk  mund të përdorin bazat ushtarake spanjolle për këtë qëllim. Këtë javë u zbulua se edhe hapësira ajrore spanjolle është e mbyllur për avionë amerikanë që marrin pjesë në misionin në Iran. "Jo luftës" është mantra e Pedro Sánchez-it.

Nuk është çështja nëse dikush është pro apo kundër regjimit të Teheranit, e shpjegoi Sánchez-i qëndrimin e tij në fillim të marsit. Sigurisht, në Iran ekziston një regjim që shkel të drejtat e njeriut. Por qeveria e tij është e shqetësuar për pyetjen: A është Spanja pro apo kundër së drejtës ndërkombëtare? Sulmi vetëm sa i përkeqëson problemet ekzistuese.

"Ne nuk do t'i ndjekim me servilizëm SHBA"

Presidenti amerikan Donald Trump  u zemërua shumë: ai tha se nuk donte të kishte të bënte asgjë me Spanjën. Mundësia e vendosjes së tarifave ndëshkuese u ngrit përsëri. Por Sánchez refuzoi të frikësohej dhe të "ndiqte pas me servilizëm SHBA". Toni ishte vendosur. Dhe kjo ishte plotësisht në përputhje me traditën e partisë së tij socialdemokrate, e cila në Spanjë quhet PSOE.

Analisti politik Pablo Simón deklaron: "marrëdhëniet e kësaj partie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë të ndërlikuara. Siç është rasti me pjesën më të madhe të së majtës evropiane." Është plotësisht absurde të besosh se PSOE mund të ndiqte një politikë nënshtrimi ndaj Shteteve të Bashkuara.

Që lufta në Irak ishte çështje në fushatën zgjedhore

Kishte rezistencë kundër anëtarësimit në NATO në vitet 1980. Dhe në vitin 2004, socialdemokratët i fituan zgjedhjet edhe falë pjesërisht premtimit për tërheqjen e trupave nga Iraku. Qeveria e mëparshme konservatore e kishte çuar Spanjën në të ashtuquajturin "koalicion të të vullnetshmëve".

Që atëherë, ndërhyrja ushtarake përkrah SHBA-së ishte e papëlqyeshme në vend. Dhe as ndërhyrja aktuale e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit nuk është. Sipas një sondazhi të gazetës El País, vetëm 23% e spanjollëve e mbështesin atë.

Kujdes për partnerët e koalicionit

Prandaj, ka të ngjarë që Pedro Sánchez, me qëndrimin e tij "jo luftës", po i përgjigjet një dëshire të popullsisë. Kjo mund të jetë një nga arsyet e politikës së tij. E dyta: partneri i tij i koalicionit, partia e krahut të majtë Sumar. Do të ishte vetëvrasje politike për Sánchez-in të mbështeste SHBA.

Përveç vetë votuesve të PSOE-së, "Sumari nuk do ta pranonte", thotë Pablo Simón. Një rritje e shpenzimeve ushtarake në pesë përqind të produktit të brendshëm bruto - një objektiv i deklaruar i NATO-s - ishte tashmë e papranueshme për këtë koalicion.

Socialdemokratët dhe Sumari formojnë një qeveri minoriteti në Spanjë, fundi i së cilës është dukur i afërt në disa raste. Partia e koalicionit pretendon se është krenare që Spanja kundërshton "luftën imperialiste".

Pedro Sánchez-i e gjen veten në një situatë delikate, jo së fundi për shkak të një skandali korrupsioni brenda partisë së tij. Ai tani e paraqet veten si një lloj "anti-Trump", duke ndjekur kështu pakënaqësitë e elektoratit të tij kryesor.

Në një rast tjetër, qasja e tij politike aktualisht po i sjell dobi ekonomisë. Ndryshe nga Trump-i, qeveria e Sánchez aktualisht po u ofron të paktën 500.000 emigrantëve pa dokumente mundësinë për të rregulluar statusin e tyre. Ekonomia spanjolle po lulëzon, veçanërisht sektorët e ndërtimit dhe turizmit, të cilët kanë nevojë urgjente për punë. Për më tepër, shpenzimet e emigrantëve nxisin konsumin e brendshëm.

Musku për Sanchez-in: "Tradhtar i popullit spanjoll"

Mbeten manjatët e teknologjisë. Ndërsa ata po përpiqen në mënyrë demonstrative të afrohen me Donald Trump-in, dhe anasjelltas, qeveria e Sánchez-it po punon për kufizimin e përdorimit të mediave sociale për nën 16 vjeç-arët. Ai e krahasoi median sociale me një shtet të dështuar, ku ligjet shkelen dhe krimet tolerohen. Miliarderi i teknologjisë Elon Musk e quajti më pas Pedro Sánchez-in një "tiran të fëlliqur dhe tradhtar të popullit spanjoll".

Kritikët e akuzojnë Pedro Sánchez-in se po përpiqet të largojë vëmendjen nga problemet dhe rezultatet e dobëta në zgjedhjet rajonale. Lideri konservator i opozitës spanjolle, Alberto Núñez Feijóo, beson se siguria e vendit nuk duhet të rrezikohet në një përpjekje për të fituar vota në vend.

Shqetësim për sigurinë e Evropës

Brenda Partisë së tij Popullore Spanjolle, me sa duket mbështetet mendimi i shumë krerëve të qeverive dhe diplomatëve evropianë se Evropa aktualisht varet nga pajisjet ushtarake amerikane, mburoja bërthamore dhe inteligjenca.

Analisti politik Pablo Simón pohon se politika e jashtme që ndjek Sanchezi aktualisht po i jep atij shumë përparësi. Shtrohet çështja nëse ajo mund të ishte pak më "diskrete".

Pedro Sánchez-i mund të mendoj: të fyhesh nga Donald Trump dhe Elon Musk është më shumë nder sesa problem. Sánchez-i ka të ngjarë të ketë në mendje edhe vitin e ardhshëm. Atëherë Spanja do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme./DW

sánchez spanje shba

Sondazh

Bota 5 April 2026, 09:24 E. D

Origjina e vërtetë e Pashkës

A e dini se kisha ka kaluar shekuj duke debatuar rreth ҫështjes se cila është historia e vërtetë e Pashkës? Shumë koh...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin